Kur një vorbull misterioze dhe e rrezikshme shfaqet në tropikët e Oqeanit Atlantik, astronautët Belka dhe Strelka dërgohen për të hetuar. Me ndihmën e miqve të tyre të mirë, Belka dhe Strelka duhet të veprojnë përsëri heroikisht dhe të përfundojnë një mision të guximshëm për të shpëtuar planetin së bashku me shtëpinë e largët të miqve të tyre të rinj aliene.
Gjatë një transferimi rutinë të policisë, gjithw stafi bie në një greminë. Kur i sulmojnë disa njerëz të çuditshëm në pyje, mjekja Melina përballet me realitetin e situatës dhe njerëzit që e rrethojnë.
Një burrë ambicioz që ka talent për të manipuluar njerëzit, hiqet si medium dhe lidhet me një psikiatre femër, e cila është edhe më e rrezikshme se ai.
Ndërsa burri i saj është në një udhëtim pune, Gamhee takon tre nga miqtë e saj në periferi të Seulit. Ata bëjnë një bisedë miqësore, por ka rryma të ndryshme, që rrjedhin të pavarura nga njëra-tjetra, si sipër ashtu edhe nën sipërfaqe.
Në vitin 1983, Polonia komuniste tronditet nga rasti i gjimnazistit Regorz Przemik, i cili goditet për vdekje nga policia. I vetmi dëshmitar i rrahjes bëhet armiku numër një i shtetit.
Ndërkohe qe po fillon viti i ri shkollor, zemra e Loles thyhet nga i dashuri i saj, dhe me vone ajo surprizohët nga shoku më i ngushte i saj, muzikanti premtues Kyle, i cili shpreh ndjenjat e tij për të.
Aventura vazhdon me arratisjen e vëllezërve Crash dhe Eddie, të cilët u nisën për të gjetur një vend për veten e tyre. Së bashku me nuselalën me një sy, Buck Wild, ata përballen me dinozaurët që banojnë në Botën e Humbur.
Kur Patrizia Reggiani, një e huaj modeste, martohet me trashëgimtarin e familjes Gucci, ambicia e saj e shfrenuar për trashëgiminë e familjes shkakton një spirale të pamatur të tradhtisë, dekadencës, hakmarrjes dhe përfundimisht vrasjes.
Xhejk bën një jetë të qetë duke u kujdesur për familjen e tij derisa ai ndiqet nga kriminelët e dhunshëm Punxhabi dhe Meksikanë pas një grabitjeje të dështuar.
Lufta e Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik i pushtuar. István Semetka është një fermer i thjeshtë hungarez, i cili shërben si Kaporal në një njësi speciale që kërkon grupe partizane. Gjatë rrugës për në një fshat të largët, kompania e tij bie nën zjarrin e armikut. Ndërsa komandanti vritet, Semetka duhet të kapërcejë frikën e tij dhe të marrë komandën e njësisë pasi ai tërhiqet zvarrë në një kaos që ai nuk mund ta kontrollojë.
I torturuar nga e shkuara, një punonjës plehrash i quajtur Klin mundohet të jetojë një jetë të qetë. Por e gjen veten t'i kthehet të shkuarës së tij të dhunshme.
Një dekadë pas vdekjes së një ylli televiziv amerikan, një aktor i ri kujton korrespondencën me shkrim që ndau me të, si dhe ndikimin që ato letra patën në jetën e të dyve.
Mia, nxënëse e shkollës së mesme, vuan pasojat emocionale që përjeton pas të shtënave me armë në shkollën e saj. Marrëdhëniet me familjen, miqtë dhe këndvështrimi i botës ndryshojnë përgjithmonë...
Një çift gjatë një arratisje romantike e gjejnë veten të bllokuar në det kur një stuhi tropikale rrëmben vilën e tyre. Për të mbijetuar, ata janë të detyruar të luftojnë me elementët natyrorë, ndërsa i rrethojnë peshkaqenët.
Thashethemet për pushtim nga demonët në një manastir fetar nxitin një hetim të kishës për ngjarjet e çuditshme mes murgeshave të saj. Një prift i pakënaqur dhe neofiti i tij përballen me tundimin, gjakderdhjen dhe krizën e besimit.
Historia e kësaj drame dhe komedie sillet rreth : Aventurat e Gustave H, një portier legjendar në një nga hotelet e famshme evropiane , në periudhën mes dy luftërave. Së bashku me mikun e tij Zero Moustafa, ata gjenden të përfshirë në vjedhjen e një pikture të famshme...
Kur Japonia dorëzohet në fund të Luftës së Dytë Botërore, ushtari Hiro Onoda tërhiqet në xhunglat e Filipineve për ta vazhduar i vetëm luftën për 10,000 ditë të tjera.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.