Në qytetin e Stormholdit, Tristani i premton Viktorias, dashurisë së tij, një yll nga bota magjike përtej Murit. Por nuk e dinte që aventurat e tij dhe dashuria e tij e vërtetë do të fshiheshin pas atij muri.
Lukas jeton me tezen e tij fetare në një qytet të qetë. Por kjo jetë e qetë dhe e mëzitshme i ka ditët e numëruara kur tezja bamirëse njofton ardhjen e një nipi tjetër Mario, i sapo dalë nga burgu.
Në vitet që pasuan nga humbja e vëllait të saj vokalist në një aksident me makinë, në jetën e saj vjen një talent në kitarë, i cili lë të spekulohet se ai mund të jetë një rimishërim i vëllait të saj të ndjerë.
Bharati vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur Sindroma e Bukuroshes së Fjetur (sindroma Kleine-Levin), e cila i shkakton përgjumje të tepruar dhe e bën atë të flejë minimalisht 18 orë në ditë. Në ato gjashtë orë të mbetura për të jetuar, atij i duhet të përballet me të papriturat e jetës, mes të cilave, edhe me një klan mafioz që bën trafikimin e qelizave vezë për gratë infertile.
Një epidemi misterioze përhapet në të gjithë planetin: njerëzimi zhvillon një frikë irracionale nga hapësirat e hapura që shkakton vdekjen brenda sekondave. Së shpejti, e gjithë popullsia e globit gjendet e bllokuar brenda ndërtesave. Ndërsa Barcelona përfshihet nga kaosi, Mark niset nga një përpjekje për të gjetur Hulian, të dashurën e tij të humbur.
Një shpërndarës amerikan droge që jeton në Tokio tradhtohet nga miku i tij më i mirë dhe vritet gjatë një marrëveshje droge. Shpirti i tij, duke parë pasojat e vdekjes së tij, kërkon ringjallje.
Jeta e vërtetë e një prej baballarëve themelues më të mëdhenj të Amerikës dhe sekretarit të parë të thesarit, Aleksander Hamilton, e kapur live në Broadway nga Teatri Richard Rodgers me kastin origjinal të Broadway.
Në një qytet të vogël turk, dy poet të rinj të sëmurë me turbekuloz përpiqen të mbijetojnë duke publikuar poezitë e tyre. Kur të dy bien në dashuri pjesa e mbetur e jetës s'ka pë të qenë më e njëjtë.
Lidhja mes Filipit dhe Rashelës, të cilët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri, por janë të ndarë nga klasa e tyre sociale. Pasi bëjnë një fëmijë, Rashela përballet me pasojat që do ta lëndojnë gjithë jetën.
Një çift i ri shkon në një spital për të bërë një operacion plastik. Vajza do një zvogëlim gjoksi, mamaja e saj vjen të bëj një tërheqje fytyre. Duke u endur në një repart të braktisur, i dashuri sheh një grua të mbërthyer dhe të lidhur në një tavolinë operacioni; ajo është rezultat i një trajtimi eksperimental kundër plakjes. Ai e çliron atë, por nuk e kupton që me këtë do shkaktoj shpërthimin e një virusi që do të ndryshojë mjekët, pacientët dhe vjehrrën e tij në zombi të etur për gjak.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Dy këngëtarë të një qyteti të vogël të Islandës janë në ndjekje të ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e Eurovizionit. Gjatë rrugëtimit, plot sfida, ngatërresa dhe keqkuptime vendosin në provë lidhjen mes tyre.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.