I diagnostikuar me skizofreni në gjysmën e vitit shkollor, një djalosh i zgjuar përpiqet që të fshehë sëmundjen dhe botën e tij të hijeve nga të tjerët, ndërkohë që bie në dashuri me një vajzë të veçantë, e cila e frymëzon që sëmundja e tij të mos bëhet përkufizuese e rrjedhës së jetës.
Një herë në 6 vite, sa herë kometa kalon afër tokës, do ringjallet një luftëtar Ji-Jitsu i cili duhet të përballet me pushtuesin që vjen nga një planet tjetër. Nëse ai refuzon të luftojë kundër tij fati i botës vihet në rrezik.
Një student i kolegjit shkon në një parti në Shithouse dhe përfundon duke kaluar natën me një vajzë, e cila ka pasur një ditë të ndyrë dhe dëshiron që dikush të rrijë me të.
Mamaja e Blankës e ndalon atë të ngasë biçikletën e saj BMX pasi babai i saj vdes në një aksident. Kështu që, pasi lexoi për një garë që do të mbahet së shpejti, ajo përpiqet të rregjistrohet në të pa dijeninë e së ëmës. Problemi i vetëm? Një prind duhet ta identifikojë atë.
Faye, një ish-aktore që humbet shikimin për shkak të një operacioni lazer sysh, lufton për të vendosur në vijë jetën e saj, ndërsa jeton vetëm në shtëpinë e saj të ëndrrave në Hollywood Hills. E shtyrë nga shoqja e saj Sofia, ajo fillon të hapet me Luk, një trajner personal që është memec dhe mund të komunikojë vetëm përmes telefonit të tij celular. Kur shfaqet një i panjohur i maskuar me emrin djali i bukur, Fej kupton se nuk është aq e vetme sa mendon.
Një avokat i ardhshëm duhet të kujdeset për një kopsht zoologjik të cilit i janë shitur pjesa më e madhe e kafshëve. Pas kësaj fshihet një skenë mashtrimi që ka në thelb zhdukjen e kopshtit zoologjik. A do mundet ai të rikthejë lirinë e kafshëve brenda një hapësire prej 2.3 milion metra katror?
Nga një video seksi e publikuar në internet e deri tek një valixhe e humbur me para, katër histori shumë të ndryshme ndërthuren nëpërmjet tekave të fatit, rastësisë dhe një krimineli të paparashikueshëm.
Xhon Gerriti, gruaja e tij dhe djali i tyre bëjnë një udhëtim të rrezikshëm për të gjetur një vend të sigurt sepse një kometë planet-vrasëse i është drejtuar Tokës.
Në ditën e parë të vitit të fundit të gjimnazit, Henri Peixh takohet me studenten e transferuar, Grejs Taun, dhe duket sikur gjithçka është gati të ndryshojë. Kur Grejs dhe Henri përzgjidhen si kryeredaktorët e gazetës së shkollës, ai menjëherë tërhiqet nga vajza e re misterioze. Ndërsa mëson sekretin tronditës që i ka ndryshuar jetën asaj, ai e gjen veten duke u dashuruar me të, ose të paktën me personin që ai mendon se ajo është.
Një hajdut profesional me një borxh 40 milion dollarësh dhe me jetën e familjes së tij në rrezik, duhet të bëjë një vjedhje të fundit, të vjedhë një kazino futuriste në ajër, të mbushur me kriminelët më të rrezikshëm në botë.
Mina, një vajzë e re, keqpërdor aftësinë e saj të sapo gjetur, për të krijuar dhe kontrolluar ëndrrat e njerëzve të tjerë, për t'i dhënë një mësim motrës së saj që e bezdis. Kur motra e saj nuk arrin të zgjohet më, Mina duhet të hyjë vetë në botën e ëndrrave, për ta shpëtuar.
Një përbindësh me emrin Leri shfaqet përmes pajisjeve telefonike dhe teknologjike. E vetmja gjë që kërkon është një mik të vërtetë. Preja e tij e radhës është një djalë autik, i cili gjithashtu kërkon një mik të vërtetë.
Dy hajdutë dhe një ish-polic përpiqen të provojnë veten e tyre pas shumë dështimeve në jetë. Ndërsa dy hajdutët fshihen në banesën e një vajze pas një grabitjeje të dështuar në një dyqan celularësh, ish-polici përpiqet të gjejë armën e zhdukur. Pas shumë peripecive, në vend që të provojnë veten, arrijnë ta gjejnë atë.
ATHARashi dhe e dashura e tij Hadithi nisen në udhëtim për tek babai i Rashit, por rrugës i prishet makina. Një i huaj rastësor i fton të qëndrojnë në shtëpinë e tij. Këtu nis një ngjarje e ndërlikuar me plot mister përsa i përket lidhjes së Rashit me të panjohurin dhe mënyrën si zgjidhet situata.
Një djalë nuk di të flasë me femrat. Shoku i tij e ndihmon të njihen me dy vajza të cilat janë dy motra që vrasin burra të cilat kërkojnë te sakrifikojnë një burrë të virgjër në mënyrë që të kthejne babanë e tyra nga të vdekurit.
Pas lirimit të saj nga burgu, Tania vë re që motra e saj, ka rënë në dashuri. Sidoqoftë, ajo dyshon tek i dashuri i motrës dhe vendos që të hetojë për të.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.