Në rrugën e saj për në një punë të re si mësuese, Loren-i ndalon në Grendon Folls,ku takohet dhe miqësohet me një punëtor beqarTravis-in, fëmijën e tij që po strehon dhe shumë vendas të tjerë në javët deri në Krishtlindje.
Frank Martin është më i miri në atë që bënë: transporton gjëra pa bërë pyetje. Por transportimi i tij i fundit, një femër e re dhe e bukur e rrëmbyer nga trafikant klandestinës, sjell komplikime fatale në planin e tij të dorëzimit. Tani, Frank duhet të futet në një luftë të pa ndërprerë aksioni për të shpëtuar ngarkesën e tij të çmuar edhe jetën e tij.
Ndërsa Fibi mundohet të gjejë tradita të reja për ta bërë sa më bukur Krishtlindjen, ajo kupton se nuk janë traditat që formojnë shpirtin e Krishtlindjes, por njerëzit me të cilët i ndajmë këto tradita.
Një stiliste aspiruese e modës është në mënyrë misterioze në gjendje të hyjë në vitet 1960, ku ndeshet me një këngëtare të çuditshme. Por magjepsja nuk është gjithçka që duket dhe ëndrrat e së kaluarës fillojnë të plasariten dhe të copëtohen në diçka më të errët.
Një regjizor duhet të përballet me pasojat e famës së menjëhershmen dhe arsyen që e ka arritur atë, teksa është në një luftë me veten dhe të tjerët në lidhje me sa është e pranueshme të sakrifikosh për artin pa humbur mirësinë tënde.
Jeta e Gabrielit është një histori magjepsëse dhe jashtëzakonisht pasionante e arratisjes së tij nga 'ferri' personal, ndërsa ai përpiqet të fitojë të pamundurën, faljen dhe dashurinë.
Në këtë histori të origjinës së Atit të Krishtlindjes, një djalë i zakonshëm (me një mi të përkëdhelur besnik dhe një dre pranë tij) nis një aventurë të jashtëzakonshme për të gjetur babanë e tij që është në një kërkim për të zbuluar fshatin fantastik të Elfhelmit.
Në vitin 1937, Japonia pushtoi Nanjingun, kryeqytetin kinez. Ndodhi një betejë dhe mizori të mëvonshme kundër banorëve, veçanërisht atyre që u strehuan në Zonën e Sigurisë Ndërkombëtare.
Poloni, 1985: I pakënaqur me rezultatin e hetimit për një vrasje, një oficer i ri në Varshavën komuniste nis të hetojë vetë për të zbuluar të vërtetën.
Një detektiv vihet në ndjekje të një vrasësi që po terrorizon qytetin e Nju Jorkut, gjatë kohës kur pandemia e Covid-19 është në pikën e saj më kulminante.
Lufta e Dytë Botërore, Dhjetor 1942, katër fëmijë në arrati. Sara dhe Danieli janë hebrenj që dëbohen nga vendi i tyre dhe fshihen në bodrumin e Otos dhe Gerdës, derisa policia i zbulon. Kjo sjell arrestimin e prindërve të Otos dhe Gerdës. Pas kësaj, katër fëmijët duhet të shkojnë në Suedinë neutrale.
Pasi zbulon se gjyshi i tij është Santa Claus, Jules duhet ta ndihmojë atë të dorëzojë dhuratat në të gjithë botën. Por urrejtja e Zhylit për Krishtlindjet mund ta bëjë këtë më të vështirë sesa mendonte Santa.
Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve me familjen mbretërore në pallatin Sandringham në Norfolk, Angli, Diana Spencer, duke luftuar me problemet e shëndetit mendor, vendos t'i japë fund martesës së saj 10 vjeçare me Princin Charles.
Teksa është duke u kujdesur për pacientë të saj të sëmurë mendorë, një infermiere e re fillon të dyshoj tek vetja, kur gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin rreth saj.
Vetmia, vdekja dhe kuptimi i jetës, të eksploruara përmes jetëve të veçuara, që përplasen në tregimet e shkurtra mbi Tokën e së ardhmes, ku nuk mungon as koronavirusi…
Kur një gazetare hyn e infiltruar si mësuese për të marrë informacione të brendshme rreth një princi donzhuan, ajo ngatërrohet në disa intriga mbretërore dhe përfundon duke gjetur dashurinë- por a do të jetë në gjendje ta mbajë gënjeshtrën e saj?
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.