Kur një familje largohet nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në verën e vitit 1999, dy djemtë e familjes tentojnë të ndjekin ëndrrën amerikane.
Një vajzë me kufizime në dëgjim vizitohet nga Virgjëresha Meri dhe papritmas, mund të dëgjojë, të flasë dhe të shërojë të sëmurët. Kur njerëzit dëshmojnë mrekullitë e saj, gjëra të frikshme ndodhin. A është vërtetë dora e Virgjëreshës Meri, apo diçka më e ligë po ndodh?
Në botën e zhurmshme njerëzore, shumë nga goblinët jetojnë në paqe me njerëzimin. Hei, demoni-mace, fillon udhëtimin pas shkatërrimit të shtëpisë së tij në pyll. Me partnerë simpatikë goblinë dhe mjeshtra-njerëz që shfaqen njëri pas tjetrit, Hei është në dilemë se cilën anë duhet të mbajë.
Ky film është i bazuar në përshkrimin e ngjarjeve të vërteta për luftën kundër terrorizmit në Pakistan duke përfshirë sulmin në një Akademinë e Policisë në Lahore në 2009. Major Mujtaba është një ish-oficer i ushtrisë, i cili doli në pension të parakohshëm nga shërbimi. Tani ish-oficerit do t'i duhet t'i vijë dhe një herë në ndihmë vendit të tij, por s'ka për të qenë e lehtë...
E bazuar në një videolojë, organizata private ushtarake ruse shkon në Tarkov për të
marrë disa dokumente të rëndësishme. A do mund t'ia dalin ato të largohen nga Tarkov
apo do të vdesin aty?
Në akademinë prestigjioze të vajzave, Edelvin, gjashtë shoqe bëjnë një ritual në formë shakaje për të thirrur fantazmën e një ish-studenteje të vdekur, që mendohet se përndjek korridoret e shkollës. Para mëngjesit, njëra nga vajzat vdes, duke lënë të tjerat të hamendësojnë se çfarë lloj prezence mund të kenë thërritur.
Babai i Kenji Yamamotos vdiq nga përdorimi i drogës. Jeta e tij ra në dëshpërim. Kenji më pas u bashkua me një sindikatë krimi. Atje, ai takon shefin e bandës, Hiroshi Shibasaki. Hiroshi depërton te Kenji dhe ata krijuan një marrëdhënie si baba dhe bir. Ndërsa koha kalon, Kenji ka familjen e tij.
Një gangster i njohur si "Samurai" do ta shndërrojë portin e Ostias në Las Vegasin e kazinove dhe të lojrave të fatit. Të gjitha Familjet Mafioze vendosin të bashkëpunojnë për këtë synim të përbashkët, por paqja nuk do të zgjasë për shumë kohë!
Një djalosh i vogël niset në një mision për të shpëtuar mamanë e tij të sëmurë duke kërkuar një figurë mistike të quajtur Njeriu i Ujit, i cili mund t'i garantojë pavdekshmërinë.
Jeta e një të riu vazhdon të pësojë humbje të mëdha, derisa rastësisht ai merr numrin e vjetër të telefonit të një ylli basketbolli me nofkën “Shenjti”. Përmes mesazheve ai fillon të bëhet pjesë e festave luksoze dhe e shoqërisë së lartë. Ai po jeton një jetë të mirë, derisa idhulli i tij e zbulon.
Një vajzë e shurdhër bëhet dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj, në moshën 10-vjeçare. Kjo ngjarje do ta ndjekë pas në jetë, duke e shtyrë ta kërkojë kënaqësinë në vrasjet e njëpasnjëshme...
Një vejushë e shtresës së lartë amerikane dhe djali i saj i llastuar shpërngulen në Paris pasi ajo harxhon paratë e fundit të trashëgimisë së burrit të saj.
Gjatë një apokalipsi zombish në Las Vegas, një grup mercenarësh vendosin të bëjnë një goditje të fundit. Ata futen në zonën e karantinës, për të bërë grabitjen më të madhe që është parë ndonjëherë.
Pasi një virus i tmerrshëm prek një shkollë fillore, duke i shndërruar nxënësit në egërsira, një hero i papritur udhëheq grupin e mësuesve për të luftuar për jetët e tyre.
Universiteti "Whiton" tregon natën e vrasjes së një ylli sportist, duke nxjerrë kështu një lojë të rrjeteve sociale, që i detyron studentët të zbulojnë sekretet e shkollës dhe kuptimin e tmerrshëm të pikëcuditjes.
Banditët takohen, kur një djalosh kinez do të bëhet don në mafien italiane.Rezulton se, fitimi i respektit, gjetja e dashurisë dhe zbulimi i identitetit të tij, nuk është i thjeshtë. I duhet të luftojë, për të arritur majën.
Në tetorin e vitit 1941, ushtria ruse dërgoi 3,500 nxënës nga akademia ushtarake për të mbrojtur kufirin në fshatin e Ilinskit nga forcat Gjermane që po avanconin për në Moskë.
Një ish ushtarak me të shkuar të errët drejton një grup refugjatësh egjiptianë për të kaluar kufirin përmes shkretëtirës. Ai duhet t'i mbrojë ata kundër një grupi të lig mercenarësh.
Djaloshi i ri gjaknxehtë Dartanjan bashkohet me tre muskëtjerë të papunë, në këtë ribërje të historisë së Alexandre Dumas. Ata duhet të ndalojnë Rishilaun djallëzor dhe të përballen me Bakingamin si edhe tradhtaren Miledin.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.