Kur ushtari i dekoruar Kapiten Kollter Stivens zgjohet brenda trupit të një mashkulli të panjohur, ai zbulon se është pjesë e një misioni për të gjetur bombarduesin e një treni pasagjerësh në Çikago. Me një detyrë si asnjë tjetër që ai ka patur më parë, ai zbulon se bën pjesë në një eksperiment qeveritar të quajtur “Kodi Burimor”, një program që i bën të mundur të kalojë në trupin e një njeriu tjetër gjatë 8 minutave të fundit të jetës së tij. Me një objektiv të dytë, shumë herë më të madh, që kërcënon të vrasë miliona njerëz në qendër të Çikagos, Kollteri e rijeton ngjarjen prapë e prapë, duke mbledhur të dhëna, derisa të mund të zgjidhë misterin se kush është mbrapa bombave dhe të parandalojë sulmin e radhës.
Një burre zgjohet nga koma, vetëm për të zbuluar se dikush i ka marrë identitetin e tij dhe se askush, (as gruaja e tij), se beson më atë. Me ndihmën e një gruaje të re, ai vendos për të provuar se kush është ai në të vërtetë.
E vetmuar dhe e bllokuar në një repart izolimi spitalor të mbyllur, një grua e re e dëmtuar duhet t'i shpëtojë dy vrasësish të cilët i janë pas të vetmes provë që mund ti lidhë ata me një skenë krimi.
Lusi punon prej 5 vitesh si përkthyese në Japoni. Gjithçka do të ndryshojë kur në jetën e saj vjen Lili, një vajzë që do i prishë punët mes saj dhe Teixhit. Një vrasje ndodh. Kush është fajtori?
Astronauti Roy McBride merr përsipër një mision përmes sistemit diellor për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së babait të tij dhe ekspeditës së tij të mallkuar që 30 vite më pas kërcënon universin.
Një vajzë e guximshme zbulon një botë të re të çuditshme, kërcënuese dhe misterioze përtej derës së shtëpisë, pasi i shpëton kontrollit mbrojtës dhe paranojak të babait të saj.
Ish-arkitektja e talentuar Bernadet Foks duket se i ka të gjitha: një shtëpi të bukur në Siatëll, një burrë të suksesshëm e të dashur dhe një vajzë adoleshente, nxënëse e shkëlqyer. Kur Bernadeta papritmas zhduket pa lënë gjurmë, familja e saj e shqetësuar fillon në një aventurë emocionuese për të zgjidhur misterin.
Kur një kauboj i ri takohet rastësisht me një vajzë nga Lakota, zhdukja e saj e mistershme ndez një kërkim që zbulon një të shkuar të dhimbshme dhe një të ardhme të tmerrshme.
Kur fizikanti Xhim shpiku makinerinë për tu kthyer pas në kohë, një lule gjeorgjinë u shfaq nga e ardhmja. Tashmë ai duhet të gjejë lulen tjetër identike për të vërtetuar se makineria punon. Ai zbulon se lulja është në pronësi të një femre misterioze me emrin Ebi. Takimi me Ebin do të çojë në ndryshime të mëdha të rrjedhës së ngjarjeve.
Nata e martesës së Grejsit merr një kthesë djallëzore kur aktet eksentrike të familjes së saj të re e detyrojnë të marrë pjesë në një lojë të tmerrshme.
“I lutem Zotit ç’do ditë që ta ç’bëjë.” Kjo ishte dëshira e detektivit Xhek Radklif, pas një tragjedi e tmerrshme shkatërroi familjen e tij. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe Xhek kupton që mund të ketë dhe një mundësi tjetër për të shpëtuar njerëzit e tij të dashur.
Detektivja private adoleshente tanimë aspirante për avokate në Nju Jork, Veronika Mars merr një telefonatë nga ish-i dashuri Logan Esholl dhe tërhiqet në brendësinëe sëmurë të qytetit të Neptunit, Kaliforni. E dashura e famshme e Logan, gjendet e vdekur dhe ai kërkon ndihmën e Veronikës për të pastruar emrin. Rikthimi në Neptun korrespondon me ritakimin pas 10 vitesh të gjimnazit; Veronika gjendet përballë miqve të vjetër dhe e ka shumë të vështirë të largohet për së dyti.
Një oficer policie i Alaskës, bashkohet me një vajzë të re e cila shpëtoi nga kthetrat e pamëshirshme të vrasësit serial Robert Hansen, për ta sjellë vrasësin përpara drejtësisë. I bazuar në ngjarje të vërteta.
5 vite pas vdekjes së Ronit, e dashura e tij pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij. Mbrapa këtij zhvillimi të çuditshëm fshihen sekrete të mëdha familjare...
Ai shfaqet çdo hallouin, për të bërë kasaphanë. Vite me radhë, një agjent i FBI-së dhe sherifja e një qyteti të vogël e ndjekin, në dyshimin e fortë nëse ai është një njeri apo një qenie e mbinatyrshme. Cili është Triku në të vërtetë?
Xheni del në bregun e një ishulli të vogël tropikal dhe nuk i duhet shumë kohë të kuptojë që është plotësisht vetëm. Ajo duhet të kalojë ditët e saj jo vetëm duke mbijetuar, por gjithashtu duhet të zhdukë një kafshë misterioze që del çdo natë.
Lisbeth dhe gazetari Mikael hetojnë një rrjet prostitucioni. Pas disa vrasjeve, Lisbetha detyrohet të arratiset dhe Mikaeli mundohet të zbardhë çështjet për të pastruar emrin.