Një agjent special ka 8 vite i infltruar thellë në tregun e organizuar kriminal të Azisë, ku ai bëhet krahu i djathtë i një prej bosëve. Nik tani ka filluar të ndjejë besnikëri ndaj shoqërisë së re dhe parave.
Nik Njuell, një mundës me një krah, fiton një shans të rrallë për t'u ndeshur në kampionatin e peshave të lehta për MMA-në. Ai lufton për të fituar për veten dhe të gjithë njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara.
Rubi, është personi i vetëm që dëgjon në familjen e saj të shurdhër. Kur biznesi i peshkimit i familjes kërcënohet,
Rubi e gjen veten të ndarë mes ndjekjes së dashurisë së saj për muzikën dhe frikës për të braktisur prindërit e saj.
Nipi trim i mbretit Artur vendos të përballet me Kalorësin e Gjelbër, një gjigant misterioz që shfaqet në Kamelot. Duke rrezikuar jetën e tij, ai fillon një aventurë epike për të treguar veten para familjes dhe gjykatës.
Historia e vërtetë e rrugëtimit të dhimbshëm që ndërmerr një baba në nder të djalit të tij që vuan bullizmin në shkollë sepse është homoseksual. Ai ecën kudo nëpër gjithë Amerikën për të folur me këdo që mundet për të eleminuar bullzimin nëpër shkolla dhe jo vetëm.
Ish-specialisti i skuadrës ushtarake Markus Lombardi, ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar motrën dhe familjen e tij, vetëm nëse gjen kutinë misterioze.
Naman, Roni dhe Berni, tre studentë nga skuadra e kuiceve gëzohen kur marrin vesh se do shkojnë në Kalkutë për një konkurs sepse shpresojnë që aty do humbin virgjërinë.
Një natë, ndërsa punonte në Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës të Policisë në Mumbai, oficeri i policisë Nikhil Sood merr një telefonatë nga një grua histerike që dëshiron të bëjë vetëvrasje. Edhe pse përpiqet ta shpëtojë, Nikhil nuk e ka idenë se kjo do ta çojë atë në rrezikimin e familjes së tij, pasi të vërtetat e errëta që ai ka fshehur kërcënojnë të shkatërrojnë parimet e tij dhe gjithçka që ai do.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
Një turist amerikan përfundon në arrati në Greqi pasi një aksident tragjik e zhyt atë në një komplot politik që e ka kthyer atë në një objektiv vrasjeje.
Kur një bibliotekar hebre dhe djali i tij bëhen viktima të Holokaustit, ai përdor një përzierje perfekte të vullnetit, humorit dhe imagjinatës për të mbrojtur djalin e tij nga rreziqet rreth kampit të tyre.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.