Insia është një vajzë 14-vjeçare nga Vadodara e cila ëndërron që një ditë të bëhet këngëtare. Por, me një baba tepër strikt, e ka pothuajse të pamundur të ndjekë ëndrrën e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të hedhë videot e saj në internet nga ku merr një famë të paimagjinueshme, edhe pse me identitet të fshehur.
Gjatë pushimeve të verës në një rezort me familjen e saj, Frensis "Bebja" Hausman bie në dashuri me instruktorin e kërcimit të kampit, Xhoni Kasëll, i cili ndryshon shumë gjëra për të gjithë në familjen Hausman.
Një balerinë rrugë konkuron për një bursë universiteti, por dekurajohet nga familja dhe i dashuri i saj. E vendosur për t'iu treguar të gjithëve se e kanë gabim, ajo praktikohet në skenat e nëndheshme të Atlantës, për të përmirësuar aftësitë e saj.
Ylli i muzikës kantri Liam Peixh e la të fejuarën e tij në altar, duke zgjedhur kështu famën dhe pasurinë. Sidoqoftë, Liam nuk e harroi kurrë dashurinë e tij të vërtetë, Xhozin, dhe as komunitetin e vogël ku ai ishte lindur dhe rritur. Kur ai kthehet në vendlindjen e tij për funeralin e shokut të ngushtë të shkollës së mesme, Liam papritmas përballet me pasojat e gjithçkaje që ai la pas.
Nxënësi i shkollës së mesme Nick Oleri, anëtar i grupit të rrokut "Të neveritshmit", takon Nora Silverberg kur ajo i kërkon të jetë i dashuri i saj për pesë minuta.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.
Pasi kanë fituar kampionatin botëror, Belat e gjejnë veten të ndarë dhe zbulojnë se po muzika po i lë përfundimisht. Një mundësi e fundit për një turne jashtë SHBA-së, i bashkon sërish vajzat, për t’i vënë përballë aventurave, të papriturave dhe disa vendimeve të vështira...
Kur rreperja Koko (Azealia Banks) pranohet në një klasë poezie, ajo mendon se rimat e saj do t'i bëjnë përshtypje profesorit Dikson.
Por e ai e sfidon Kokon që të gjejë kuptimin e vërtetë në rimat e saj, duke e çuar në një shteg zbulimi në klubet e rapit dhe sfidat e poezive, ku dhe gjen dashurinë e vërtetë...
Pati Kejk përqëndrohet në jetën e reperes amatore Patricia Dombrouski, që gjithashtu njihet si Kila P. apo Pati Kejk, e cila po lufton për një çështje të pazakonte për lavdi në qytetin e saj të shtypur në Nju Xhersi.
Bela Barden është një grup, që përbëhet nga vajza të reja që këndojnë këngë pop dhe bazohen te pamja e tyre perfekte. Pas një dështimi katastrofik në finalet e vitit të kaluar, ato janë të detyruara të rigrupohen. Midis rekrutëve të reja, është edhe studentja Beka, një DJ e pavarur me asnjë interes për jetën në kolegj. Por, pasi takon Jesin, që është në grupin rival të djemve, Beka merr përsipër që të ndihmojë grupin e shoqeve që të futen përsëri në kompeticion.
All Eyez on Me (Gjithë Sytë mbi Mua) është një film biografik mbi jeten e Tupak Shakur, aktorit, raperit, poetit dhe aktivistit për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
Një djalë i ri me emrin Andriu, regjistrohet si baterist në një bandë muzikore ku instruktori i pamëshirshëm nuk ndalet në asgjë për të zbuluar potencialin e nxënësit. Andriu i përkushtohet aq shumë postit te tij, saqë rrezikon edhe jetën.
Kur Hanteri dërgohet në një kamp kërcimi, njihet me vajzën e ëndrrave të tij dhe së bashku mundohen të mundin rivalin e tyre Lens në garën që zhvillohet në kamp.
Nëse pyesni se çfarë ndodh në një prapaskenë në teatër, ky film do jua shpalosë
më së miri. Në teatrin e Brodueit do të vihet në skenë një shfaqe e re "Vendi
i mrekullive të një hiti", e në krye është Nik, një ish aktor, i cili do të përballet
me mijëra peripeci në natën e premierës së shfaqjes. Mes zbulimeve, vendimeve të jetës,
garave, lotëve, lëndimeve, a do të mbyllet me sukses shfaqja?
Dy të dashuruar, një nga Pakistani dhe tjetri nga India, përballen me ndërhyrjen e burrit që i ka gjetur familja vajzës dhe bandës që drejtohet nga vëllai i djalit.
Adoptimi i përrallës "E bukura dhe bisha", që flet një vajzë të bukur dhe një princ egoist, i cili ishte shndërruar në një bishë të tmerrshme, si rezultat i një magjie. Ata ranë në dashuri dhe magjia u prish.