Një thriller psikologjik që flet për shtatë miq që bashkohen për një fundjavë pas disa vitesh me shumë pak ose aspak kontakt. Ata janë ftohur, kanë vazhduar me jetën e tyre. Por sekretet e së kaluarës janë kthyer për t'i përndjekur, këtë herë me një kërcënim shumë real, gati për t’u ekspozuar në çdo moment.
Thriller erotik. Marku, një ish-polic i korruptuar, të cilin e përndjek vdekja e gruas dhe djalit të tij, përgatitet për vrasjen e tij të radhës. Gradualisht ai magjepset nga prostituta e bukur që jeton në apartamentin ngjitur dhe ata fillojnë një lidhje pasionante. Në mënyrë që të mund të realizojnë ëndrrën e tyre për tu arratisur sëbashku, ata duhet thjesht të vrasin tutorin e saj, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken...
Ndërsa ishin me pushime në fshatin Uiskonsën, pesë miq kërkojnë strehim në një ndërtesë të vetme pasi automjeti i tyre përplaset në një stuhi dëbore të egër. Pa shërbim celular, grupi ndahet për të gjetur ndihmë, por kur ribashkohen, njëri prej tyre gjendet i vdekur.
U RREGULLUA FILMI! Një psikiatër, pacientja e së cilit kryen vetëvrasje, vuan shkatërrimin e familjes së tij pasi prezanton "vëllain" e viktimës me gruan dhe vajzën e tij.
Natën e Krishtlindjeve, Serxh është i vetmi mjek roje në urgjencë. I detyruar nga dhimbjet e papritura, detyrohet të kërkojë ndihmën e një shpërndarësi.
Për të shpëtuar njerëzit e tyre, Wu Wei dhe Liu Xiao mbledhin ekipin e përkohshëm të veprimit special. Ata zbulojnë vendin ku mblidhen kriminelët dhe pengjet e tyre dhe luftojnë me dhunë kundër tyre.
Në një vend në Perëndimin e Egër të quajtur ''Kryqëzimi'' nuk funksionon ligji dhe njihet ndryshe dhe si parajsa e kriminelëve. Një gazetare vjen për të kryer një kronikë në gazetë mbi këtë vend, por ngjarjet atje e lënë të habitur.
Jeta e lumtur, vazhdon për çiftin e mbretëror së Auradon, ndërsa ata përgatiten të martohen në një festë epike me miqtë dhe familjen e tyre, por Hades kërcënon të shkatërrojë gjithçka.
Lindsi udhëton për në Irlandë për blerjen e një toke me qëllim ndërtimin e një resorti. Ajo vendos të hyjë në festivalin e qytetit për krijimin e çifteve në mënyrë që ta bindë komunitetin dhe një djalë vendas për këtë investim.
Ndërsa Lili është në dhimbje prej humbjes së vajzës, një zog luftarak ngre folenë afër shtëpisë së sajë. Zogu i egër, “tallet” dhe sulmon Lilin, e cila në atë kohë ndihej e pikëlluar. Nga përpjekjet për të dëbuar Zogun Yll, ajo zbulon dëshirën e sajë të madhe për të jetuar dhe gatishmërinë e sajë për të dhënë dashuri.
Dy vëllezër Vibhooti dhe Chiraunji, tantrikë, që meren me gjuetinë dhe zhdukjen e fantazmave për para, u caktohet një detyrë në një fshat të largët ku përballen me një fantazëm Kichkandi.
Një aksident do t'i detyrojë Vivienin dhe Roin të ndalojnë dhe të kërkojnë në jetën e tyre,
minutë pas minuti pas në kohën e aksidentit, dhe më në fund të fillojnë
të jetojnë në një të tashme që ndoshta do të jetë më emocionuese se çdo paracaktim fati.
Një basketbollist i talentuar aziatik që jeton në Nju Jork, ëndërron që një ditë të luajë në NBA. Ndërsa prindërit e tij i bëjnë presion të përqendrohet në fitimin e një burse për një kolegj elitar, Bugi duhet të gjejë rrugën e tij mes të dashurës, shkollës, kundërshtarëve në fushën e lojës dhe pritshmërive për të ardhmen.
Një mama e vetme zhvendoset në një fshat irlandez me djalin e saj. Ajo nis të dyshojë se ai nuk mund të jetë djali i saj dhe frika rritet për shkak të disa ngjarjeve të frikshme dhe misterioze që lidhen me një gropë në pyllin afër shtëpisë së tyre.
Sujin, e cila ka humbur kujtesën, për shkak të një incidenti të tmerrshëm, fillon të dyshojë për burrin e saj. Ajo e gjen veten të ngatërruar, midis realitetit dhe iluzioneve, të vërtetave dhe gënjeshtrave.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.