Duke iu shmangur një skandali, një çift nga Stambolli fillon jetën nga e para në një fshat në bregdetin e Egjeut, por shpejt zbulojnë se vendasit janë të vendosur për t'i hequr qafe.
Në një nga zonat më të varfra të Parisit, populluar nga emigrantë, një këshilltare shkolle i përkushtohet punës me nxënës që kanë ndër të tjera edhe probleme sociale, ndërkohë që përballet me sfidat e jetës së saj.
Regjisori Paolo Sorrentino sjell dramën e tij personale ku tregohet jeta e bukur dhe plot gjallëri e një adoleshenti, merr një kthesë të fortë pas një tragjedie në familje, e cila e detyron të rritet para kohe dhe të marr vendime për të ardhmen. Film i bazuar në histori të vërtetë!
Pas falimentimit të biznesit, një djalë i ri dashurohet me një këngëtare që e takon në një leksion joge dhe bashkohet me shoqërinë e saj, drejt një aventure në kërkim të vetvetes.
Një grua e mistershme trajnon një treshe vajzash për tu hakmarrë ndaj një bande kriminelësh që abuzon femrat. Këto tre vajza venë gjithçka në rrezik, për ta shkatërruar perandorinë e krimit.
Një natë fatale, një takim në një pikë kontrolli policie të drejtuar nga dy oficerë të dehur, nis një zinxhir ngjarjesh që kthen përmbys jetën e lumtur të Brumes dhe Najites dhe i çon ata në një udhëtim lakmie, mashtrimi dhe vrasjeje.
Më 1987 në Poloni, një oficer policie që heton zhdukjet misterioze shkon në një manastir të largët dhe zbulon një të vërtetë të errët për klerin e tij.
Gjetja e një fantazme të quajtur Ernest që ndodhet në shtëpinë e tyre të re e kthen familjen e Kevinit në sensacione të medieve sociale brenda natës. Por kur Kevini dhe Ernesti hetojnë misterin e së kaluarës së Ernestit, ata bëhen objektiv i CIA-s.