E detyruar të jetojë me një trafikant droge për nëntë vjet, Sarai shpëton nga banesa e tij duke u fshehur në makinën e Viktorit, një vrasës i pashëm dhe vdekjeprurës. Pasi zbulon se kush është, Viktori vendos të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur bukuroshen Sarai.
Takimi i parë i dy të rinjve me ngjyrë, merr kthesë të papritur kur një polic i ndalon për shkelje të vogël rrugore. Kur situata përshkallëzohet, Slimi merr armën e oficerit dhe e qëllon. Tani, të etiketuar si vrasës policësh, ata mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të marrin arratinë. Një film mbi sjelljen agresive të policisë ndaj zezakëve në Amerikë. Një Boni & Klajd i ditëve të sotme...
Një notere mundohet të shfrytëzojë punën e saj për të bindur çiftet në prag divorci që të qëndrojnë së bashku teksa në jetën e saj si një besimtare e devotshme kristiane shfaq probleme në të mbeturit shtatzëne.
Një amerikan përpiqet të shesë perandorinë e tij fitimprurëse të marihuanës në Londër duke sjellë komplot, skema, rryshfet dhe shantazh nga tentativat që vijnë të vjedhur biznesin e tij.
Një ish-basketbollist me karrierë dikur premtuese në basketboll, tashmë lufton me alkoolizmin. Jeta i jep një mundësi të dytë: të stërvitë ekipin e shkollës së mesme, ku dikur kishte shkëlqyer vetë. A do mund të përfitojë dot ai nga kjo mundësi?
Një burg vertikal me një qeli për nivel. Dy persona për qeli. Një platformë ushqimore e vetme dhe dy minuta në ditë për t'u ushqyer nga lart poshtë. Një makth i pafund i bllokuar në Gropë.
Një luftë mes një polici të dhunshëm dhe një gangsteri gjakderdhës që lë fakteqësi nga të dyja anët. Anëtarja e mbijetuar për 20 vite e skuadrës Zonja Fong (Macja e Zezë) udhëheq një skuadër me femra, në ndjekjen e një anarkisti të ri, trim, që po terrorizon Makaon. Një hije nga ajo ditë fatale rikthehet përsëri, duke ri-sjellë ciklin gjarpërues me një përballje finale shpërthyese.
Një mjek që mund të flasë me kafshët, fillon një aventurë për të gjetur një ishull legjendar me një nxënës të ri dhe një ekuipazh me kafshëve shtëpiake të çuditshme.
Ndërsa përgatitet të ekzekutojë një tjetër të burgosur të dënuar me vdekje, Bernadin duhet të përballet me demonët psikologjikë dhe emocionalë që puna e saj krijon, së fundmi lidhur me të burgosurin e radhës.
Një thriller me personazhin kryesor një vajzë që jeton vetëm. Një vrasje që ndodh në shtëpinë e saj shton misterin se gjithmonë dikush është duke e ndjekur.
Një vajzë e bukur dhe e zgjuar, Ema, e vendosur në Anglinë e viteve 1800 e shtyn kohën duke bërë mblesëri në rrethin e saj shoqëror, por refuzon të martohet vetë. Ndonjëherë e shkujdesur dhe e nxituar, Ema harron të shikojë më pranë saj.
Në Amerikën e viteve 1960, dy sipërmarrës ambicioz me ngjyrë i futen botës së pronave të patundshme dhe bankave duke përdorur një djalosh të ri të bardhë si përfaqësuesin e tyre, teksa vetë kontrollojnë gjithçka prapa skenave.
Një ultras i skuadrës së Napolit, përballet me realitetin e së shkuarës së tij, duke u përpjekur t'i japë vetes, por edhe një ndjekësi të tij të ri, një të ardhme ndryshe.
Dymbëdhjetë të huaj zgjohen në një fushë të hapur. Ata nuk e dinë se ku janë, ose si kanë mbërritur atje. Gjithashtu nuk janë në dijeni që ata janë përzgjedhur (për një arsye mjaft specifike) për lojën e Gjuetisë.
Erdhi koha që zonjat e Gotamit të tregojnë vlerat e tyre dhe të marrin çfarë meritojnë, duke filluar me Harli Kuin, e cila do u tregojë të tërëve që e kanë nënvlerësuar që mund t’ia dalë vetëm dhe që duhet t’ia kenë frikën.
Për të konstatuar situatën aktuale, një oficer i supozuar mjekësor dhe një ekip i GEO hyjnë brenda në ndërtesën e banuar dhe fatkeqe, tashmë të karantinuar.
Një djalë intrigohet nga një studente misterioze dhe e çuditshme e quajtur Stargirl dhe e kalon kohën e tij duke u përpjekur të dijë më shumë rreth saj.
Në planetin Latimer, Takeshi Kovaç duhet të mbrojë një tatuatore ndësa heton, bashkë me një CTAC të pakuptimtë, mbi vdekjen ne njërit prej krerëve të jakuzës.
Kur një virus vdekjeprurës përhapet globalisht, 4 miq kërkojnë një strehë për t'u mbrojtur nga murtaja. Por ndërsa shmangin të infektuarit, udhëtarët ndizen me njëri-tjetrin dhe kërkimi i tyre merr një rrjedhë tjetër.
Dy vëllezër kukudhë adoleshentë, Ian dhe Barley, shkojnë në një udhëtim për të zbuluar një magji që të kalojntë një ditë të fundit me babanë e tyre, i cili vdiq kur ishin shumë të vegjël.
Pasi organizon vetëvrasjen e tij, një shkencëtar i çmendur përdor fuqinë e tij për t'u bërë i padukshëm dhe për të përndjekur ish-të dashurën, Sesilian. Kur policia nuk pranon ta besojë historinë e saj, Sesilia vendos t'i marrë vetë gjërat në duar për t'u mbrojtur.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta në jetën e ikonës franceze, Jean Seberg. Në fund të viteve 1960, FBI e shënjestroi atë për shkak të përfshirjes së saj politike dhe romantike me aktivistin e të drejtave të të zinjve Hakim Jamal.
Artisti dhe poeti i internuar Mustafa nis një udhëtim për në shtëpi me pastruesen e shtëpisë dhe vajzën e saj; së bashku trioja duhet t'u shpëtojë autoriteteve të cilët frikësohen se fjalët e Mustafait do të nxktin rebelim.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.