Me një trup të vdekur të shtrirë në mes tyre, dy burra zgjohen në varrin e sigurt të një vrasësi serial të cilit i kanë vënë nofkën “Jigsaw”. Burrat duhet të ndjekin një seri rregullash dhe objektivash të ndryshme nëse dëshirojnë të mbijetojnë dhe të fitojnë në lojën vdekjeprurës të caktuar për ta.
Pas skadimi të statusit të kufizimit për vrasjet që ka kryer, Lee Du-seok publikon një autobiografi që përshkruan të gjitha vrasjet e tij me hollësi. Detektivi Choi, i cili ka hetuar vrasjet Lee-së 15 vjet më parë fillon ndjekjen përsëri.
Izabela, një punonjëse e re në një agjenci ndërkombëtare reklamash dhe shefja e saj manipuluese, ambiciozja Kristinë, kalojnë nga të paturit një marrëdhënie erotike në të urryer njëra-tjetrën në masa të paimagjinueshme, siç është vjedhja e meritave, turpërimi në publik... e deri në vrasje.
Një film që përkon me lindjen e fashizmit në shekullin e 20, jep jetën e një djaloshi të vogël amerikan që jeton në Francë në 1918. Babai i Preskotit po punon me delegatët e tjerë të qeverisë amerikane në krijimin e Traktatit të Versajës. Ajo ndodhi që ai u bë dëshmitar, e ndihmoi që lëkundte besimin e tij dhe ne do të jemi vëzhgues të lindjes së një egoje të madhe. Ky film jep sadopak një fëmijëri të çdo diktatori...është një
parashtrim sesi formohet një portret i së ligës.
Një vajzë e bukur që i ka të gjitha, joshëse, lozonjare, me fjalët e saj : "shumë e gëzuar për të rënë në dashuri". Një aksident i papritur me makinë dhe zemra i ndalon për disa minuta. Kur ngrihet, të gjithë sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ajo e di që nuk është. Sepse ajo s'e mban dot mend muajin e saj të fundit, një shtator i jetës së saj mungonte. Duke ndjekur një shteg me pista të mbuluara me ngut, ajo e gjen veten në një ishull të largët të Egjeut. Një i vetmuar i çuditshëm dhe i pistë i afrohet dhe i thotë: "Nuk më mban mend? Unë jam njeriu me të cilin je dashuruar". Çdo pjesë e zgjuar e saj i thoshte të largohej nga aty, por ajo ndjek kujtimet deri në fundin tragjik të një lidhjeje të mrekullueshme.
Një studente skeptike dhe një specialiste e njohur e çështjeve paranormale, hetojnë një shtëpi të zotëruar nga fantazmat dhe gruan e trazuar që jeton aty brenda, viajtja e së cilës mund të jetë përtej kapacitetit të secilës prej tyre.
Gjatë kohës që mamaja e saj është në punë, një vajzë e vogël dhe vëllai i saj më i madh qëndrojnë vetëm në shtëpi dhe bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të fqinjit. Por askush nuk i beson ata të dy, madje as policët. Kështu që, ata marrin përsipër të shpëtojnë fqinjin e tyre duke rrezikuar jetën e tyre.
Loren dhe Ed Uarren udhëtojnë për në Londrën veriore, për të ndihmuar një mama beqare në rritjen e katër fëmijëve në një shtëpi që torturohet nga shpirta keqdashës.
Këshillohet të mos shikohet nën moshën 16 vjeç
Kur gazetarja e re dhe e suksesshme Xhemi zbulon se motra e saj ka vdekur në rrethana vdekjeprurëse, ajo udhëton në Singapor për të zbuluar të vërtetën. Ajo atje duhet të përballet me një djall i cili përdor teknologjinë e fundit për të përmbushur një profeci antike...
Një vajzë e re agorafobike(frika nga njerëzit dhe turmat), e traumatizuar nga ngjarjet e së kaluarës, e gjen veten të ngecur dhe të tmerruar në shtëpinë e saj të re.
Spiuni që Del nga Mjegulla: Kur një spiun i çnderuar shfaqet me një informacion në lidhje me një agjent të dyfishtë në majë të Shërbimit Sekret Britanik, Xhorxh Smaili Gary Oldman), një ish-agjent i MI6, kthehet përsëri në fushën e errët të spiunazhit. I caktuar për të hetuar se cili nga ish-kolegët e tij të besuar ka zgjedhur ta tradhtojë atë dhe vendin e vet, Smaili e përmbledh kërkimin e tij në katër të dyshuar - të gjithë agjentë me eksperiencë, të aftë dhe të suksesshëm. Megjithatë, historitë e kaluara, rivalitetet dhe miqësitë e bëjnë tepër të vështirë gjetjen e njeriut që ha zemrën e institucionit britanik.
Një burrë lufton për të shpëtuar pasi e gjen veten të ngecur në një ferme fshati të banuar nga krijesa djallëzore që ruhen nga një kujdestar misterioz.
U RREGULLUA ZERI! Xhon Bisvas është një gjysh që shkon çdo ditë në polici, për të kërkuar drejtësi për mbesën e tij të rrëmbyer 8 vite më parë. Ndërkohë një tjetër fëmijë rrëmbehet dhe ngjarjet e të shkuarës ndërthuren me ato aktuale.
Në një pasdite të shtune me stuhi, gjashtë studentëve u ndodhin gjëra të tmerrshme teksa po shërbejnë për dënimet që kanë marrë. Mos vallë janë fantazmat e shkollës pas tyre?
Me vetëm 6 muaj të mbetur për burgim, i burgosuri Frenk Leone transferohet nga një burg me siguri të ulët në një siguri maksimale nga një drejtor hakmarrës.
Kur nuk ka më gjurmë për të ndjekur në vrasjen e një polici të fshehtë, një ish oficer i anti-drogës joshet për t'u kthyer përsëri në punë për ta zgjidhur këtë çështje...
I ndodh njërit. Pastaj dikujt tjetër. Dhe më pas dikujt tjetër. Studentët e universitetit zbulojnë mesazhe të frikshme me zë në celularët e tyre. Çdo thirrje vjen nga e ardhmja e afërt. Çdo thirrje ka zërin drithërues të studentit gjatë momentit të fundit të tij ose të saj të jetës. Dhe çdo thirrje del e vërtetë.
Polici Kanadez Luis Bruk caktohet në një burg për të hetuar disa vrasje të të burgosurve. Ndërsa është në burg, Luis duke përorur artet e tij marciale, është në gjendje të shpëtojë jetën e tij dhe të bëhet i respektueshëm në atë botë të dhunshme. Të paktën, i ndihmuar nga dy të burgosur të tjerë, ia del mbanë të zbulojë krimet e tmerrshme.