Ruth Slater, një grua e liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit për një krim të rëndë, bën përpjekje për të rihyrë në shoqëri. Ajo duhet të rregullojë përsëri jetën e saj në një botë që refuzon ta falë të kaluarën e saj.
Një çift i sapo-fejuar përpiqen t'i lënë përshtypje vjehërrve të tyre me një darkë të këndshme në prag të Krishtlindjeve, por e kanë të vështirë ta kryejnë këtë teksa fshehin një trup në shtëpinë e tyre.
Aleancat ndryshojnë kur një makinë e blinduar me një të burgosur mafioz shqiptar, i shpëton
një ushtrie mafioze duke u futur brenda një magazine, e cila po grabitet nga një bandë
franceze që vidhte laptopë, etj...
Një mësuese në qytetin e vogël të Oregonit dhe vëllai i saj sherif, zbulojnë se një nxënës po fsheh një sekret të rrezikshëm që mund të ketë pasoja të frikshme.
Djalli i parë në botë, Uandi u adhurua shumë si paraardhësi i demonëve. Mijëra vjet më vonë, mbreti i demonëve Sun Ukong u shpëtua nga Mali "5 Elementet".
Një ish komando që është shtirur si i vdekur për të kaluar një jetë të qetë në Boston lë mënjanë qetësinë për të shpëtuar një vajzë të re dhe e gjen veten përballë gangsterëve rusë.
Situata i del jashtë kontrollit edhe pse gangsteri amerikan Erik Vaskez thur plane për t'u bërë lideri i botës meksikane të krimit, sepse ndërkohë aleatët e tij të fuqishëm i bëhen armiq...
Roberti dhe djali i tij përballen me armikun e vjetër të Robertit, Balzarin. Ndërkohë që vendi është i rrethuar nga skuadra e Balzarit, babë e bir shkojnë në një kështjellë të sigurisë së lartë.
Përpjekjet e një të riu me ngjyrë për të rimarrë shtëpinë e fëmijërisë së tij, një shtëpi tashmë e shtrenjtë e stilit viktorian, në një lagje të San Franciskos.
Vazhdimi i serisë së kultit të Alexandre Astier-it,një version i çuditshëm i legjendës së "Kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët". I fshehur në Romë,Mbreti Artur planifikon rikthimin e tij,për të kundërshtuar ushtrinë e ish-mikut të tij Lancelot-it.
Marta, një neurokirurge dyzetvjeçare, bie në dashuri. Ajo lë karrierën e saj të shkëlqyer në Amerikë dhe kthehet në Budapest për të filluar një jetë të re me këtë person. Por dashuria e jetës së saj pretendon se ata nuk janë takuar kurrë më parë.
Katër studentë ekselentë universiteti detyrohen të përballen me veten në mënyra të tmerrshme kur eksperimenti i tyre i Fizikës Kuantike çon në një ekzistencë paralele të ngatërruar që i bën ata të pyesin se kush janë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.
Një letër dashurie për gazetarët e vendosur në një postë të një gazete amerikane në një qytet imagjinar francez të shekullit të njëzetë që sjell në jetë një koleksion tregimesh të botuara në "The French Dispatch Magazine".
Një baba i tregon vajzës së tij aventurat e fëmijërisë së tij, të viteve ’80, ndërsa ndiqte ëndrrën e tij për të patur një Nintendo të tijën për Krishtlindje…
Neli, Simoni dhe djali i tyre Arti janë gati të mirëpresin miqtë dhe familjet e tyre për atë që premton të jetë një mbledhje e përsosur për Krishtlindje. E përsosur, përveç një gjëje: të gjithë do të vdesin.
Një biznesmen i rëndësishëm i apasionuar pas gjuetisë dhe një djalosh i ri, guidë vendase, luajnë një lojë të rrezikshme gjatë gjuetisë në shkretëtirën Mojave.
Një ish-i burgosur kthehet në shtëpi pas 17 vjetësh burg, me shpresën për t’u falur nga të afërmit e njeriut që ka vrarë dhe nga e ëma, që ka mbetur vetëm dhe e sëmurë.
Disa burra të maskuar qëllojnë familjen Silva teksa janë duke darkuar dhe vajza e tyre Rexhina është e vetmja e mbijetuar e sulmit të frikshëm. Duke mësuar se si të përdorë armën, Rexhina kërkon të vendosë drejtësi.
Një natë, Kripa është në arrati nga seksi dhe dhuna kur takon Sadhavin, një grua që çuditërisht i ngjan nënës së tij të vdekur. Ajo i jep atij strehë dhe e mëson të udhëtojë brenda përmes seksit.
Një vrasës me pagesë ka për detyrë të gjejë një djalë që pa vdekjen e vëllait të tij nga një Bos i rrezikshëm. Ndërkohë që koha kalon, ai vë në dyshim zgjedhjet e tij dhe të zgjedhë një anë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.