Familja mbretërore Dunark është vrarë dhe trashëgimtari gjendet me një thikë me gjak në duar. Duke qenë se magjistarja nuk mund ta bindë trashëgimtarin për t'u rrëfyer, vjen vajza e saj, e cila, gjithashtu, mund t'i bëjë njerëzit të pranojnë veprimet e tyre të turpshme.
Një ekip kërkimi zbret në pusin e shpimit më të thellë në botë, për të zbuluar se çfarë fshihet aty.
Ajo çfarë ata zbulojnë, rrezikon ekzistencën e rracës njerëzore.
Diku në rivierën italiane, një përbindësh deti me aftësinë për të marrë formën njerëzore kur zbret në tokë, eksploron qytetin e Portorosos me shokun e tij të ngushtë, Alberton, duke përjetuar një verë që do t’i ndryshojë jetën.
Asgjë nuk është si duket, kur një shkrimtare në përpjekje për të shpëtuar nga blloku i krijmtarisë, nuk po arrin të dallojë të vërtetën dhe fantazinë, kur një vajze e re futet në familjen dhe jetën e saj.
Kosta dhe shokët e tij luajnë çdo ditë futboll rruge. E gjithë jeta e Kostës sillet rreth futbollit. Situata do të ndryshojë për ta kur do të duhet të luajnë disa lojë për të vendosur se kush do të mbajë fushën që lagjia e ka ndërtuar me aq shumë mund.
E kaluara e Kenshin i shkakton atij shkatërrimin e restorantit Akabeko, i cili ishte vendi i tij preferuar për të ngrënë. Aty, ai gjen një shënim me fjalën "Junchu".
"Tribut për tim atë" : Në kohën e Luftës Koreane, betimi i një të riu për t'u kujdesur për familjen e tij shënoi fillimin e një premtimi të përjetshëm që përfshin 60 vjet.
Në rrugët e Parisit, Juste mbledh kujtimet e fundit të njerëzve që vetëm ai mund t'i shohë, para se t'i ndihmojë ata në jetën e përtejme.Juste është një fantazmë. Por një ditë Agathe e njeh atë.
Tintin mëson një informacion të vlefshëm që e çon atë në një thesar të varrosur, që u përkiste paraardhësve të mikut të tij më të mirë, kapitenit Chantok. Të dy, së bashku si dhe me katërkëmbshin Milo, mikun e pandashëm të Tintinit, nisen për aventurën e tyre, ndërsa pas tyre vihen dy detektivë (Simon Pegg) dhe (Nick Frost).
Kur një adoleshente në Indinë rurale zbulon një pasion për skejtbordin që i ndryshon jetën, ajo përballet me një rrugë të ashpër ndërsa ndjek ëndrrën e saj për të garuar.
Marta mund të jetë jetime dhe të ketë një sëmundje të rëndë, por ajo është shumë pozitive. Ajo do që një djalë të bjerë në dashuri me të. Dhe jo çdo djalë, por djalin më të bukur. Një ditë ajo e gjen dikë.
Vrasësi Slade Wilson ka dy jetë: një jetë si vrasës i pamëshirshëm i njohur si Deathstroke dhe një jetë si një njeri familjar. A mund ti shlyejë ai mëkatet e së kaluarës apo do të jetë familja e tij ajo që do paguajë çmimin përfundimtar?
Një përrallë dimri, në të cilën një incident prish jetën e personazheve të saj dhe i ndryshon ata përgjithmonë. Kur frika jeton brenda shtëpive dhe njerëzve, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata për të qenë të sigurt?
Dini adoleshent, po përpiqet të rilidhet me shoqen e tij të fëmijërisë, e cila ka nisur një jetë të re. Pikërisht në këtë kohë, ai takon dragoin e dëshirave, i cili i tregon magjinë e mundësive të pafundme...
Në Prill të vitit 2015, kompania e sigurimeve Haton Garden, një kasafortë e nëndheshme në zonën Haton Garden të Lodrës, u grabit nga 4 të moshuar. Totali i vjedhur mund të ketë kapur vlerën prej 200 milion paund. Incidenti është quajtur "grabitja më e madhe në historinë ligjore të Londrës".
Komisari Igor Grom, i njohur për vendosmërinë dhe aftësitë e tij të veçanta për të kapur kriminelët, përballet me një rast i cili e vendos në pozita të vështira sapo shfaqet një njeri i maskuar me nofkën "Doktori i Fatkeqësive". Zbulimi i identitetit të tij vendos për fatin e gjithë qytetit.
Një çift i martuar merr me qera një shtëpi buzë detit dhe e gjejnë veten të rrethuar nga komshinj dhe ndodhi të çuditshme. Shpejt marrin vesh se janë në kthetrat e një kulti misterioz dhe perëndisë së tyre të lashtë detare.
Bashkëshortja dhe fëmijët e një shpërndarësi droge të cilët janë ne dijeni te punës se tij te piste, bëjnë një jetë luksoze deri në kohën që biznesi i tij merr për ters. Me përpjekjen e të shoqes për të mbrojtur fëmijët, ai largohet nga biznesi dhe rrezikon me shume se jetën e tij...
Soren aspiron të jetë një vrasës serial. Ai zgjedh Mirandën si viktimën e tij të parë por të dy habiten pa masë kur kuptojnë që ajo është e pavdekshme. Këtu nis rrugëtimi për zgjidhjen e një misteri të pashpjegueshëm.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.