Pasi mundi gangsterin e tmerrshëm Gani Bai, ACP Rajver Shikauat, i njohur ndryshe si Radhe,
niset në një kërkim për të gjetur njeriun më të pasur të qytetit, që drejton fshehurazi një sindikatë krimi.
Është një thriller që përqendrohet tek një vajzë e re dhe vëllai i saj i vogël autik,
të cilët bllokohen në shtëpi me një tigër grabitqar, gjatë një uragani.
Një student i mençur, 17-vjeçar nga Harlemi, e sheh botën e tij të përmbyset kur akuzohet për një vrasje. Ne ndjekim udhëtimin e tij dramatik përmes një beteje komplekse ligjore.
Hendrik, një 16 vjeçar të cilit i duhet të largohet nga qyteti për të jetuar në një fshat në jug të Austrisë, së bashku me nënën dhe vëllanë e tij, Edin. Duke qenë se banorët e zonës përhapin fjalë se shtëpia ku ata po qëndrojnë është e pushtuar nga fantazmat, Hendrik përpiqet të zbulojë sekretin e asaj shtëpie.
Dulli dhe partneri i tij, qeni K-9 janë gati të tërhiqen nga forcat e policisë. Për të fituar jetesën, ish-polici vendos të punojë si hetues privat dhe merr përsipër një çështje që duhet ta zgjidhë, edhe për të shpëtuar nga telashet e veta.
Shefi, e dërgon Ferrin, një mafioz të pamëshirshëm në rajonin e tij të lindjes, për të marrë hak ndaj atyre që sulmuan bandën e tyre. Kur takon Danielën bukuroshe dhe rishfaqen grindjet e vjetra të familjes, Ferri nis të ndiejë se jeta e tij po ndryshon...
Një djalosh dëshmitar i një vrasjeje e gjen veten të ndjekur nga dy vrasës në pyjet e Montanas me një ekspert mbijetese të ngarkuar me mbrojtjen e tij, dhe një zjarr pylli duke i kërcënuar që të gjithë.
Një kirurg fiksohet keq pas një gruaje shumë tërheqëse me të cilën kishte pasur një lidhje më parë. Duke mos pranuar faktin që ajo do të largohet, ai i pret gjymtyrët dhe e mban peng në shtëpinë e tij.
Në vitin 1965, një prezantues i njohur i radios jo-ortodoks me emrin Adrian Kronaur fillon të trazojë ujërat kur ai caktohet në një stacion radioje të Forcave të Armatosura të Sh.B.A në Vietnam. Të gjithë do ta duan por ngjarjet do të marrin një rrjedhë tjetër.
Një fluturim argëtues në një vend të largët kthehet në një makth për pesë pasagjerë kur aeroplani i tyre shkatërrohet në një aksident dhe ata janë bllokuar në një gomone, 100 milje nga bregu me peshkaqenë që hanë njerëz që fshihen nën sipërfaqe.
Një njeri i thjeshtë kërkon të bëjë të pamundurën që të bëhet i pavdekshëm. Ai arrin të lëvizë nga vendi një shpatë të shenjtë, e cila prish ekuilibrat e vendosur dhe s'duhet të bie në duart e gabuara. Këtu lind një luftë më e madhe se ai vetë dhe qëllimi i tij.
Peter Roberts, një ish-shofer makinash gare, merr detyrën e një instruktori trajnimi për arsye personale. Sidoqoftë, jeta e tij kthehet përmbys kur një hajdut e detyron atë të jetë shoferi i tij i arratisur.
Një grua zgjohet në një dhomë kriogjenike duke mos e ditur se si përfundoi atje, dhe ajo duhet të gjejë patjetër një rrugëdalje para se t’i mbarojë oksigjeni.
Ndërsa bota kërkon për një kurë ndaj një virusi katastrofik, një shkencëtar dhe një rojtare pylli ndërmarrin një udhëtim thellë në pyll për kërkimin e një qendre kërkimore.
Një dramë e përzier me element fantazie, ku një traumë e të shkuarës ndërlidhet me ngjarjet e të tashmes, kur një djalosh i ri përpiqet të kuptoj më shumë rreth vdekjes së tij.
Tre talente të Kung Fu-së tani janë bërë burra të moshës së mesme, gati për t’ju këputur tendinat. Por kur mjeshtri i tyre vritet, ata duhet të manovrojnë me punët e tyre pa perspektivë, detyrat e babait dhe inatet e vjetra, për të marrë hak për vdekjen e tij.
Tre shokë krijojnë një lojë të cilën synojnë ta ngrenë në vendin e parë si loja më e shitur. Gjërat marrin kthesë të papritur kur pa dashje vrasin partnerin e tyre dhe me principet e lojës mundohet ta kthejnë në krimin perfekt ku do shpëtojnë pa u lagur.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.