Një apokalips zombish kërcënon qytetin e përgjumur të Little Haven në Krishtlindje duke detyruar Anën dhe miqtë e saj të luftojnë dhe të këndojnë në rrugën e tyre për të mbijetuar e shpëtuar të dashurit e tyre. Por së shpejti ata zbulojnë se askush nuk është i sigurt në këtë botë të re, dhe njerëzit e vetëm tek të cilët vërtet mund të mbështeten janë njëri-tjetri.
Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë.
Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.
Në fillimet e jetës së tyre bashkë në një qytezë afër Nju Jorkut, një çift i ri zbulon një dhomë misterioze në shtëpinë e tyre, e cila mund t’iu plotësojë çdo dëshirë. Ata janë të kënaqur që përfitojnë në maksimum nga dhoma, derisa dëshirat fillojnë të dalin jashtë kontrollit dhe jo gjithçka është ashtu siç duket.
Një grup burrash të pafajshëm përpiqen të luftojnë për lirinë e tyre, teksa janë burgosur padrejtësisht në burgun e një qyteti të vogël në Misuri. Ata duhet të kapërcejnë paragjykime dhe turma të inatosura që të fitojnë lirinë e tyre.
Brenan dhe Dejl, dy të papunësuar 40 vjeçarë, jetojnë me prindërit e tyre. Ata njihen me njëri-tjetrin pasi prindërit e tyre martohen bashkë. Detyrohen të jetojnë në një dhomë bashkë dhe këtu nis miqësia e tyre.
Një grup luftëtarësh varrosën të shkuarat e tyre dhe do përpiqen të ndryshojnë botën.
Ata do mundohen të realizojnë një grusht shteti ndaj një shteti diktatorial dhe udhëheqësit të tij të lig.
30 vjet pas rolit të saj në "Magjistari i Ozit", aktorja dhe këngëtarja shumë e dashur, Xhudi Garland, shkon në Londër për një tur koncertesh. Aty, rrjedha e jetës së saj fillon të ndryshojë.
Për të qenë drejtoresha e përgjithshëme, një trashëgimtare e ardhshme është sfiduar nga babai i saj për t'i dërguar një letër Krishtlindjesh personalisht ish-partnerit të tij në qytetin e tyre të lindjes - duke udhëtuar me autobus, si e panjohur dhe me vetëm 100 dollarë. A do të mësojë ajo diçka nga njerëzit atje?
Puthja e parë e Olivias ishte gjatë vizitës së përvitshme për Krishtlindje së saj në Hauai. Pasi u ndanë nga distanca dhe vitet, të dy ribashkohen në të njëjtin hotel në Hauai më vonë dhe ndjenjat e tyre ndizen përsëri, por rrethanat e jetës i mbajnë ata larg njëri tjetrit.
Çdo shpresë e Rumanisë së shkatërruar nga Lufta e Parë Botërore dhe të zhytur në polemika politike, ka mbetur në duart e mbretëreshës së saj. Misioni i mbesës së mbretëreshës së madhe Viktoria, në lobimin për njohjen ndërkombëtare të Rumanisë së madhe, në bisedimet e paqes të vitit 1919, në Paris.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Kur ushtari i dekoruar Kapiten Kollter Stivens zgjohet brenda trupit të një mashkulli të panjohur, ai zbulon se është pjesë e një misioni për të gjetur bombarduesin e një treni pasagjerësh në Çikago. Me një detyrë si asnjë tjetër që ai ka patur më parë, ai zbulon se bën pjesë në një eksperiment qeveritar të quajtur “Kodi Burimor”, një program që i bën të mundur të kalojë në trupin e një njeriu tjetër gjatë 8 minutave të fundit të jetës së tij. Me një objektiv të dytë, shumë herë më të madh, që kërcënon të vrasë miliona njerëz në qendër të Çikagos, Kollteri e rijeton ngjarjen prapë e prapë, duke mbledhur të dhëna, derisa të mund të zgjidhë misterin se kush është mbrapa bombave dhe të parandalojë sulmin e radhës.
Një burre zgjohet nga koma, vetëm për të zbuluar se dikush i ka marrë identitetin e tij dhe se askush, (as gruaja e tij), se beson më atë. Me ndihmën e një gruaje të re, ai vendos për të provuar se kush është ai në të vërtetë.
Anëtari idealist i stafit të Senatit, Deniëll J. Xhons, i urdhëruar nga shefja e tij për të drejtuar hetimin mbi programin e burgimit dhe marrjes në pyetje të CIA-s pas 9/11-ës, zbulon sekrete tronditëse.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.