Buçkoja është vajza adoleshente e mbushur e një ish-mbretëreshe të bukurisë, e cila regjistrohet në paradën e nënës së saj në shenjë proteste, gjë që përshkallëzohet kur konkurrentet e tjera ndjekin hapat e saj,duke revolucionarizuar paradën dhe qytetin e vogël të Teksasit.
Një balerinë e vetë-trajnuar në rrugët e Detroitit bashkë me një grup hip-hopi ekstrem dhe me ndihmën e një ish lojtari hokei të kthyer tashmë në kërcimtar, ka ende mundësinë që ta bëjë ëndrrën e saj realitet, (të arrijë akademinë më prestigjioze të baletit në Nju Jork, etj...).
Një grup prej 12 adoleshentësh me prejardhje të ndryshme regjistrohen në Akademinë e Baletit Amerikan në Nju Jork. Për t'u bërë balerinë, secili përballet me problemet dhe stresin e stërvitjes dhe ecjen përpara në botën e vallëzimit.
Pasi u poshtërua nga Grupi i kërcimit "Te pamposhturit", kërcimtari i rrugës Ash përpiqet të mbledhë kërcimtaret me të mire nga e gjithë bota për një tjetër beteje kërcimi!
Për të fituar Kampionatin e Kërcimit të Rrugës, një skuadër kërcimi detyrohet të punojë me kërcimtarë baleti të Shkollës Mbretërore në shkëmbim të një vendi për prova...
Bela Parker, e cila ka jetuar gjithmonë nën hijen e motrës së saj shumë të suksesshme, gjen një mundësi për t'u rekrutuar në një nga kompanitë më të famshme të kërcimit në botë.
Në Detroid, ëndrrat madje edhe jetën e vënë në rrezik tre grupe kërcimtarësh të përgatitur për t’u ndeshur në garën ndërkombëtare të “Beat The World”. Sepse tani është dueli përfundimtar për t’u bërë kampion bote.
Dejvidi dhe Elgini shokë dhe partnerë në kërcimet e rrugës, prishin marrëdhënien pas një keqkuptimi. Beteja më e madhe
vjen në qytet dhe duhet të zgjidhet grupi më i mirë i kërcimit. Sfida mes grupeve tjera konkurrente, a do t'i përmirësojë
apo përkeqësojë marrëdhëniet mes Dejvidit dhe Elginin?
Sara ndjek shkollën e artit në Nju Jork, për të përmbushur ëndrrën që ndante me mamanë për t'u bërë prima balerina.
Ajo miqësohet me Zoin dhe Majëllsin që është një kantautor i ri.
Por orët e mësimit me të ngurtën zonja Delakrua ia vështirësojnë jetën.
Kur Majëllsi e fton Sarën që të ndërtojë një koreografi, zemra e saj gjen dhe një pasion tjetër.
Ajo ndihet e dyzuar mes baletit dhe asaj çka po ndërton me Majëllsin.
A mund të heqësh dorë nga ëndrrat? Apo mund t'i zëvendësosh me të tjera dhe më të bukura?
Pas vdekjes së nënës së saj, Sara shpërngulet në Çikago me të atin. Aty bie në dashuri me një zezak me një të kaluar kriminale. Por të dy janë të bindur për dashurinë e tyre dhe luftojnë kundër çdo paragjykimi.
Frymëzuar nga historia e vërtetë e jetës së Pjer Dulein, mësuesi që besoi në talentin e adoleshentëve problematik. Që kur ai krijoi 'kërcimin e Sallës', ky lloj kërcimi përfshiu 42 instruktorë dhe më shumë se 12 mijë studentë në 120 shkolla të Nju Jorkut. Dhe aktualisht vazhdon të përhapet në Amerikë. Një film plot sharmë dhe me aktorët e njohur si, Antonio Banderas, Rob Brown, Yaya DaCosta, etj..
Një dramë romantike bazuar në historinë e Karli Alisonit, një patinatore dhe këngëtare premtuese në moshën 18-vjeçare, e cila luftoi kundër një sarkome të tipit të rrallë.
"Zhulieta, E Zhveshur" është historia i Anit, e dashura e duruar e Dankanit.I cili është një fans i çmendur i këngëtarit dhe kompozitorit Toker Krou, dikur i admiruar por tani i venitur. Urrejtja e Anit për Toker Krou do të marrë një formë tjetër pas një email-i.
Dy promotor narkomanë, marrin një reper të famshëm për një shfaqje të dështuar pa filluar mirë. Rruga e tyre është plot probleme dhe gjëra të paparashikuara sepse janë promotorët më dështak në treg.
Film i prodhuar nga Eminem : Një student i zakonshëm gjen sukses dhe bën nam në betejat e rrepit pasi mbrojtja e një detyre rreth tyre kthehet në fiksim për të konkurruar...
Kur një nënë, Katerina dhe e bija, Elli, janë në momentet më të vështira, duhet vetëm të imagjinojnë si është të jesh në vendin e tjetrës. Falë magjisë, imagjinata e tyre bëhet realitet kur ndërrojnë trupat dhe jetojnë jetën e njëra-tjetrës...vetëm për një ditë.
Një film dokumentar që ekzaminon jetën dhe karrierën e Uitni Hjuston. Filmime të papublikuara më parë, regjistrime ekskluzive, performanca të rralla dhe intervista me njerëzit që e njihnin më mirë.
Kjo dramë tregon për një adoleshent artist në hip hop që largohet nga grupi i tij i kërcimit për të shkuar në kolegj përpara një kompeticioni të madh. Për këtë ai mbledh një grup të ri me stile kërcimi të ndryshëm për tu përballur me shokët e tij të mëparshëm.