Një grup fëmijësh kalojnë, natën e fundit bashkë duke ndihmuar një mik të vogël alien të kthehet në shtëpi. Por ata vënë veten në rrezik prej gjuetarëve që duan këtë krijesë, dhe rrugës mësojnë më tepër rreth miqësisë dhe vetes së tyre.
Kur Qendra Botërore e Tregëtisë shembet pas sulmit terrorist në 11 Shtator 2001, jeta e dy oficerëve të Autoritetit të Portit ndryshon përgjithmonë. Pas përpjekjes për të shpëtuar njerëzit nga kulla, ata e gjejnë veten të bllokuar së bashku nën rrënoja
Nëse vendosni për të parë një film te vitit 2019, atëherë ky është një film kryeveper Koreane, që e lë Hollywood-in në baltë për këtë, sepse po harxhon kohë kot duke bërë remake. Ky është një film shumë i bukur ku janë harxhuar shumë pak para, por që i kalon pritshmerit pozitivisht.
Të gjithë të papunësuar, familja e Ki-taekit shfaq interes të theksuar për Parqet me hijeshi për të jetuar derisa përfshihen në një incident të papritur...
Surja ka lindur me një sindromë të rrallë shëndetësore. Ai nuk mund të ndiejë dhimbje. Kjo e kushtëzon shumë në jetë, por nga ana tjetër, i jep dëshirën për të mësuar artet marciale, që ta përdorë këtë aftësi kundër kriminelëve.
Të fajësuar pa të drejtë nga një kriminel për vrasjen e një prifti, vëllezërit MekManus duhet të dalin prej andej nga janë fshehur për të luftuar për drejtësi në Boston.
Vite pas ngjarjeve të "Shining", Dan Torrance, tashmë i rritur, duhet të mbrojë një vajzë që ka fuqi të ngjashme me të, nga një kult i njohur si "The True Knot", i cili ushqehet me fëmijë të talentuar për të qëndruar i pavdekshëm.
Kat Emersonit i nevojitet vërtet një mrekulli Krishtlindjesh. Kantautorja ambicioze mund të ketë ëndrra të mëdha, por ka probleme akoma më të mëdha. E trajtuar si shërbëtore nga njerka dhe vajzat e saj, Kati detyrohet të punojë si një elf në kompaninë e pasanikut Terenc Uintergarden. Por asaj i shndrin fati kur në punë njihet me Nikun, Babagjyshin e ri.
E vetmuar dhe e bllokuar në një repart izolimi spitalor të mbyllur, një grua e re e dëmtuar duhet t'i shpëtojë dy vrasësish të cilët i janë pas të vetmes provë që mund ti lidhë ata me një skenë krimi.
Një aksident me mamanë e tij te sëmurë bën që Luk të ribashkohet me shokun imagjinarë të fëmijërisë, i cilin fillon të ndikojë dhunshëm në jetën e tij.
Lusi punon prej 5 vitesh si përkthyese në Japoni. Gjithçka do të ndryshojë kur në jetën e saj vjen Lili, një vajzë që do i prishë punët mes saj dhe Teixhit. Një vrasje ndodh. Kush është fajtori?
Një tren mallrash gjysmë milje i gjatë pa ekuipazh po i afrohet një qyteti në mënyrë të rrezikshme për shkak të një defekti. Një inxhinier veteran dhe një makinist i ri pa përvojë, duhet të luftojnë me kohën për të ndaluar një katastrofë.
Një grup ushtarakësh elitë nga SHBA-ja, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Franca bashkojnë forcat për të luftuar një rrjet terrorist dhe për të shpëtuar shokun e tyre të zënë rob.
Pasi një asteroid i është drejtuar tokës, për t'iu shmangur zhdukjes së njerëzimit,
Një grup gërmuesish nafte mbidhen nga NASA dhe dërgohet në mision në hapsirë.
Historia e heroit indian që ndezi shkëndijat e para të luftës për pavarësi kundër pushtimit britanik. Narasimha ishte ai që përkundër çdo gjase, arriti të bashkonte prijësit indianë rreth një qëllimi në një situatë të pashpresë, ndonëse tradhtia do t’i ndjekë nga pas në forma të ndryshme...
I pandreqshmi Bin dërgohet në Los Angjelos si një kritik arti, për të marrë pjesë në sjelljen e një pikture me famë botërore. Por si gjithmonë, ai do të përfundojë të krijojë telashe për veten dhe të tjerët rreth tij...
Astronauti Roy McBride merr përsipër një mision përmes sistemit diellor për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së babait të tij dhe ekspeditës së tij të mallkuar që 30 vite më pas kërcënon universin.
Një vajzë e guximshme zbulon një botë të re të çuditshme, kërcënuese dhe misterioze përtej derës së shtëpisë, pasi i shpëton kontrollit mbrojtës dhe paranojak të babait të saj.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.