Një nxënëse gjimnazi detyrohet të përballet me pëlqimin e saj të fshehtë në kabinën e puthjeve. Gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donte ajo, pasi në mes është shoku i saj i ngushtë, i cili gjithashtu është edhe vëllai i pëlqimit të saj.
Në vitin 1206 Norvegjia është e pushtuar nga lufta civile. Djali jetim jashtë martese i mbretit, Hakon Hakonsson, të cilin e do të vdekur gjysma e mbretërisë, ruhet fshehurazi nga dy burra. Një histori që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Historia e një vajze shumë të pasur dhe një djali të varfër, të cilët takohen në udhetimin e parë dhe të fundit të Titanikut. Me regji dhe skenar të Xhejms Kameron, Titaniku është një nga filmat më ''GJIGAND'' të të gjitha kohërave.
Zjarri, një nga forcat më të fuqishme të natyrës vret dhe hap terror edhe pse siguria në qytetet e ditëve të sotme është e sofistikuara. Tani dy vëllezër duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë dhe të arratisen nga ferri.
Lusi, rrëmbehet paritur në një ujdi të errët, pasi në trupin e saj futet një drogë e pa njohur më parë, ajo transformohet në një luftëtare e pamëshirshme dhe e zgjuar përtej logjikës njerëzore.
Shpellari Dag, ndihmësi i tij derrkuc Hognob dhe pjesa tjetër e fisit të tyre përballen me një kërcënim. Lordi Nuth ka në plan t’u marrë luginën dhe ta shndërrojë atë në një minierë gjigante. Dagu dhe Hognobi duhet të bashkojnë njerëzit e tyre për të mposhtur armikun e fuqishëm që vjen nga Epoka e Bronzit...
Historia e vrasjes së një tregtari, e cila lidhet me historinë e një romani që përshkruan një krim të ngjashëm, zbulon të fshehta në lidhje me njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje.
Në vitin 1962 qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ndihmën e mutantëve me superfuqi për të ndaluar një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur për të filluar Luftën e Tretë Botërore.
Një agjent i Koresë Jugore i pushuar nga puna dhe një spiun i dezertuar i Koresë Veriore takohen rastësisht pas gjashtë viteve dhe fillojnë një biznes së bashku, të dy me synimin për të vjedhur informata nga njëri-tjetri.
Natën e Krishtlindjes, një vejushë në tremujorin e tretë të shtatzanisë përndiqet dhe torturohet nga një e huaj e fiksuar me fëmijën e saj të palindur.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Një vajze. Një djalë. Një histori dashurie. Por, edhe një histori për ëndrrat, frikën, jetën,
dashurinë e vërtetë, miqësinë dhe mënyrën sesi ata sillen me njëri-tjetrin. Dhe një sekret mes tyre ...
Filmi tregon për një mësuese të shkollës së mesme e cila është e ngathët dhe e paaftë dhe urren punën e saj, studentët e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, por tani që i dashuri i saj pasanik e braktis, ajo detyrohet të rikthehet në mësimdhënie për të fituar para mjaftueshëm për implantet e gjirit.
-PS: Ky film i ka dhënë mundësi Diazit të shprehë edhe mendimin e vet mbi raportet në çift: "Nuk isha aspak e interesuar për të bërë një film mbi burrat që tradhtojnë gratë. Nuk ishte ky qëllimi. Të gjithë janë tradhtuar në një farë pike të jetës së tyre. Nëse nuk ka ndodhur, do të ndodhë. Nuk mund të bëhet dot asgjë për ta evituar... S'dua të gjykoj askënd mbi këtë, as kam zgjidhje për problemin. Jemi qenie njerëzore, krijesa komplekse. Nuk është e mundshme të kalosh një jetë të tërë, duke mbetur perfektë gjithmonë. Kështu shkojnë gjërat: të "godasin prapa shpine", të dhemb, mëson dhe pastaj ecën përpara".
Maja, bleta e vogël shumë entuziaste, ka vetëm një ëndërr: Të marrë pjesë në Lojërat e Mjaltit. Por, pasi vë në siklet perandoreshën, ajo do të jetë e detyruar të krijojë një skuadër dhe të konkurrojë me një haraç të rëndë: të shpëtojë kosheren e saj. Personazhe nga më gazmoret, në një superproduksion, që do t’u shijojë të gjitha moshave.
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.
Megi është një vajzë që duket se e ka gjithë jetën në kontroll dhe pse e di që diçka i mungon. Një zhgënjim nga i ati, e bën të mendojë dy herë për të ardhmen. Takimi me Anikën e vë akoma më shumë në dyshim për të ardhmen.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.