Arjun dhe Mira nisen në një udhëtim nga Delhi për të festuar ditëlindjen,
por kur ata ndeshën rrugës me disa njerëz që vrasin për nderin e tyre,
jeta e tyre ndryshon plotësisht.
A do munden ata të mbijetojnë në një vend të humbur ku mbi të gjitha,
gratë vetëm dhunohen.
Një bandë djemsh adoleshentë kërcasin rrugët e Napolit të armatosur me armë në ndore dhe AK-47 duke pritur ofertat e bosëve të tyre, e duke u ndeshur me bandat e tjera të Napolit.
Një ushtar i humbur në luftë dhe i etiketuar si i vdekur, kthehet pas disa vitesh për gruan dhe vajzën e tij, vetëm për të kuptuar se ato e kanë hedhur pas krahëve të kaluarën. Ndërsa ai përpiqet të rikthehet në jetën e tyre, parashtrohen pyetje nëse ai ka vdekur apo është gjallë.
Nga xhunglat ekzotike, malet e larta dhe ishujt e largëta, dokumentari na prezanton me një kast me personazhe të paharrueshme: një këlysh zebër i dëshpëruar për të kapërcyer një lumë të fryrë, një pinguin i cili ndërmerr heroikisht një udhëtim të përditshëm drejt vdekjes për të ushqyer familjen e tij, një familje balenash dhe një sloth në kërkimin e dashurisë.
Tre mjeshtër të panjohur të arteve marciale janë thirrur në një ishull misterioz për të konkurruar në një turne rezultati i të cilit do të vendosë fatin e botës.
Pronari i një punishteje druri në Belgjikë ngatërrohet pa dashur me pjestarët e një karteli droge. Konflikti do të shndërrohet në luftë për jetë a vdekje.
Një grup maturantësh diplomohen dhe largohen nga Kroacia për të shijuar "festën e jetës së tyre". Por ky udhëtim shndërrohet në një udhëtim tmerri, nga i cili jo të gjithë do të kthehen.
Një ecje e ngadaltë drejt çmendurisë, ndërsa një grup i vogël të mbijetuarish e gjejnë veten e tyre duke kaluar apokalipsin pas goditjes nga një meteor, në një shtëpi qejfi të shënderruar në një strehë për t’u mbrojtur nga bombat.
Rémy, një parisien i ri me një punë të pakualifikuar. Mélanie, një pariziane e re që punon në kërkime shkencore. Dy njerëz të rënduar psikologjikisht që jetojnë afër por nuk njihen me njëri-tjetrin. A do takohen ndonjëherë?
Niku shkrimtari i "I urrej fëmijët", po martohet kur 13 vjeçari Mejson pretendon të jetë fëmija i tij. Një fallxhor dhe një test ADN e konfirmojnë. Mejsoni ka qenë i adoptuar dhe nuk e di se kush është mamaja e tij e vërtetë. Bashkë me Nikun shkojnë të takojnë ish të dashurat që ka pasur para 14 vjetësh....
Në fshatin Hasanlar, 2 vëllezër dhe një motër që nuk e kanë njohur fare njeri-tjetrin dhe as babanë e tyre që do të varrosin,
do të njohin më shumë për ta por edhe për veten...
Historia e reperit Tomaz Çada, me shpirtin e një poeti dhe prirjen për t’u ngatërruar në telashe serioze. Çada, i vërtetë dhe i sinqertë ndaj dhimbjes në tekstet e tij, vdiq në rrethana të pashpjegueshme, duke tronditur fansat dhe vajzën që ai e donte.
Dy motra të vogla zbulojnë që pasqyrat në shtëpinë e tezes se tyre, janë të
mbuluara ose të fshehura. Kur njëra prej tyre, gjendet para një pasqyre në bodrum, ajo gabimisht
çliron një demon të ligë, që do ti përndjekë gjatë gjithë kohës.
Safo, një grua e sapo martuar Amerikane, në ishullin Grek të quajtur Lesbos ajo dashurohet me një grua të re. Ajo kalon nëpër vuajtjet e një dashurie të pa mundur, në mënyrë të ngjashme me poeten e njohur të kohërave të lashta, nga e cila kishte marrë dhe emrin Safo.
Një histori dashurie mes një babai me sëmundje mendore i cili akuzohet në mënyrë të padrejtë për vrasje, dhe vajzës së tij të dashur 6 vjeçare. Burgu do të jetë shtëpia e tyre. Bazuar në filmin Korean të 2013, “Mrekullia në qelinë numër 7.”
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.