Thongsi dhe Oktopusi do të rrëmbejnë një fëmijë dhe do t'i duhet që të kujdesen 1 javë për atë derisa ta dorëzojnë atë. Por gjatë kësaj
kohe ata krijojnë ndjenja për atë dhe do përballen me shefin e një bande, i cili pretendon të jetë gjyshi i fëmijës.
"Fytyrë Lëkura": Një adoleshent fytyrë-mbuluar me lëkurë arratiset nga një spital psikiatrik bashkë me tre tjerë, duke rrëmbyer një infermiere dhe e çon atë në një udhëtim drejt ferrit, ndërkohë ai ndiqet nga një ligjvënës për hakmarrje.
"Besnikëria" : Lena është një mami dhe gjinekologe e talentuar, burri i saj Sergei është një aktor në një teatër drame. Ata janë të afërt dhe të butë me njëri-tjetrin, por nuk ka seks. Lena dyshon se Sergei ka një lidhje, por ajo shqetësohet në heshtje dhe nuk e tregon xhelozinë e saj. Në vend që të zgjidhë marrëdhëniet e saj me burrin, Lena fillon ta tradhtojë atë me njerëz të rastit. Gradualisht jeta paralele e Lenës del jashtë kontrollit dhe e ndryshon jetën e saj.
Plot me dyshime, një grua e re udhëton me të dashurin e saj të ri në fermën e veçuar të prindërve të tij. Me të mbërritur, ajo fillon të dyshojë për gjithçka që mendonte se dinte për të dhe veten e saj.
Një kritik arti i etur famë verbohet nga ambicia e tij dhe ndërmmer një plan të mbushur me gënjeshtra, pa arritur të kuptojë që një nga të mashtruarit është edhe ai vetë.
Pas një tragjedie të tmerrshme, një mama e izoluar me vajzën e saj fillon të ketë probleme me gjumin të cilat duken të kenë lidhje me një realitet djallëzor.
Kapiteni i skuadrës Delta, Vik Dejvis, përfundon në telashe pasi djali i tij dhe vajza e një gjykatësi të rëndësishëm janë në një ndërtesë plot me terroristë.
Ndërsa jeta e Felicitas është kthyer përmbys, ajo nuk e di nëse makthet e saj po dominojnë apo diçka tjetër më e madhe po përpiqet ta kontrolloj atë- dhe mënyra e vetme për të zbuluar të vërtetën është shoqja e saj më e mirë Natasha e cila është e mbyllur në çmendinë.
Në rrugët e Bangkokut fillon shkatërrimi dhe kaosi kur një ushtarak i njohur dhe një boksier kriminel bashkojnë forcat për tu bërë trafikantët më të mëdhenj në botë të steroideve.
Tri vajza të reja kthehen përsëri tek babai i tyre në një fshat të varfër në Anadollin qendror, njëra pas tjetrës, pasi dështuan në strehimet e tyre në familje më të pasura.
Një i burgosur i liruar së fundmi shkon në një fshat të vogël për t'u qetësuar për pak kohë. Ai duhet të takojë priftin e fshatit. Fatkeqësisht prifti vdes dhe të gjithë mendojn se e ka vrarë ai.
Një hitman i quajtur Kai fluturon për në Bangkok, armatoset dhe merr një taksi. Ai i ofron shoferes një shumë parash që ajo të bëhet shoferja e tij për gjithë natën. Por pasi ajo kupton se Kai po kryen vrasje pas ç'do ndalese, është shumë vonë për t'u larguar. Ndërkohë që një detektiv policie i është vënë nga pas për ta kapur.
Agjentes së FBI-së, Jennifer Marsh i është dhënë një detyrë të ndjekë dhe zbulojë një vrasës të pagjurmueshëm i cili publikon video të drejtpërdrejta të viktimave të tij në internet. Me kalimin e kohës, ndjekja bëhet edhe më personale.
Një familje, e cila sapo ka humbur djalin, ndodhur para vështirësive financiare, detyrohet të lëshojë me qira një nga dhomat e shtëpisë. Kur dhomën e zë një student i ri, gjërat duket se përmirësohen për nënën, por jo për vajzën, e cila zbulon një sekret që do ndryshojë çdo gjë.
Projekti i një inxhinieri teknologjik është aq e vlefshme sa punësohen mercenarë për ta mbrojtur por gjërat shkojnë keq kur një grup terroristësh marrin peng vajzën e tij.
Pesë vjet pas ngjarjeve të “Mamma Mia!” (2008), Sofia përgatitet për rihapjen e madhe të Hotel “Bella Donna”, por ndërsa jeton jetën e saj, mëson edhe më shumë për të kaluarën e së ëmës...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.