Pasi një ngjarje shkatërruese globale shkatërroi të gjithë elektronikën dhe eleminoi aftësinë e njerëzve për të fjetur, një ish-ushtare mund të ketë gjetur një zgjidhje me vajzën e saj.
Pasi u rekrutua në një grup të mirë kriminelësh, Riçard Pace mori pjesë në një vjedhje floriri, që i thanë se do kishte përmirësim në jetën e tij dhe të shumë njerëzve të tjerë.
Kur babai i saj zhduket, Heather Mason tërhiqet në një realitet të çuditshëm dhe tmerrues i cili mban përgjigjet e manktheve që e kanë përndjekur që nga fëmijëria...
Në Kinën e lashtë, një djalosh i ri ëndërronte të bëhej Gjeneral i Madh i mbreterisë së Kinës. Lufta mes vëllezërve do përgjakë fushëbetejën. Fundi sjell ndryshimin e historisë së Kinës.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
Pedagogu Damien Mallet harton një plan për të ndihmuar një nga studentët e tij. Kur familja e Bahzadit është gati të deportohet, Damien merr masa. Së bashku me motrën dhe shoqen e tij më të mirë, ai dëshiron të luftojë për të drejtat e familjes.
24 studentë meshkuj ishin zgjedhur për një eksperiment, duke marrë rolin e të burgosurve dhe të rojeve, në një burg të rremë në bodrumin e ndërtesës së psikologjisë së Stanfordit.
Një festë e një të premteje mbrëma, tregohet përmes syve të: një vajze që s'përshtatej pas diplomimit, pasagjerit të saj dembel të Uberit, dashurisë së humbur prej kohësh dhe të dashurit neurotik që has vështirësi që të propozojë.
Përralla epike e pelegrinit dhe barrës së tij, një udhëtim i përshtatur për ditët e sotme. Kristiani përballet me shpërqendrime, tundime dhe vështirësi gjatë udhëtimit të tij për në Qytetin Qiellor, udhëtim i frymëzuar nga libri që i bie në dorë rastësisht në qytetin e tij të mjeruar...
Aventurat e Zotit Xheims Bruk, i cili sfidoi Perandorinë Angleze për të sunduar një mbretëri xhungle në Borneo të viteve 1840, nisi një kryqëzatë gjatë gjithë jetës për t'i dhënë fund piraterisë, skllavërisë dhe gjuetisë së kokës dhe frymëzoi Lordin Xhim dhe njeriun që do bëhej mbret.
Fundjava idilike në fshat e një shakaxhiu të famshëm në media sociale dhe e të fejuarës së tij, shndërrohet në një video argëtuese, ku kryefjala është jeta, apo vdekja.
Pasi një botuese, ndryshon përmbajtjen e një libri rreth një vrasësi të tmerrshëm, duke e kthyer nga trillim, në të vërtetë, shkrimtari e gjen veten në botën e personazhit të librit dhe detyrohet të përjetojë rolin e personazhit të tij për të mbijetuar.
Një adoleshent i bullizuar për sëmundjen e tij fiton fuqi shëruese të mbinatyrshme nga një i moshuar i cili i kishte përfituar nga një varr i vjetër. Kur bullizuesit e tij bëjnë një shaka me pasoja të rënda, ai përdor fuqitë e tij për tu hakmarrë me gjak ndaj tyre.
Kur një djalë i ri, Noah, takon Zoin, një vajzë të re që jeton në një motel, ata krijojnë një lidhje të pathyeshme. Menjëherë pasi Noah zbulon një sekret për të, ndryshon përgjithmonë edhe rrjedha e pushimeve verore të tij.
Një version modern i Oliver Tuist në Londrën bashkëkohore, ku një grup të rinjsh organizojnë një vjedhje të ndërlikuar dhe të rrezikshme të disa prej pikturave më të njohura në botë. Me Michael Caine – fituesin e 2 çmimive Oscar, Lena Headey – aktoren e njohur të Games Of Thrones dhe me muzikë dhe aktrim nga Rita Ora.
Një aktor i dëshpëruar për sukses kthehet në vampir dhe përdor fuqitë e tij të reja për të fituar një rol në një film, por më pas i duhet të zgjedhë cilën jetë duhet të jetojë.
Dy vjet pas vrasjes së djalit dhe babait të tij, një vrasës në pension vë në lëvizje një plan hakmarrje të hartuar me kujdes kundër vrasësit: vëllain e tij.
NORTH HOLLYWOOD ndjek Michael (Ryder McLaughlin) ndërsa përpiqet të përgjigjet në pyetjen me të cilën përballet çdo fëmijë i shkollës së mesme kur të diplomohen: Çfarë tjetër? Miqtë më të mirë të Michael tashmë duket se e kanë kuptuar; njëri po shkon në kolegj, dhe tjetri do të punojë, por Michael është kapur diku në mes.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.