Pasi u dërgua në Nigeri kundër vullnetit të tij, një adoleshent kokëfortë nigerian-amerikan
detyrohet të bashkohet me një zhvatës në këmbim për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara.
Pas një aksidenti, Panoramiks vendos të heq dorë nga pozicioni i druidit të fshatit dhe të kërkoj një zëvendësues. Asteriks dhe Obeliks bashkë me banorët e tjerë udhëtojnë në tërë Galinë për të gjetur zëvendësuesin e duhur, por është e vështirë të gjesh një trashgimtar të denjë të Panoramiksit.
Një shofer pastrueseje dëbore i pikëlluar, kërkon të hakmerret ndaj trafikantëve të drogës, të cilët i vranë djalin. Bazuar në filmin norvegjez të 2014-ës "Sipas radhës së zhdukjes".
Profesori Xhejms Murei fillon të mbledhë fjalët e para për botimin e parë të Fjalorit Anglisht të Oksfordit në mesin e shekullit të 19-të dhe merr mbi 10.000 fjalë nga një pacient në spitali psikiatrik, doktor Uilliam Majnor.
Vdekja, i cili merr formën e një djali të ri, i kërkon një drejtori të medies që të jetë udhërrëfyes për ta mësuar atë rreth jetës në Tokë. Dhe gjatë kësaj kohe, ai bie në dashuri me vajzën e tij.
Studentja Tri përballet sërish me vdekjen e saj ditë pas dite derisa të gjejë vrasësin me maskë. Por këtë radhë gjërat ndërlikohen pasi ajo zhvendoset në një tjetër dimension, ku i duhet të bëjë zgjedhje të vështira.
Një grua e Nju Jorkut (që nuk ka një apartament), figurante në një kompani vallëzimi (edhe pse ajo nuk është vërtet balerinë), e hedh veten në ëndrrat e saj, edhe pse mundësia e realizimit të tyre zvogëlohet me kalimin e kohës.
Në lagjet me ngjyrë të Los Anxhelesit Billi Hoil përpiqet ta sigurojë jetën me anë të lojërave, hileve dhe talentit që ka në basketboll. Duke u përpjekur të fitojë para dhe të bëhet i pasur me anë të mashtrimeve dhe turneve të basketbollit, ai fillon të kuptoj që në jetë duhen më shumë gjëra se sa fati dhe që atij i nevojitet edhe puna dhe përkushtimi.
Një bankieri të ri i caktojnë një detyrë në hetimin e një rrjeti korrupsioni dhe mashtrimesh në vendlindjen e tij. Ky hetim do të ndikojë në jetën e tij personale dhe në karrierën e biznesit.
Në shekullin e 19-të, një masakër brutale dhe vrasja e Sulltan Hamzait nga kapiten Van Trahu dhe ushtarët holandezë, e detyrojnë Aranën, të marrë me vete djemtë e mitur të sulltanit, Xhamarin e Suvon dhe të largohen. 20 vjet më pas, Arana u thotë djemve se është koha për t'u kthyer në atdhe, që të hakmerren për vdekjen e babait të tyre...
Pesë vjet pas zhdukjes misterioze të burrit të saj, një grua bien në dashuri me një hotelier të pasur ku së bashku duhet të ballafaqohen me të kaluarën e saj.
I moshuar, i sëmurë dhe në pamundësi për t'u pajtuar me atë që ka qenë dhe me atë që është bërë, Flini është i vendosur të ndërrojë jetë i mbushur me lavdi.
Sethi merr një letër misterioze e cila e fton të kaloj fundjavën në një vilë gjigante. Shumë shpejt ai kupton se dy njerëzit që jetojnë aty mund ta njohin më mirë seç njeh ai vetveten.
Krimi i Xheri Lundegardit dështon falë paaftësisë së tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij dhe falë punës së qëndrueshme të polices shtatzënë Marxh Gundersonit.
Gloria zbulon një forcë që s'e dinte ta kishte kur bëhet pjesë e një bote të rrezikshme krimi midis kufijve. Që të mbijetojë, duhet të jetë dinake, kreative dhe e fortë. Bazuar në filmin spanjoll me të njëjtin titull.
Henri Çen, një marins që vendos të japë mësim në gjimnazin
ku ai ka studiuar, ka disa metoda të reja për të tërhequr
nxënësit pas mësimit. Atij do t'i duhet të përballet me një
sipërmarrës lakmitar si dhe vetë sistemin arsimor.
Drejtësia e më të dobëtëve: Një njeri misterioz shfaqet nga pyjet argjentinase për të ndihmuar një fermer të varfër dhe vajzën e tij, të cilët kërcënohen nga një bandë mercenarësh të punësuar për t'i detyruar ata të shesin tokën e tyre dhe për t'i marrë pronën.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.