Katër studentë të shkollës së mjekësisë bëhen pjesë e një një eksperimenti të neuroshkencës, i cili del jashtë kontrollit dhe duhet të gjejnë një rrugëdalje para se të jetë tepër vonë.
Shejdisajd, 1978. Shkolla ka mbaruar dhe aktivitetet në kampin "Krahët e Natës" janë gati të fillojnë. Por, kur një tjetër anëtar i Shejdisajdërit pushtohet nga dëshira për të vrarë, argëtimi nën rrezet e diellit kthehet në një luftë të tmerrshme për mbijetesë.
Të etur për të vënë në dukje suksesin e tyre përpara bullizuesve të vjetër dhe atyre që i shkatërruan adoleshencën, dy miqtë më të mirë kalojnë një natë të paharrueshme në ribashkimin e shkollës së mesme.
Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
Asgjë nuk është si duket, kur një shkrimtare në përpjekje për të shpëtuar nga blloku i krijmtarisë, nuk po arrin të dallojë të vërtetën dhe fantazinë, kur një vajze e re futet në familjen dhe jetën e saj.
E kaluara e Kenshin i shkakton atij shkatërrimin e restorantit Akabeko, i cili ishte vendi i tij preferuar për të ngrënë. Aty, ai gjen një shënim me fjalën "Junchu".
Kur një adoleshente në Indinë rurale zbulon një pasion për skejtbordin që i ndryshon jetën, ajo përballet me një rrugë të ashpër ndërsa ndjek ëndrrën e saj për të garuar.
Një përrallë dimri, në të cilën një incident prish jetën e personazheve të saj dhe i ndryshon ata përgjithmonë. Kur frika jeton brenda shtëpive dhe njerëzve, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata për të qenë të sigurt?
Dini adoleshent, po përpiqet të rilidhet me shoqen e tij të fëmijërisë, e cila ka nisur një jetë të re. Pikërisht në këtë kohë, ai takon dragoin e dëshirave, i cili i tregon magjinë e mundësive të pafundme...
Pasi një ngjarje shkatërruese globale shkatërroi të gjithë elektronikën dhe eleminoi aftësinë e njerëzve për të fjetur, një ish-ushtare mund të ketë gjetur një zgjidhje me vajzën e saj.
24 studentë meshkuj ishin zgjedhur për një eksperiment, duke marrë rolin e të burgosurve dhe të rojeve, në një burg të rremë në bodrumin e ndërtesës së psikologjisë së Stanfordit.
Pasi një botuese, ndryshon përmbajtjen e një libri rreth një vrasësi të tmerrshëm, duke e kthyer nga trillim, në të vërtetë, shkrimtari e gjen veten në botën e personazhit të librit dhe detyrohet të përjetojë rolin e personazhit të tij për të mbijetuar.
Dy vjet pas vrasjes së djalit dhe babait të tij, një vrasës në pension vë në lëvizje një plan hakmarrje të hartuar me kujdes kundër vrasësit: vëllain e tij.
Pasi u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje me fantazma në spitalin e tyre, dy mjekë fiksohen rrezikshëm për të marrë prova shkencore se fantazmat ekzistojnë.