Pas ngritjes së karrierës së Aretha Franklin, nga një fëmijë që këndonte në korin e kishës së babait të saj në një yll ndërkombëtar, RESPEKT është historia e jashtëzakonshme e vërtetë e rrugëtimit të ikonës së muzikës për të gjetur zërin e saj.
Në bllokun e Uashingtonit në Nju Jork, aroma e kafesë së ngrohtë përhapet në ajrin jashtë stacionit të metrosë 181, ku një amalgamë ëndrrash mbledh një komunitet të gjallë dhe të lidhur ngushtë. Në kryqëzimin e gjithçkaje është një pronar i një dyqani, i cili shpreson, imagjinon dhe këndon për një jetë më të mirë.
Një film muzikor modern me një vështrim të guximshëm në përrallën klasike. Heroina jonë ambicioze ka ëndrra të mëdha dhe me ndihmën e Kumbarit të saj të mrekullueshëm, ajo këmbëngul për t'i realizuar ato.
Rubi, është personi i vetëm që dëgjon në familjen e saj të shurdhër. Kur biznesi i peshkimit i familjes kërcënohet,
Rubi e gjen veten të ndarë mes ndjekjes së dashurisë së saj për muzikën dhe frikës për të braktisur prindërit e saj.
Një natë e paharrueshme, për dy djem të rinj që bredhin qytetin e Nju Jorkut dhe përjetojnë peripecira të ndryshme për të bërë ëndrrat e tyre realitet.
'Bad Hair' tregon historinë e Ana Bludso, një vajzë e thjeshtë që luton të arrijë majat.
Por edhe pse ka inteligjencën, nuk ka pamjen e duhur. A do mundet Ana të ndryshoj pamjen por pa harruar
indetitetin e saj të vërtetë?
Ky dokumentar përmban pamje të rralla të filmuara nga miku më i mirë i Christopher Wallace, Damion "D-Roc" Butler, dhe intervista me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, duke zbuluar një anë të Biggie Smalls që bota kurrë nuk e dinte.
Pasi humbi dëgjimin, një kërcimtar shumë i talentuar i hip-hopit, përgatit një ekip me fëmijë të shurdhër për të garuar në një konkurs të rëndësishëm kërcimi
Një revolucion feminist nis në gjimnazin Rokport, ku vajzat të lodhura nga standartet e dyfishta, ngacmimet dhe gjithmonë të qenit të nënvlerësuara nisin të rebelohen dhe të kërkojnë një ndryshim në botën që i rrethon.
Gjatë një seance regjistrimi këngësh në Çikago, 1927, krijohet një situatë tensionuese mes Ma Reinit, muzikantit të saj ambicioz të trombës dhe menaxherit të bardhë, i cili është i vendosur për ta mbajtur nën kontroll "Nënën e Bluzit". Bazuar në dramën e fituesit të Çmimit Pulitzer, August Wilson.
Suraxhi është një gangster që ngarkohet nga i ati me detyrën e rrëmbimit të vajzës së Shefit të Policisë, duke e mashtruar atë se është një oficer që po e merr nën mbrojtje me urdhrin e shefit, duke qenë se jeta e saj është rrezik. Gjatë dy javëve që qëndrojnë së bashku, dashuria e tyre forcohet dita-ditës dhe pavarësisht zhgënjimeve, pengesave e faktit që i përkasin dy botëve të kundërta, a do të zgjedhin ata të kthehen në vendet përkatëse ku ndihen vetvetja apo do të ndërmarrin një udhëtim plot sakrifica, tolerancë e besnikëri për të ndërtuar një jetë të re ku të kundërtat mësojnë të bashkëjetojnë, duke iu përulur madhështisë dhe forcës së dashurisë.
Silvi përjeton një romancë verore me një saksofonist të punësuar në dyqanin e babait të saj në Harlem. Ajo që fillimisht ngjan me një ndjenjë të zjarrtë mes të rinjsh, vite më pas, në një takim të mëvonshëm, do të vërtetojë se është shumë më tepër se kaq...
Një muzikant i ri udhëton në Burning Man, një festival unik në mes të shkretëtirës së Nevada, në një përpjekje për tu rikthyer vajzën çapkëne me të cilën është dashuruar.
Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
Disa dekada pasi nxënësi i tij e tradhton atë, një prodhues lodrash dikur i lumtur gjen shpresë të re kur mbesa e tij e talentuar shfaqet në pragun e tij.