Një grua skoceze, teksa udhëton për në Kolumbi, fillon të shquajë tinguj të çuditshëm. Shumë shpejt, ajo fillon të mendojë për pamjen që ata mund të kenë.
Një burrë i pasur, i cili lejon gruan e tij të ketë lidhje te tjera për të shmangur divorcin, bëhet i dyshuari kryesor për zhdukjen e të dashurëve të saj.
Një film propagandistik, ku mashtrohet e vërteta dhe tregon për NATO-n që bombardon Beogradin në mars 1999. Në qershor, ushtria serbe tërhiqet nga Kosova. Disa myslimanë besojnë se tani ata mund të plaçkisin, përdhunojnë dhe vrasin serbët në Kosovë. 5 rusët do të marrin aeroportin e Kosovës nga banditë të tillë dhe do ta mbajnë atë deri sa të arrijnë paqeruajtësit.
Asim Noyan mashtron njerëzit me gënjeshtrat dhe lojërat e tij. Asim Noyan-i dhe banda e tij,
të cilët askush tjetër nuk ka mundur t'i kapë, ngatërrohet përsëri në një mashtrim.
Një ish-marins punësohet nga një kontraktues i mbrojtjes për të udhëtuar në Panama për të mbyllur një marrëveshje armësh. Në këtë proces ai përfshihet me pushtimin e Panamasë nga SHBA dhe nxjerr një mësim të rëndësishëm për natyrën e vërtetë të pushtetit politik.
Pas vdekjes së babait të tij, përgjegjësia për t'u kujdesur për familjen bie mbi supet e Will. Ai merr pjesë në një garë me qen, e cila kërkon orë të gjata garash dhe një vullnet të hekurt për të fituar.
Rreshteri i parë Charles Monroe King, u thirr në luftë në Bagdad. Lufta është gjithnjë e papritur. Përpara se të vritej në aksion në Bagdad, i shkruan një ditar djalit të tij me synimin t'i tregonte se si të bëj një jetë të denjë pavarësisht se mund rritej pa baba.
Kur një mësuese kopshti - Yami Gautam rrëmben 16 nxënës të vegjël dhe bën një sërë kërkesash, kjo gjë jo vetëm që trondit policinë dhe qytetin e Mumbait, por bën jehonë në të gjithë vendin dhe politikanët e saj.
Kur një magji e lashtë, bie në duart e gabuara, një grup heronjsh nga periudha dhe kultura të ndryshme duhet të bashkohen për ta mposhtur atë me çdo kusht.
Jeta e agjentit special Ross merr një kthesë të keqe kur ai zbulon se avioni i ish
të fejuarës së tij është në shënjestër të së njëjtës organizatë terroriste të cilën ai po e ndjek.
Larry Gopnik, një profesor i Midwesternit, është i frustruar me ngjarjet e papritura që i trazojnë jetën. I hutuar dhe i etur për të deshifruar shkakun e këtyre incidenteve, a do të mundet ai të ketë sukses?
Pas vdekjes së shokut të tij të ushtrisë, ish-ushtari Brigs, duhet të çojë qenin Lulu në funeral, në kohën e duhur. Gjatë rrugës, ndërsa u duhet të mësohen me njëri-tjetrin, ata thyejnë ligjet, i shmangen ngushtë vdekjes dhe mësojnë të luftojnë për të gjetur lumturinë.
Në epokën e Joseon një grup piratësh përballet me hajdutë. Pasi bëhen grup dhe gjejnë një hartë thesari të lënë pas nga tradhtarët e mbretërisë ata vendosin të nisin një rrugëtim për tu bërë të pasur. Në rrugëtimin e tyre përballen me armiq të vjetër edhe aventura të reja.
Një pilot që udhëton në kohë bashkohet me veten e tij më të re dhe babain e tij të ndjerë për t'u pajtuar me të kaluarën e tij duke shpëtuar të ardhmen.
Trevis Bllok është një oficer qeveritar që përballet me të kaluarën e tij të errët. Kur zbulon një komplot që rrezikon qytetarët e SHBA-së, Bllok e gjen veten përballë drejtorit të FBI-së, të cilin e mbronte dikur.
Pasi Meks dhe Ejvëri takohen në një aplikacion rrjetesh sociale për një takim të parë, ata përfundojnë në një shtëpi të përhumbur vetëm për të kuptuar se trauma që ndajnë mund t'i shpëtojë ose të shpërthejë në një makth të paharrueshëm.
Një anglez punësohet për të krijuar efekte zanore për një studio filmash horror në Romën e viteve 1970, por puna përfundon duke marrë një dëm të rëndë në shëndetin e tij mendor.
Një platformë nafte bie në mënyrë dramatike në bregdetin Norvegjez dhe studiuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi kur kuptojnë se ky është vetëm fillimi i diçkaje edhe më serioze.
Një prift amerikan që punon në Meksikë pushtohet gjatë një ekzorcizmi dhe përfundon duke kryer një akt të tmerrshëm. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, pasojat e mëkatit të tij rikthehen ta ndjekin atë, duke nisur betejën më të madhe brenda tij.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.