Babloo Ranawat, një haker gjenial, ka për detyrë të gjurmojë Laila-n, organizatorin e krimit më të madh kibernetik në botë që nuk ka ndodhur ende. A do të jetë në gjendje Babloo ta ndalojë atë?
Dastani nuk i duron dot më bezdisjet e vazhdueshme nga gruaja e tij shtatzënë dhe vendos të ikë larg saj, për të paktën një ditë me miqtë e tij. Ata dalin për peshkim, dhe kjo dalje shndërrohet në një aventurë, për shkak të një sërë ngjarjesh të paparashikuara.
Një burrë bie në dashuri me shoqen e klasës së vajzës së tij dhe ata ngatërrohen në një marrëdhënie të nxehtë. Kur dëshirat e tyre seksuale shndërrohen në obsesione, situata bëhet e çmendur.
Kur një avokat jo shumë i njohur vritet në kufirin midis dy Konteve, Sherifi i Kontes Maksville Alden Rockwell duhet të punojë pa dëshirë me Sherifin e sapozgjedhur Jo Porter të Kontes fqinje të York-ut. Metodat e saj të "qytetit të madh" bien ndesh me mënyrat e tij të "shkollës së vjetër", por kur vrasësi vazhdon të godasë, ata duhet të mësojnë të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të ndaluar vrasësin.
Ndjek jetën e At' Stjuart Long-ut,
një boksier i kthyer në prift që frymëzoi njerëz të panumërt
gjatë udhëtimit të tij nga vetë-shkatërrimi në shëlbim.
Dante udhëton nëpër nëntë rrathët e Ferrit -- Limbo, Epsh, Grykësia, Lakmia, Zemërimi, Heretikë, Dhuna, Mashtrimi dhe Tradhtia -- në kërkim të dashurisë së tij të vërtetë, Beatriksën.
Një gjimnaste e re, që përpiqet me dëshpërim të kënaqë mamanë e saj plot pretendime, zbulon një vezë të çuditshme. Ajo e fsheh dhe e mban ngrohtë, por kur veza çel, çfarë del prej saj i trondit të gjithë.
Një familje e klasës së mesme udhëton në Indonezinë rurale për të vizituar drejtorin e sëmurë të jetimores ku babai u rrit. Ngjarje të tmerrshme i ndodhin së shpejti atyre dhe familjeve të tjera që vijnë për vizitë.
Dëshmoni ngritjen e një ushtari të ushtrisë ndërsa ai kupton fatin e tij dhe pajtohet të bëhet
super ushtari i parë i Indisë i krijuar për të luftuar terroristët,
ndërsa ai lufton demonët e tij të brendshëm dhe armiqtë e tij të jashtëm.
Në garë për rritje në detyrë, producentja Kelly përgatitet për programin e saj të gatimit për fëmijë. Kur prezantuesja e emisionit Shefe Betty lëndohet papritur, Kelly punëson si zëvendësues Shefin problematik, Stephen.
Një histori e vërtetë e famëkeqe mbi një grup kriminelësh në pension, të cilët ia dalin të grabisin një prej lagjeve më të pasura të Londrës. Lakmia e ktheu grabitjen e tyre të fundit në një makth brutal.
Filmi përqëndrohet tek Keit, një vejushë që e ka humbur të shoqin në luftën në Afganistan dhe që së bashku me vajzën e saj po mundohen të mbajë fermën në një qytet të vogël, ndërkohë që drejton si vullnetare departamentin e zjarrfikësve.
Historia e dy motrave: njëra, shkrimtare, lufton me vendimin e tjetrës për t'i dhënë fund jetës së saj dhe në këtë proces bën zbulime të thella për veten e saj.
Dejvi është një shofer taksie i mbyllur në vetvete, që bën jetë monotone. Por, nata e tij do të pësojë një kthesë të papritur pasi të marrë në makinë Kerën misterioze që fsheh një sekret të errët.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.