Biografia e peshëngritësit turk dhe kampionit të Lojërave Olimpike, Naim Sulejmanollu, turku i lindur në Bullgari, që e shndërroi karrierën e tij në mision human, në ndihmë të bashkatdhetarëve.
Pasi një shaka hedh në erë jetën e një të gjimnazisti në vitin e fundit, ai poston një listë të gjërave të caktuara që do te dëshironte të kishte bërë ndryshe.
Kur detektivi i ri Pol Nerto zbulon trupin e tretë të një gruaje të rrahur me kamxhik, emigrante turke, kërkon ndihmën e detektivit të dalë në pension Zhan-Luis Shifer për të ndjekur vrasësin serial.
Bashkë, ata ata infiltrohen në mafien turke në ndjekje të organizatës "Ujqërit"...
Duke udhëtuar me avion drejt Apalaçias rurale, një familje rrëzohet në një zonë të humbur. Ndërkohë që një pjesë e saj nuk dihet ku është, Markus T. Uds, kryefamiljar, zgjohet në papafingon e një çifti të moshuar magjistarësh. Ai dëshpërimisht përpiqet të shkëputet nga magjia që po i bëjnë dhe të shpëtojë familjen e tij nga një ritual i lig, para lindjes së Hënës së Përgjakur.
I gjendur mes policëve të korruptuar dhe bandave gangstere të Marsejës që përleshen midis tyre,
një polic besnik duhet të mbrojë skuadrën e tij duke e marrë kontrollin vetë në duar.
Sloana dhe Xheksoni e urrejnë të jenë beqarë gjatë festave, kur përballen me gjykime të vazhdueshme nga familjet e tyre. Kështu që, kur këta dy të panjohur njihen, ata zotohen të jenë partnerë për njëri-tjetrin për çdo rast festiv të vitit që kanë përpara.
Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Acidi është një manifestim i heshtur i brezit të njëzet vjeçarëve. Ata janë braktisur në një botë të stolisur me koncepte të tilla si familja, miqësia, dashuria dhe mundësitë. Në kërkim të përgjigjeve për pyetjet e tyre, ata gllabërojnë veten si një substancë kimike që gërryen botën përreth, në mënyrë që të mësojnë një herë e mirë se nuk duhet të dëgjojnë, por të mbajnë vesh, nuk duhet të shikojnë por të vërejnë. Dhe të gjejnë rrugën e tyre.
Graviti apo Policia, këta djem nuk besojnë te ligji. Pasi një djalë i vogël pëson një aksident duke imituar idhujt e tij, të cilët praktikojnë 'parkour', ata nëpërmjet aftësive të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje për ta shpëtuar djalin.
Një ish-bankier, gruaja e tij aktore dhe vajza e tyre rezervojnë pushime në një shtëpi moderne të izoluar në një fshatrat e Uellsit, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Reiss-i është kampioni më i madh që ka luftuar ndonjëherë në Kafazin e Legjendave. Por kur promovuesja Max Black e vendos atë kundër Kampionit të Wrestling-ut Randy Stone, Reiss-i e gjen veten në betejën më të vështirë të jetës së tij.
Një vrasës shkon në Tajlandë në mënyrë që të zgjidhë një rast rrëmbimi të lidhur me të dhe e gjen veten të ndjekur nga një burrë, vëllanë e të cilit ai e vrau.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.