Vikrami, një oficer policie i cili vuan nga një tragjedi e së shkuarës, duhet t'i lërë ndjenjat mënjanë dhe të përqendrohet tek çështja e zhdukjes së një vajze të re të quajtur Priti.
Një deklaratë e papritur paqeje kërcënon koncertin e bamirësisë së yllit të rokut Harry Hope, ai dërgon këshilltaren e tij për të krijuar një histori të rreme lufte - të paktën deri në ditën e koncertit.
Kur aplikimi i Kuin Akermenit për fakultetin e ëndrrave të saj varet nga performanca në një garë kërcimi, ajo formon një grup dështak kërcimtarësh për të mundur grupin më të mirë të shkollës. Tani i duhet thjesht të mësojë të kërcejë.
Trevor është i pa punë. Ai i kalon ditët e tij në një hangar të marrë me qera, duke shmangur gruan e tij të bezdisshme, duke pikturuar figura për “lojrat me luftë” së bashku me mikun e tij agorafobik, Graham. Ai ëndërron për alter-egon e tij heroik, magjistarin Casimir. Kur z. Parsons, një nga qiramarrësit e tjerë, kërkon për ta hequr Trevorin nga hangari i tij, një argument e lë Trevorin me një kufomë për të fshehur. Fatkeqësisht, ky aksident i parakohshëm përkon me apokalipsin e zombi-ve dhe kthimi i z. Parsons është vetëm fillimi i problemeve të Trevor.
Nandan Kumar has në një valixhe dhe zbulon se është plot me para. Ai nuk di asgjë, se kujt i përket, nga është, ose si arriti atje. Nandan duhet të vendosë nëse do ta marrë apo jo atë.
Nori është një vajzë 13 vjeçare e cila zbulon se ka fuqi magjike dhe vendos të shkojë në shkollën e magjisë me shoqen e saj të ngushtë, Reinën. Për shkak të diferencave në nivelin e fuqisë shoqet do të ndahet. Reina do të ndikohet nga forcat e errëta të magjisë dhe Nori duhet të shpëtojë situatën.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar Tokën nga katastrofa është që një grup shkencëtarësh të shkojnë në bërthamën e saj dhe ta nxisin që të rrotullohet përsëri.
Një gjykatës që punon në zonën kufitare fillon të vërë në dyshim besnikërinë e tij ndaj perandorisë, si edhe të kundërshtojë pikëpamjet e popullit të vet ndaj egërsirave .
Një vajzë e re (Annabel Scholey) vendos të bëjë dasmën e saj në Itali, pa e ditur se i fejuari (Greg Wise) dhe motra e saj (Hannah Arterton) kanë qenë para disa vitesh shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Një "mbledhës taksash" që punon për një lord droge, sheh që siguria e familjes së tij rrezikohet kur një kundërshtar i shefit të tij shfaqet në Los Anxhelos për të shkatërruar bizneset.
Një kuzhinier përballet me drejtorin e ri të grupit të tij të restorantit, i cili dëshiron që restoranti të humbas një yll nga vlerësimi i tij në mënyrë që të sjell një kuzhinier të ri i cili është i specializuar në gastronominë molekulare.
Një ish i burgosur del me liri me kush nga burgu dhe takohet me shoqërinë e vjetër për të gjetur një thesar që kishin vjedhur. Ndërkohë një sherif i vjetër dhe një kartel droge i ndjekin ata hap pas hapi për të mbyllur çështjen e nisur vite më parë.
Viktimat e një epidemie të encefalitit shumë vite më parë kanë qenë katatonikë që nga ajo kohë, por tani një ilaç i ri ofron mundësinë e ringjalljes së tyre.
Historia e “Bandës Chaukdi” dhe dy burrave që ndihmuan në ndërtimin e kësaj bande. Kjo bandë prej katër personash është kapur nga policia dhe po vuan dënimin në burg. Sidoqoftë, të dy burrat që dikur sundonin kontrabandën e drogës, dhunën me armë dhe plaçkitjen po luftojnë në mënyra të ndryshme për t'i shpëtuar të kaluarës së tyre dhe për të filluar një jetë të re pas lëshimit të tyre.
Gjithçka është gallatë dhe lojëra derisa dikush vritet me një levë gomash. Kur një shaka në javën e rekrutimit në motëri shkon tmerrësisht keq dhe njëra prej tyre vritet, motrat e famshme të Theta Pi-së betohen të mos flasin më kurrë për këtë tragjedi. Por e kaluara kthehet për t’i përndjekur në formën e një maniaku me tendenca vrasëse që kërkon hakmarrje gjatë festës së diplomimit...
Cosmos eksploron orët e para emocionuese të kontaktit të parë kur tre astronomë interceptojnë aksidentalisht atë që ata besojnë si një sinjal i dobët, i koduar nga një civilizim i largët i huaj.
Një bankier i ndrojtur duhet të vjedhë identitetin e vëllait të tij të humbur, një gangsteri në kërkim, dhe të mësojë se puna e tij nuk është edhe aq e lehtë sa duket.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.