Të etur për të vënë në dukje suksesin e tyre përpara bullizuesve të vjetër dhe atyre që i shkatërruan adoleshencën, dy miqtë më të mirë kalojnë një natë të paharrueshme në ribashkimin e shkollës së mesme.
Në një të ardhme jo shumë të largët, pas një katastrofe globale që ka zhdukur pothuajse të gjithë njerëzimin në Tokë, një astronaute nga Kolonia Hapësinore Kepler duhet të marrë një vendim që do të vulosë fatin e njerëzve në të dy planetët.
Mikeshat e ngushta, Barb dhe Star fillojnë aventurën e jetës së tyre kur vendosin të largohen nga qyteti i tyre i vogël mesdhetar për herë të parë në jetën e tyre dhe shkojnë në Vista del Mar.
Historia e takimit të spiunes së famshme, "vejusha e zezë" Natasha Romanoff me motrën e saj dhe përballjen me një armik të së kaluarës të saj të errët.
Një komitet për transplantin e organeve ka një orë për të vendosur se cili nga tre pacientët në listën e pritjes meriton zemrën që do ti shpëtojë jetën.
Një vajzë e re, puna e të cilës është të censurojë filmat më të dhunshëm horror, fillon të ngatërrojë fantazinë me realitetin kur një nga filma që shikon i ngjall kujtimet për zhdukjen e motrës së saj të vogël.
Një veteran i luftës së Gjirit gabimisht dërgohet në një institucion mendor për kriminelët e çmendur, ku ai bëhet objekt i eksperimenteve të një mjeku dhe jeta e tij preket plotësisht prej tyre.
Një grup kriminelësh bashkohen nën rrethana misterioze dhe duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar çfarë po ndodh vërtet kur një punë e thjeshtë kthehet e ndërlikuar.
Një njeri familjar rekrutohet për të luftuar një luftë të së ardhmes, ku fati i njerëzimit mbështetet në aftësinë e tij për t'u përballur me të kaluarën.
Dyshja vdekjeprurëse më e çuditshme në botë: truproja Michael Bryce dhe vrasësi Darius Kincaid, tashmë, pa dëshirë janë së bashku në një mision kërcënues për jetën. Ende i palicencuar dhe nën vëzhgim, Bryce detyrohet të futet në veprim, i shtyrë nga gruaja edhe më e paqëndrueshme e Dariusit, mashtruesja famëkeqe ndërkombëtare Sonia Kincaid.
Thomas dhe Bea tani janë të martuar dhe jetojnë me Peter dhe familjen e tij prej lepujsh. I mërzitur nga jeta në kopsht, Peter shkon në qytet, ku takon personazhe të këqij dhe përfundon duke krijuar kaos për të gjithë familjen.
Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
Të rriturit, Ted Tempelten dhe vëllai i tij, Tim, marrin një formulë magjike që i transformon në foshnja për 48 orë. Së bashku, ata tani duhet të pëmbushin një mision për të parandaluar një njeri të keq i cili dëshiron t'i kthejë njerëzit në zombi.
Agjenti 47, mund ti çojë në përfundimin ekzekutimet e porositura pa lënë asnjë gjurmë prapa. Udhëzuar për të hequr qafe presidentin e Rusisë. Por ati i është ngritur një kurth i cili duhet të merret me...
Një grua e re mbahet e zënë rob në një institucion mjekësor nëntokësor, ku individët e përzgjedhur gjymtohen dhe më pas shërohen duke përdorur një serum të fshehtë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.