Dy burra që takohen në një avion dhe nisin një bisedë që kthehet në miqësi. Për Henry Teague, i rraskapitur nga puna fizike dhe krimi gjatë gjithë jetës, kjo është një ëndërr e realizuar.
Një lojtar kumari pranon të ruaj një çantë për një të njohur që po shkon në burg. Kur zbulon paratë në çantë, nuk mund t'i rezistojë dëshirës për t'i marrë.
Kufiri i hollë ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes bëhet vdekjeprurës, kur një grua zbulon tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Të dy marrin masa ekstreme për të arritur atë që duan, por shumë shpejt e kuptojnë që kanë hyrë në një rrugë pa krye.
Dy shoqe të pangjashme, e zhurmshmja dhe e patrembura Bean, dhe mendimtarja e qetë Ivi. Megjithatë, të dyja zbulojnë se një aventurë mund të nxjerrë në pah faktin që, edhe njerëzit e ndryshëm mund të bëhen miq të mirë.
Dy shokë të ngushtë bashkohen me fshatarët për të luftuar kundër një bande të pabesë të prerësve të paligjshëm të pyjeve, që planifikojnë të vjedhin tokën e tyre për të shtuar pasuritë e korporatës.
Një e re ambicioze hyn në një marrëveshje të pazakontë me shefen e saj karizmatike. Në kohën kur dyshimet shtohen, mund të jetë tepër vonë për t'u tërhequr.
Disa orë pas vdekjes tragjike të vëllait më të vogël të cilin e rrahin disa policë të paidentifikuar, tre vëllezërit dhe e motra ia dorëzojnë jetën e tyre kaosit. Kur rrethanat e pashpjeguara ngrenë pyetje mes tyre, ata nisin një luftë në kërkim të përgjigjeve...
Një stuhi shpërthen. Një vajzë e re është rrëmbyer. Nëna e saj bashkohet me gruan misterioze fqinje për të ndjekur rrëmbyesin, një udhëtim që teston kufijtë e tyre dhe ekspozon sekrete tronditëse nga e kaluara e tyre.
Havi, një adoleshent krejtësisht i zakonshëm që nuk beson se dashuria e tij me Sarën mund të jetë reciproke. Përmes një vargu keqkuptimesh, Sara arrin të besojë se Havi zotëron fuqi të mbinatyrshme.
Pasi ngjitet në majën më të lartë Broad Peak, Maciej Bebeka njoftohet se ekspedita e dija është e papërfunduar. 25 vite më pas ai niset drejt majës më të lartë në botë për të përfunduar atë që kishte nisur shumë kohë më parë.
Julie bën një udhëtim në Veronë romantike pas një ndarjeje, por zbulon se vila që ajo kishte rezervuar ishte e rezervuar dy herë dhe asaj do t'i duhet të ndajë pushimet e saj me një burrë cinik britanik.
Kur një i huaj misterioz vjen nga e ardhmja me një paralajmërim të tmerrshëm, Leo detyrohet të ngrihet dhe të udhëheqë vëllezërit e tij, Rep, Dani dhe Majk në një luftë për të shpëtuar botën nga një specie e tmerrshme aliene.