Një prift me një të kaluar të përhumbur dhe një rishtare në prag të zotimeve të saj të fundit, dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t'u përballur me një forcë të keqe në formën e një murgeshe djallëzore.
Gjatë verës së vitit 1948, doktor Faradeji shkon në shtëpinë gjigante të familjes Ajres. Tashmë, ajo e ka humbur shkëlqimin dhe banorët e saj, nëna, djali dhe vajza përndiqen nga një forcë ogurzezë. Një seri ngjarjesh misterioze ndërthurin jetët e tyre, me atë të mjekut të familjes...
Keith është një djalë 24-vjeçar i cili ka qënë shitës droge. Sapo ka dal nga burgu dhe momentalisht jeton me të atin e tij. Ai po përpiqet të nis çdo gjë nga e para por rruges ka shumë veshtirësi.
Pas një jete të qetë dhe të lumtur, një gruaje dhe familjes së saj, iu shndërrohet jeta në një makth kur fillojnë të ndodhin vepra të mbinatyrshme dhe misterioze në shtëpinë e tyre.
Një organizatë Afroamerikane, B.R.O.T.H.E.R.H.O.O.D., është në luftë të përhershme kundër një organizate të bardhë “Njeriu” që mbron vlerat e njerëzve të zinj në Amerikën e Veriut. Kur kandidati afrikano-amerikan, gjenerali Warren Boutwell sillet çuditërisht në fushatën e tij presidenciale, Vëllai i fshehtë është angazhuar të punojë fshehtë për organizaten “NJERIU” dhe të gjejë atë që ndodhi me kandidatin e mundshëm.
Në vitin 1993, pasi adoleshenten Kamerun e kapin në sediljen e makinës me shoqen e saj, ajo dërgohet në një qendër të krishterë trajtimi. Ndërsa i nënshtrohet terapive të dyshimta për konvertimin e homoseksualëve, ajo njeh një botë të re, me disa banorë të tjerë si ajo...
Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një detektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajësinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”
Një film historik rreth rrethimit të kullës së Ansit dhe betejës epike tetëdhjetë e tetë ditore që Yang Manchuni dhe trupat e tij Goguryeo luftuan kundër 500,000 pushtuesve të dinastisë Tang.
Agnes, një grua tipike shtëpiake, zbulon një pasion të sajin për zgjidhjen e lojës Pazëll që papritur e tërheq atë në një botë të re, ku jeta e saj shpaloset në një mënyrë që ajo kurrë nuk do ta kishte imagjinuar..
Një avokat i zoti merr në mbrojtje një djalosh që akuzohet për vrasjen makabre të një prifti. A do arrijë ai ta zbulojë të vërtetën apo egoja do ia errësojë gjykimin?
Kajëll Mor, një adoleshent që nuk po ambientohet me divorcin e prindërve të tijdhe me shkollën e re, fiksohet pas një aplikacioni magjik që statuset në media sociale i kthen të vërteta.
Stillmeni, një student i apasionuar pas shkencave të fizikës, ndahet nga e dashura e tij, Debi pa pandehur. Zemra e tij e thyer dhe pasioni për shkencën nuk e lënë të dorëzohet dhe ndërton një makinë kohe për të korrigjuar gabimet dhe të rifitojë Debin. Në një luftë të vërtetë me kohën, kush del i fituar?
Një robot inteligjent dhe i adhurueshëm vidhet nga një laborator kërkimor i fshehtë dhe gjendet nga një djalë 15 vjeçar, i quajtur Xhejms. A përbën ai rrezik për fëmijët?
Kur një i ri arab arrestohet dhe rrihet keq nga policia, një protestë shpërthen në periferinë famëkeqe të Parisit. Tre nga bashkëmoshatarët e viktimës bredhin vërdallë, ndërsa përpiqen të përmbajnë zemërimin e tyre pas incidentit brutal. Kur njëri prej tyre gjen armën e një polici, nata e tyre mund të marrë një kthesë të zymtë.
Xheksoni është kthyer dhe tani me një partner të ri, kampionin e karantesë, Seanin, dhe bashkë duhet të përballen me një terrorist vdekjeprurës i njohur si "The Cobra", i cili ka infektuar Seanin me një virus. Dy miqtë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë Cobran dhe grupet e tij të Ninjas.
Kur i biri i një gjykatësi të suksesshëm vritet nga dy oficerë policie që lihen të lirë, gjykatësi bashkohet me një baba tjetër për të bërë ligjin me duart e tyre.
Kur një shkrimtare e re tekanjoze, e cila fsheh një sekret të errët, rikthehet në shtëpinë e saj për diplomimin e vëllait të saj, fillon të përndiqet nga e shkuara dhe nga makthet e saj të hershme.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.