Elizabeta e sapomartuar mbërrin me burrin e saj shkencëtar Henri në vilën e tij të mrekullueshme, ku ai i ofron vakte të majme dhe tur në gjithë shtëpinë. Stafi i shtëpisë, Kleri dhe Oliveri, e trajtojnë ndryshe por ajo ka një ndjesi se diçka nuk shkon. Henri i shpjegon se gjithçka i përket asaj, përveç një dhome të kyçur ku s'i lejohet të hyjë. Kur ai largohet për punë, Elizabeta vendos të hetojë.
Një spiun izraelit me identitet të rremë gjerman, infiltrohet në inteligjencën siriane të viteve '80 dhe vihet në një terren të vështirë mes dashurisë dhe mbijetesës.
Pasi ju premtuan se do të kalonin një natë të paharrueshme duke festuar, disa djem Britanik dhe vajza vendosin që të shkojnë në nje kasolle për ta kaluar fundjavën. Ata takojne një person që dëshiron të hakmerret ndaj tyre për shkak të vdekjes e vëllait të tij.
Rejçëll Klarkson, është një shkrimtare romanësh misteri e suksesshme, jeta e së cilës shkatërrohet kur djali i saj 5 vjeçar mbytet. Një vit më vonë, në një përpjekje të shërojë plagët e saj dhe ta ndihmojë të fillojë përsëri të shkruajë, shoqja e saj më e ngushtë merr me qera një shtëpizë të izoluar në një fshat të largët peshkatarësh, ku ndodhin disa ngjarje që prishin qetësinë e fshatit dhe i shkaktojnë Rejçëllit frikë për jetën e saj.
Kur lind një mosmarrëveshje kufitare midis SHBA-së dhe Kanadasë, Super Trupa ngarkohet me krijimin e një stacioni të Patrullës së Autostradës në zonën e kontestuar.
Pesë policë të shtetit të Vermontit, shakaxhinj energjikë me një dëshirë të paparë për t’i djallosur gjërat, përpiqen të shpëtojnë punën e tyre dhe ia kalojnë policisë së shtetit duke zgjidhur një çështje.
Pas vdekjes së babait të saj, Alis kthehet në fshatin e fëmijërisë për herë të parë pas 15 vitesh, për të marrë pronësinë e fermës së familjes së saj, e cila mendon se i përket me të drejtë.
Një krim i tmerrshëm vë në provë marrëdhënien e ndërlikuar midis një asistente personale dhe shefes të saj, yll i Hollivudit. Ndërsa asistentja zbulon misterin, ajo duhet të përballet me kuptimin e të miqësisë së saj, të vërtetën dhe kuptimin e famës.
Një çift i martuar dyshon se "apartamentet e zgjuara" në rezidencën e tyre të teknologjisë së lartë janë duke u përdorur nga pronari i tyre për qëllime të liga.
A.J. Kuk është një avokate që ka marrë në mbrojtje një njeri që dyshohet se ka masakruar një familje të tërë. Edhe pse në pamje të parë klienti i saj duket një njeri i qetë dhe i butë, shumë shpejt ajo do të zbulojë se ai është përbindësh.
Familja Lambert ribashkohet dhe është e lumtur pasi Xhoshi shkoi në botën e përtejme për të marrë mbrapa djalin e tij Daltonin. Megjithatë, ngjarjet e mbinatyrshme vazhdojnë të ndodhin, të cilat sa vjen dhe bëhen më të tmerrshme. Kur familja fillon të vërë re sjellje të çuditshme nga babai, fillojnë të vrasin mendjen; a është vërtetë Xhoshi që u kthye mbrapa? Diçka e kishte ndjekur nga bota e përtejme...
Sojer Valentini zhvendoset nga Bostoni në Pensilvani për t’i shpëtuar një maniaku që ka dy vjet që e përndjek. Ndërsa konsultohet me një terapist, Valentinin e shtrojnë pa dëshirë në një spital të çmendurish, ku ajo do të përballet sërish me maniakun dhe do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar atij...
Një autore britanik e librave misteriozë viziton shtëpinë e botuesit të saj në jug të Francës, ku bashkëjetesa e saj me vajzën e tij të pazakontë nis disa dinamika të ndjeshme.
Kur mamaja e Xhenit zbulon disa letra, që ajo kishte shkruar gjatë fëmijërisë, Xheni fillon të rikujtoj të shkuarën dhe të gjykoj disa ngjarje që kanë ndodhur kur ishte 13-vjece.
Pari është një film horror i mbinatyrshëm në të cilin një burrë përpiqet të ndihmojë një grua të quajtur Ruksana, një viktimë abuzimi, të cilën ai e gjeti të lidhur në një kasolle.
Një baba është akuzuar për një krim që nuk i kujtohet ta ketë bërë: për abuzim seksual me vajzën e tij. Pretendimi që kultet satanike kishin pushtuar qytetin, i alarmon të gjithë. Një detektiv mundohet të zbulojë të vërtetën dhe më në fund ia del.
Balerina Dominika Egorova është rekrutuar në 'Shkollën e Harabelave',
një shërbim sekret rus, ku është e detyruar të përdorë trupin e saj si armë.
Misioni i saj i parë, duke synuar një agjent të C.I.A.-s,
mund të cenojë sigurinë e dy kombeve.
Një grua zgjohet nga koma pas një aksidenti me makinë dhe fillon të përjetojë vizione tronditëse për vdekjen e saj. Në një garë kundër kohës, ajo përpiqet të parandalojë vrasjen e saj.