Kur saja e Babagjyshit rrëzohet në vigjilje të Krishtlindjes, i takon kamionit të plehrave, Henkut dhe shokëve të tyre kafshë, të shpërndajnë dhuratat, nën magjinë e festës...
Një histori e cila kalon nga e shkuara në tashmen vazhdimisht, që tregon se si traumat e fëmijërisë ndikojnë në të ardhmen tonë. Ndonjëherë për të shpëtuar nga tmerret e realitetit fshihesh në një botë imagjinare.
Një ish agjent misterioz i shërbimit sekret duhet të kthehet urgjentisht në Francë kur djali i tij akuzohet padrejtësisht për trafik armësh dhe droge nga qeveria, për shkak të një gabimi të madh nga një burokrat dhe një operacioni mafioz.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Fast & Furious 9 (Filmi i parë i trilogjisë së fundit) : Saifer kërkon ndihmë nga Xhejkob, vëllai i vogël i Dominikut në mënyrë që të hakmerret ndaj Dominikut dhe skuadrës së tij.
Pasi vëllai i tij vdes në një aksident me makinë, një boksier i dështuar i MMA, merr nën drejtim klubin e natës të familjes dhe shumë shpejt mëson se vdekja e vëllait të tij nuk ishte një aksident.
U RREGULLUA! Dëshpërimi bën që një çift të ndërmarr një pakt me djallin dhe të rrëmbejnë një grua të re më qëllimin për të rikjtyer në jetë nipin e tyre, por ujdit me djallin nuk janë asnjë ashtu siç duken.
Pas një eksperience seksuale të nxituar, një studente tradicionale dhe shoqja e saj më e mirë kanë 24 orë kohë për të gjetur një pilulë emergjence në Dakotën e Jugut.
Kur asgjë nuk mund të bëhet për një pacient fatal të pagjumësisë familjare, në spital, një studente e mjekësisë transferon vëllanë e saj, në një strukturë sekrete
në bodrum për trajtim alternativ. A është pushtim demoni?
Para se të ishte një mbrojtës i popullatës, Kenshin ishte një vrasës i frikshëm i njohur si Battosai. Por kur takon Tomoe Yukishiro -n e butë, historia e tij fillon të ndryshojë.
Nën hetimin si e dyshuar për vrasjen e burrit të saj, një grua zbulon detaje të martesës së tyre problematike, duke e bërë akoma më të paqartë çështjen.
Pasi burri i verbër Uolter mbron shitësin e lagjes nga banda e rrezikshme, ai përballet me shefin e bandës, fajdexhiun Sal, në një betejë të vështirë në poker.
Zhenya vuan nga të qenit e dashuruar me burrin e saj që e ka lënë. Ajo vendos ta rikthejë atë duke bërë një magji të quajtur "Dasma e Zezë", që është një ritual magjik i njohur për fuqinë e tij të madhe dhe pakthyeshmërinë. Pas ritualit, burri i saj kthehet, por dashuria e tij bëhet më shumë si një mani. Ai madje është gati të vrasë Zhenyan, në mënyrë që të mos ia japë askujt. Kur burri i çmendur vdes, magjia nuk ndalet, sepse as vdekja nuk i ndan ata që u fejuan nga demoni i dasmës së zezë.
Gjatë pushimeve verore në një qytet buzë detit, 16-vjeçari Deniz, kërkon afeksionin e dashurisë së fëmijërisë së tij dhe noton në një trekëndësh dashurie.
Një nëpunës i zakonshëm punëson një prostitutë të mrekullueshme për një natë. Pasi nata përfundon, ai nuk dëshiron ta lejojë atë të shkojë. Ajo pranon të qëndrojë me të, por shefi i kërkon asaj të kthehet.
Bazuar në video-lojën japoneze me të njëjtin emër, kjo është historia një lufte për lavdi, pushtet, besnikëri midis forcave të ndryshme kundërshtare në Kinën e vjetër.
Një vrasës vazhdon të ndjekë familjen Falkone teksa një klasë e re kriminelësh të maskuar nisin të pushtojnë qytetin e Gothamit. Batmani dyshon se një ish-aleat i tij mund të jetë vrasësi serial.
Ushtarët amerikanë kanë humbur pas vijës së armikut gjatë luftës së dytë botërore duke bërë një zbulim të tmerrshëm: Hitleri po ndërton një super-bombë. Kundër të gjitha gjasave, ata vihen në kërkim të shkencëtarit në krye të programit...
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.