Një bankier i poshtëruar përjeton një marrëdhënie të zjarrtë me një emigrante të jashtëligjshme e cila e bën ta shohë botën në një mënyrë krejt ndryshe.
Historia e një djali jashtëzakonisht të bukur që me pamjen e tij shkakton vdekje te njerëzit.
Dënuar të jetojë gjithmonë me fytyrë të fashuar, ai takon Alex, vajzën që ndryshon gjithçka në jetën e tij.
Një film i vlerësuar dhe nominuar me shumë çmime ndërkombëtare Oficeri dhe Spiuni : Më 1894, Kapiteni Francez Alfred Dreyfus dënohet padrejtësisht për tradhti dhe dënohet me burg të përjetshëm në ishullin e Djallit.
Yjet e dy televizioneve, konkurruese dhe përplasëse, të shfaqjeve paranormale takohen në një park argëtimi të braktisur, i cili përfundon të jetë epiqendra e ferrit. Tani ata janë të gjithë të bllokuar në një luftë të gjithanshme kundër së keqes së pastër.
Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.
Në vjeshtën e Leningradit të 1945-ës Ija dhe shoqja e saj Masha përpiqen të mbijetojnë duke thurur ëndrra dhe duke u përpjekur të kalojnë traumën e luftës.
Duke lëvizur nëpër Manhatan në një limuzinë për të vajtur të presë flokët, dita e një 28 vjeçari multimiliarder zhvillohet në një odise me një shumëllojshmëri karakteresh që fillojnë t'i shkatërrojnë botën.
Parodi e filmit Top Gun. Një pilot i talentuar por i pa qëndrueshëm duhet të mundë fantazmat e vdekjes së
babait të tij dhe të shpëtojë një mision ushtarak të sabotuar nga prodhuesit e mëdhenj të armëve.
Asako takohet dhe bie në mënyrë të çmendur në dashuri me Bakunë, i cili një ditë largohet menjëherë nga jeta e saj. Dy vjet më vonë, në Tokio, Asako njihet me Ryohein i cili ka një ngjashmëri të habitshme me dashurinë e saj të vjetër. Ata ndërtojnë një jetë të lumtur së bashku, derisa gjurmët e së kaluarës së Asakos të fillojnë të ringjallen.
Një djalë i një qyteti të vogël bie në dashuri me një nxënëse shkolle që jeton përballë dyqanit të tij. Ai përjeton dashuri, xhelozi dhe tradhëti pa e takuar atë edhe një herë të vetme.
Historia e Florenc Foster Xhenkins, një gruaje të pasur nga Nju Jorku e cila ëndërronte të bëhej një këngëtare opere, pavarësisht zërit të saj të tmerrshëm muzikor.
Një diplomat Amerikan dhe e fejuara e tij hynë në botën e errët të seksit dhe pornografisë në Budapest, për të zbuluar se kush i shantazhon me një video porno të marrë prej tyre me një prostitutë.
Një ish i dënuar, me lidhje në bandën Ruse dhe Vëllazërinë Ariane, mundohet të jetojë një jetë të qetë pasi ka kaluar 15 vite në burg. Planet e tij për një jetë të qetë prishen, kur një anëtar i mafias Ruse i kërkon të përfundojë një detyrë të fundit për të marrë lirinë e tij të plotë. Misioni i fundit i Lansit ,shkon keq, ndërsa ai e gjen veten në një shpagim të përgjakshëm që ndikon jetët e kujto që kryqëzohen me rrugën e tij.
Xhesika e di si do të jetë jeta e saj dhe ku do ta çojë. Por kur takohet me Danin, një djalosh me një të kaluar të ndërlikuar, çdo gjë mund të përmbyset.
Pasi që ai diagnostikohet përsëri me kancer dhe ajo pushohet nga puna ku punonte si gazetare
dhe shkruante mbi seksin, Bejli dhe Darla bëjnë një udhëtim rrugor së bashku që i detyron ata të bëhen më intim me njëri tjetrin.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.