Kanë kaluar pesë vjet qëkur ç'do gjë ishte për mrekulli dhe qytetarët po përballen me një kërcënim të ri, pushtuesit Duplo nga hapësira, që shkatërrojnë ç'do gjë më shpejt seç ata mund të ndërtojnë.
Një i ri Afrikano-Amerikan që jeton në Çikago hyn në botën joshëse të parasë dhe pushtetit në momentin që punësohet si shofer në një familje me një pozitë shumë të mirë, ekonomike e shoqërore.
Kur ninja Mumon vret një ninja tjetër në mënyrë që të kërkojë një shpërblim, pasojat janë të rënda dhe përfshijnë ushtrinë e avancuar dhe grupin e luftëtarëve...
Kur bota po sulmohet nga disa krijesa të tmerrshme që sulmojnë vetëm duke dëgjuar pasi nuk mund të shohin, 16- vjeçarja Elli që ka humbur dëgjimin që kur ishte vetëm 13 -vjeç, dhe familja e saj, përpiqen të shpëtojnë dhe të kërkojnë një strehë.
Shfaqja e papritur e Shqiptares së trafikuar në Spanjë, Verës, bën që dy kushërinjtë Xhordi & Diego të hetojnë mbi vdekjet plot mister të baballarëve të tyre...
Pasi Ham Dae-gil I hyn botës së kumarit, ai përfshihet në një marrëveshje dinake. Për të marrë hak, hyn në lojën e fundit e cila mund të jetë fatale për humbësin.
Një gjykatës konservativ është caktuar nga Presidenti për të drejtuar luftën në rritje kundër drogës në Amerikë, vetëm për të zbuluar se vajza e tij adoleshente ka krijuar varësi ndaj saj. Dy agjentë të D.E.A-s mbrojnë një informues. Gruaja e një mbreti të burgosur të drogës mundohet të vazhdojë biznesin e familjes.
Humbja e një djaloshi në një qytezë të qetë pyjore vendos në lëvizje një sanitar që pastron mbeturinat i cili vendoset në rolin e detektivit për të zgjidhur një hetim plot mister dhe rrezik.
Një grup djemsh kolegji zotohen për një vëllazëri ekskluzive, por shpejt do ta kuptojnë se ajo që fshihet pas këtij zotimi është më e tmerrshme nga ç'mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.
Një muzikal i këndshëm i interpretuar nga Donald Glover dhe Rihana, të cilët luajnë rolin e dy personazheve të cilët në mënyrën e tyre duan të ndryshojnë fatin e banorëve të Ishullit të Guavës.
Një burrë i bllokuar në Arktik pas rrëzimit të një aeroplani duhet të vendosë nëse do të rrijë në kampin e tij apo të nisë një udhëtim vdekjeprurës përmes së panjohurës për të shpëtuar nga i ftohti acar.
Një oficer policie merr pjesë në një konspiracion pasi rastësisht arreston një vrasës. Dobësia e tij ishte se djalit të tij i nevojitej një operacion për të rregulluar këmbën. Cilën rrugë do zgjedhë ai? Drejtësinë apo konspiracionin?
U RREGULLUA ZERI!
Për të kursyer për kolegj, Bruks Ratigani krijon një aplikacion ku kushdo mund ta paguajë për të luajtur rolin e të dashurit të përsosur.
Gjërat shkojnë keq për një regjisor të dorës së dytë dhe grupin e filmimit ndërkohë që po xhirojnë një film horror me buxhet të ulët në një ndërtesë të braktisur të Luftës së Dytë Botërore kur ata sulmohen nga zombi të vërtetë.
Rasti është një rreshter që mundohet të mbajë balancën mes punës dhe jetës së tij familjare. Ai lufton çdo ditë për të bërë ndryshimin mes realitetit dhe maktheve të tij të luftës. I dedikuar ndaj skuadrës dhe misionit të tij, ai është i gatshëm të japë dhe jetën e tij për pjesëtarët e skuadrës së tij.
Historia e vërtet e Ruth Bejdër Ginsburg, mundimet e saj për të drejta të barabarta
dhe rastet e hershme të një karriere historike që çojnë në emërimin dhe konfirmimin
e saj si Kolege e Gjykatës Superiore të Drejtësisë në SH.B.A.
Dr. Rajan Stoun është një inxhiniere mjekësore brilante në misionin e saj të parë hapësinor, me austronautin veteran Mat Koualski në komandë të fluturimit të tij të fundit para se të dalë në pension. Por në një shëtitje hapësinore në dukje rutinë, ndodh katastrofa. Anija hapësinore shkatërrohet, duke e lënë Stounin dhe Koualskin plotësisht vetëm, të lidhur me litar pas njëri-tjetrit dhe duke pluskuar në errësirë.
Sara është një vajzë e re, jeta e të cilës është pak e rrëmujshme. Gjëja e fundit që ka nevojë është që të kujdeset për dikë tjetër. Megjithatë, gjyshja e saj i la trashëgimi një qen shumë të rrëmujshëm - Patrikun. Me siguri ajo duhet të ketë pasur arsyet e saj?
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.