Ky film ka producent Jackie Chan dhe me regji të Benny Chan. Filmi tregon për Policinë e Hong Kongut që duhet të gjejë eksplozivët të cilët i ka marrë në zotërim një grup terroritësh japonezë. Në mision rekrutohen djem të rinj pa përvojë, nën drejtimin e një ''të çmenduri''.
Pas 20 vitesh në burg, ish i dënuari Çarli Sandstrom, kthehet në qytetin e tij dhe merr vesh se djali i tij, i cili është futur në botën e krimit, po ndiqet nga drejtuesi i pamëshirshëm i një bande.
Duke jetuar me njerkun tiranik në një shtëpi me nënën e saj shtatzënë, Ofelia 10-vjeçare ndihet e vetmuar, por kur ajo zbulon një labirint të prishur që ruhet nga një satir misterioz, i cili supozohet që njeh fatin e saj. Dhe nëse dëshiron Ofelia të kthehet babai i saj i vërtetë, ajo duhet të kryejë tri detyra të tmerrshme.
Një film që eksploron një qytet të errët dhe të mjerë, qytetin Basin, dhe tregon historinë e tre njerëzve të ndryshëm, të gjithë pjesë e një korruptimi të dhunshëm.
Historia e vërtetë e Robert Brus, mbretit të vetëshpallur të Skocisë, i cili falë zgjuarsisë dhe kurajës së tij mundi ushtrinë Angleze 5 herë më të madhe në numër.
Në një ishull të largët në Karaibe, Ushtria e Ranger Joe Armstrong heton zhdukjen e disa marinsave. Kështu bien në gjurmë të një krimineli, i cili ka rrëmbyer një shkencëtar lokal dhe po prodhon në masë luftëtarë mutantë Ninja.
Një vajzë adoleshente që mendohej e vdekur miqësohet me një djalë të verbër në pyllin e frikshëm ku gjuan. Të dy kanë qenë viktima të abuzimeve të paimagjinueshme dhe gjejnë ngushëllim te njëri-tjetri. Mund të ketë dritë në fund të tunelit të tyre, por edhe plot viktima.
Një detektiv i shtyrë deri në limitet e tij, nuk do ndalojë para asgjëje për hakmarrjen e gruas së tij, e cila u vra nga disa kriminelë. Ai qëllimisht arrestohet në mënyrë që të hakmerret brenda burgut.
Në vitin 1986, në provincën e Gyeonggi, në Korenë e Jugut, një grua e re dhe e bukur është gjetur e vdekur, përdhunuar dhe lidhur me të brendshme e saj.
Një vrasje brenda një galerie dhe disa të dhëna në pikturat e Da Vinçit, çojnë në zbulimin e një misteri fetar të mbrojtur nga një shoqëri sekrete për dy mijë vjet, sekret i cili mund të shkundë themelet e krishterimit...
Hajduti i shakave na çon në një udhëtim të dhimbshëm. Simon Mekkejb është një komedian që i ka bërë njerëzit të qeshin për 35 vite me radhë. Por tani ai është i lodhur i mjeruar nga fakti që nuk është bëri i famshëm dhe nga reputacioni i tij si hajdut shakash. Një natë një koleg komedian e bind pronarin e një lokali komedie të Simoni japë një shfaqje. Rrugës për atje Simoni kujton disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Një polic i moshuar i alkoolizuar ka për detyrë të shoqërojë një dëshmitar nga komisariati i policisë në gjykatë. Ka persona të dhunshëm me qëllime mizore që duan t'i ndalojnë për të shkuar gjallë.
Bazuar në një bestseller global, kjo komedi romantike bashkëkohore tregon historinë e njujorkezes Rejçëll Çu me të dashurin e saj pasanik nga SIngapori, Nikun. A mund të bashkëjetojë dashuria me paranë?
Pas largimit nga Departamenti Gjashtë, katër ushtarët e perandorisë duhet të bashkohen sërish kundër mjeshtrit Zhuge për ta mbrojtur vendin nga një komplot masiv.
Flashi e gjen veten në një interval kohor të shkëputur nga lufta dhe bashkohet me versionet alternative të heronjve të tjerë për t'u kthyer në shtëpi dhe për të rivendosur afatin kohor.
Duke u përballur me vështirësi të mëdha, një grup i vogël por i vendosur ushtarësh amerikanë, hyn në territorin e armikut të rrezikshëm në një mision për të ndaluar një njësi të avancuar gjermane për të thyer kufirin aleat.
Një nënë e dy vajzave që trashëgon një shtëpi përballet me vrasës në natën e parë në shtëpinë e tyre të re dhe lufton për jetën e vajzave të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë kur vajzat bashkohen në shtëpi, gjërat bëhen vërtet të çuditshme.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.