Një infermiere që punon me orë të tëra shtesë kthehet në shtëpinë e saj për të gjetur një maniak që fshihet me një peng të rrahur keqas. Diçka e papritur ndodh dhe situata kthehet në një luftë të mirëfilltë mbijetese.
Një prift dhe një oficer policie po përpiqen të zgjidhinnjë sërë vetëvrasjesh misterioze.Ndërsa hetimi i tyre mbyllet,ata zbulojnë një krim tjetërme pasoja edhe më të largëta.
Në botën e ngarkuar emocionalisht, të egër dhe me humor të 16-vjeçarit Xhejms Uitman, ne shohim luftën e tij për të kapërcyer ankthin dhe depresionin duke kërkuar këshilla nga Dr. Bird - një terapist imagjinar i pëllumbave - pas zhdukjes së motrës së tij.
Një grua e zhdukur.
Pas një stuhie dëbore, makina e saj gjendet
në rrugën për në fshat.
Ndërkohë që policia nuk di nga t'ia nisë,
duket se pesë persona janë të përfshirë
Secili me sekretin e saj.
Gjatë një stuhie të furishme dëbore, Stivi kthehet në shtëpinë e tij.
Kur ai ofron t'i shlyejë një borxh të vjetër një banakieri të thinjur, duke i treguar një histori,
ngjarjet e natës shumë shpejt kthehen në dyshime dhe identitete të dyfishta.
Agjenti federal Aron Falk kthehet në qytetin e tij pas njëzet vjetësh për të marrë pjesë në varrimin e shokut të tij të fëmijërisë. Por kthimi i tij hap një plagë të vjetër tek banorët e qytetit, çështjen e pazbardhur të vdekjes së një vajze adoleshente.
Një burrë që specializohet në zbërthimin e dukurive paranormale kontrollon në dhomën përrallore 1408 në Hotel Dolphin. Shpejt pasi u vendos, ai përballet me një terror të vërtetë.
Një djalosh i ri shpërngulet me mamanë e tij në shtëpinë e vjetër të familjes së saj për t’iu larguar telasheve të mëparshme, por pavarësisht dëshirës për një fillim të ri, takimi dhe miqësia me fqinjët e rinj sjell probleme akoma edhe më të ndërlikuara në jetët e tyre.
Në një version të avancuar teknologjikisht të vitit 1939, gazetarja Polli Perkins dhe kapiteni Xhozef Sallivan ndërmarrin një hetim mbi zhdukjen misterioze të disa shkencëtarëve, por sa më shumë të reja dalin në shesh, aq më shumë ndërlikohet mision dhe Polli dhe Xho përfshihen në një aventurë të rrezikshme që mund të ndikojë në jetën e tërë njerëzve në botë.
Xhejk është një sekser i sukseshëm por një baba dhe një bashkëshort tmerrësit i keq. Një njeri i mistershëm rrëmben djalin e tij dhe nga Xhejk kërkon që të kalojë disa testime të cilat sjellin një fund të papritur.
Andrea është një djalë i ri ,që në përpjekje për të zbuluar të vërtetat misterioze rreth prejardhjes së tij, bashkëpunon me një agjensi tepër sekrete. Kështu, ai përfshihet në mënyrë të pavullnetshme në një studim shkencor që synon të ndikojë në shqisat njerëzore. Ai dhe të tjerë të piketuar si njerëz me ADN të rrallë dhe aftësi mbi normalen, detyrohen t'i bashkohen programit, që përfshin një trajnim tepër intensiv për të arritur kapacitetin maksimal të aftësive të tyre shqisore, duke marrë e dhënë informacione ndijore edhe pa stimulin përkatës. Nën efektin e drogave stimuluese, Andrea e gjen veten të vendosur në disa skenarë të çuditshëm dhe halucinacone që e bëjnë atë të vihet në dyshim për gjithçka, pa mundur të ndajë realitetin nga bota e simulimeve.
Një adoleshent dhe gjyshi i tij i cili është në prag vdekje, kryjnë investigime për botën e përtejme, në Miami. Aty takojnë një burrë misterioz i cili i punëson ata për të gjetur sekretin e pavdekësisë.
Një burrë kthehet nga ushtria në kërkim të motrës së tij të humbur, e cila u zhduk në mënyrë misterioze gjatë një festivali të çuditshëm tradicional, të quajtur “The Droving”.
Maud është një infermiere e re personaliteti i të cilës luhatet në kufijtë e besimit në Zot. Ajo caktohet si ndihmëse e Amandës shpirti i së cilës duhet shpëtuar nga djalli.
Xhoshua duhet të mbrojë motrën e tij binjake Eman që ka aftësi të mbinatyrshme dhe ta mbajë të fshehtë nga një agjent sekret që e kërkon për një program të fshehtë qeveritar.
Një djalosh vendos që të bëjë roje, gjatë natës, të kufomës së një ish-anëtari të komunitetit Ortodoks Çifut, dhe e gjen veten kundër një force të ligë, nën debutimin e tiparit elektrizues të shkrimtar-regjisorit Keith Thomas.