Një ish i burgosur nga Londra jugore përpiqet t’ia nisë nga e para duke punuar si mirëmbajtës në shtëpinë e një aktoreje të re në këtë dramë kriminale nga skenaristi i filmit THE DEPARTED William Monahan, i cili do të bëjë debutimin e tij si regjizor në këtë projekt filmik. Gjithashtu luajnë aktorët e mirënjohur Ray Winstone, David Thewlis dhe Anna Friel.
Historia e jetës së përditshme të një gruaje të thjesht që përpiqet të lundrojë përmes problemeve familjare, vështirësive të lidhjeve romantike dhe dëshirë për të gjetur lumturi dhe kuptim në jetën e saj.
"Ujk 100% përqendrohet tek Fredi Lupin, trashëgimtar i një familjeje të lashtë njerëzish ujq. I sigurt që do të shndërrohet në një ujk të frikshëm, Fredi do të shokohet kur transformimi i tij i parë nuk shkon siç pritet dhe ai përfundon duke u kthyer në një...pudëll."
Gjashtë personazhët kryesorë të "Friends" ribashkohen pas 17 vjetësh dhe vizitojnë vendet ku kanë xhiruar serialin si, apartamentet e tyre, kafenenë "Central Perk" dhe shatërvanin e famshëm. Gjatë kësaj mbrëmjeje ata takojnë miq të tjerë që kanë qenë pjesë e serialit, rilexojnë pjesë nga skenaret dhe ndajnë pamje nga prapaskenat.
Pasi u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje me fantazma në spitalin e tyre, dy mjekë fiksohen rrezikshëm për të marrë prova shkencore se fantazmat ekzistojnë.
Disa të rinj, jetimë dhe të arratisur, “birësohen” nga një ish-marins, i cili krijon me ta një bandë të errët, që tmerron parqet dhe kampingjet e Floridës qendrore.
Një shkrimtar i sapo divorcuar nga ish-grua e tij, ndiqet nga një psikopat i cili e akuzon atë për plagjiature. Por Rainey përpiqet
të provoje pafajësinë e tije, ai fillon të vë në dyshim mendjen e tije të shëndoshe.
Meng Yang, djali i mjeshtrit të shpatave përballet i vetëm me rreziqet e vendit të tij dhe pasi rritet, vendos të marrë hak për babanë e tij. Babai i tij i lë një shpatë, e cila edhe pse e vjetër, ka shumë vlerë. Meng Yang duhet të shoqërojë Princin drejt Pallatit mbretëror për të marrë fronin. Gjatë rrugës, ata hasin shumë pengesa.
Një grua amerikane, Mildred Gillars, transmeton një shfaqje nazistësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo luan rolin e Aksis Sellit. Historia zhytet në pikëpamjen e errët të propagandës, kapjen e Sellit dhe gjyqit për tradhti në Uashington D.C, pas luftës.
Zhani një shkrimtare, e martuar me dy fëmijë – fillon të shikoj ndryshime të pashpjegueshme në shtëpinë e saj. Trupi fillon t’i ndryshoj. Askush tjetër nuk duket sikur e vë re. Të gjithë i thonë që është stresi për të mbaruar librin e ardhshëm, por ajo fillon të kuptoj se është diçka më e thellë dhe më shqetësuese.
Një veteran marins që punon si roje e një shkolle, përpiqet të rregullojë marrëdhënien e tij me djalin e tij pas divorcit. Kur djali i tij vritet nga një oficer policie, i shpallur i pafajshëm pa u gjykuar, ai i merr situatën në duart e tij.
Xhek, një burrë i dëshpëruar të përmirësoj jetën e tij hedh lodrat e tij të fëmijërisë, Beni.
Është një lëvizje e gabuar që sjell pasoja kur Beni kthehet në jetë me synime vrastare.
Quasimodo është mbrojtësi i këmbanave të çmuara të Notre Dame. Kur Sarousch, një kriminel mjeshtër, planifikon fshehurazi të vjedhë një nga këmbanat, Quasimodo duhet ta ndalojë atë.
Ivi Morgan, një studente kolegji në Nju Orleans, bie në dashuri me Ren Ouensin,
personin e fundit që ajo priste të hynte në jetën e saj
të kontrolluar në mënyrë rigoroze.
Bazuar në romanin 'Wicked' nga Jennifer L.Armentrout.
Ky është një film që flet rreth aventurës së një familjeje amerikane në parkun natyror të Kenias në Afrikë. Gjatë një safari, makina e tyre sulmohen nga një rinoqeront e cila po përpiqej të mbronte të voglin e saj. Rrugëtimi i tyre do të ndërpritet nga disa gjuetarë të paligjshëm të botës së egër të cilët do të vënë në rrezik jetën e tyre. Të gjithë do të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh në fund të zinxhirit ushqimor.
Filmi biografik për futbollistin italian Roberto Baggio, një njeri që frymëzoi breza të tërë për të luajtur futboll.
Një futbollist unik, i aftë të emocionojë tifozët në të gjithë botën.
FILMI NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJEC! PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE!
Historia e Medit e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes në ShBA drejt Barcelonës për të shfrytëzuar mundësinë e xhirimit të një filmi pornografik me regjisoren Erika Lust. Në fillim, ajo është e mbingarkuar nga jeta e saj e re, puna, përvojat e reja dhe njerëzit me të cilët po përballet. Por shumë shpejt, vajza e ndrojtur tipike amerikane, përjeton një zgjim seksual që nuk e kishte imagjinuar kurrë as në ëndrrat e saj më të egra.
(Filmi bazohet në ngjarje të vërteta!)
Rei Xhenkins futet në trafik droge nga shoku i tij. Pasi ai gëlltit 1 kilogram heroinë në stomak, kapet nga polica dhe detyrohet për ta nxjerrë. Por ai është aq kokë-mushkë saqë e torturon veten duke...
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.