Në vitin 2029, një skuadër speciale e policisë lufton një grup terrorist që kundërshton ribashkimin e dy shteteve koreane. Por, pas kësaj lufte, qëndrojnë intriga dhe të fshehta pa fund...
Ito, një vrasës me pagesë, pjesë e Triadës aziatike, gjendet në luftë mes bandës së tij dhe dëshirës për të shpëtuar një vajzë të vogël nga vdekja e pamëshirshme.
Pas vdekjes së tre fëmijëve që supozohet të jenë vrarë nga ujqërit, nëna e një djaloshi gjashtë vjeçar të humbur punëson shkrimtarin Rasëll Kor për të gjetur djaloshin në vendin e egër të Alaskës.
Historia e vërtetë e Ashraf Maruanit, i cili ishte dhëndëri i presidentit Naser dhe këshilltar i besuar pasardhësit të tij Anuar Sadatit. Njëkohësisht pasuria më e çmuar e inteligjencës izraelite të shekullit të 20-të. Bazuar në librin më të mirë të NYT 'Engjëlli: Spiuni egjiptian që shpëtoi Izraelin'
Kur një grup shokësh adoleshent shkojnë në një udhëtim për pushimet e pranverës, një aksident fatkeq i kthen në një garë kundër kohës për të shpëtuar gjënë më të çmuar të mikut të tyre.
Një nxënëse gjimnazi detyrohet të përballet me pëlqimin e saj të fshehtë në kabinën e puthjeve. Gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donte ajo, pasi në mes është shoku i saj i ngushtë, i cili gjithashtu është edhe vëllai i pëlqimit të saj.
E dëshpëruar për të hequr qafe fëmijën e saj të vogël,
një shtëpiake prej Manhatan-it punëson një të panjohur
për tu kujdesur për të dhe situata precipiton më keq
se ç'mund ta imagjinojë.
Dy fëmijë bëjnë shoqëri me një këlysh jetim, të quajtur Benxhi. Kur u kanoset rrezik dhe rrëmbehen nga dy hajdutë në telashe, Benxhi dhe ndihmësi i tij pisanjos u vijnë në ndihmë.
Një biologe bën një marrëveshje të shkojë në ekspeditë në një vend të rrezikshëm, ku ligjet e natyrës tashmë nuk aplikohen më, për të zbuluar një të vërtetë të madhe.
Xhin-seok shpërngulet në shtëpinë e re me vëllanë e madh Ju-Seok, mamanë dhe babanë. Xhin-seok vuan nga ankthi por me mjekimet që merr arrin të bëjë një jetë normale. Një mbrëmje me shi, Xhin-seok e sheh vëllanë duke u rrëmbyer nga disa burra me një fugon të zi. Pas 19 vitesh heshtje Ju-Seok rikthehet në shtëpi por nuk mban mend asgjë. Xhin-seok vëren disa ndryshime në sjelljen e të vëllait dhe fillon të dyshojë se personi që është kthyer nuk është Ju-Seok. Ndërkohë Xhin-seok dëgjon zhurma nga një dhomë e kyçur përkohësisht, nga pronari i mëparshëm i shtëpisë.
Xhamila e ka jetën të planifikuar. Ajo është presidente e shoqërisë në universitet, kapitene e skuadrës së stepit, punonjëse në zyrën e drejtorit dhe në listë pritjeje për të hyrë në Harvard. Ç'mund të shkojë keq?
Në një botë ku krijesat mistike jetojnë krah për krah me njerëzit... Një polic detyrohet të punojë me një ork për të gjetur një armë për të cilën gjithë janë të gatshëm për të vrarë.
"Dy burra kthehen në shtëpi pas Luftës së Dytë Botërore për të punuar
në një fermë në zonën rurale të Misisipit,
ku u duhet të përballen me racizmin
dhe të përshtaten me jetën pas luftës."
Iris, një grua e re e një bankieri, zhduket në Paris. Një mekanik i mbytur në borxhe mund të jetë i përfshirë në këtë lidhje të cuditshme. Një mister shumë i vështirë për policinë.