Shejdisajd, 1978. Shkolla ka mbaruar dhe aktivitetet në kampin "Krahët e Natës" janë gati të fillojnë. Por, kur një tjetër anëtar i Shejdisajdërit pushtohet nga dëshira për të vrarë, argëtimi nën rrezet e diellit kthehet në një luftë të tmerrshme për mbijetesë.
Një këshilltare duke punuar me një grup të mbijetuarve të rrëzimit të një aeroplani gjen veten në rrënjët e një misteri, kur klientët e saj fillojnë të zhduken.
Një veteran i luftës së Gjirit gabimisht dërgohet në një institucion mendor për kriminelët e çmendur, ku ai bëhet objekt i eksperimenteve të një mjeku dhe jeta e tij preket plotësisht prej tyre.
Një grup kriminelësh bashkohen nën rrethana misterioze dhe duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar çfarë po ndodh vërtet kur një punë e thjeshtë kthehet e ndërlikuar.
Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
I fiksuar me kulturën mafioze dhe i dëshpëruar për t'u përshtatur, Tomasi përpiqet të fiksojë gjyqin ndaj Xhon Gotit në 1992. Ai beson se nëse plani ekzekutohet, ai do të vihen në qendër të asaj që ai idealizon. Por komploti dështon dhe në këtë histori përfshihen njerëz dhe ngjarje të vërteta me fantazinë.
Soren aspiron të jetë një vrasës serial. Ai zgjedh Mirandën si viktimën e tij të parë por të dy habiten pa masë kur kuptojnë që ajo është e pavdekshme. Këtu nis rrugëtimi për zgjidhjen e një misteri të pashpjegueshëm.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
Një shkrimtar i sapo divorcuar nga ish-grua e tij, ndiqet nga një psikopat i cili e akuzon atë për plagjiature. Por Rainey përpiqet
të provoje pafajësinë e tije, ai fillon të vë në dyshim mendjen e tije të shëndoshe.
Zhani një shkrimtare, e martuar me dy fëmijë – fillon të shikoj ndryshime të pashpjegueshme në shtëpinë e saj. Trupi fillon t’i ndryshoj. Askush tjetër nuk duket sikur e vë re. Të gjithë i thonë që është stresi për të mbaruar librin e ardhshëm, por ajo fillon të kuptoj se është diçka më e thellë dhe më shqetësuese.
Një vajzë me kufizime në dëgjim vizitohet nga Virgjëresha Meri dhe papritmas, mund të dëgjojë, të flasë dhe të shërojë të sëmurët. Kur njerëzit dëshmojnë mrekullitë e saj, gjëra të frikshme ndodhin. A është vërtetë dora e Virgjëreshës Meri, apo diçka më e ligë po ndodh?
Në akademinë prestigjioze të vajzave, Edelvin, gjashtë shoqe bëjnë një ritual në formë shakaje për të thirrur fantazmën e një ish-studenteje të vdekur, që mendohet se përndjek korridoret e shkollës. Para mëngjesit, njëra nga vajzat vdes, duke lënë të tjerat të hamendësojnë se çfarë lloj prezence mund të kenë thërritur.
Universiteti "Whiton" tregon natën e vrasjes së një ylli sportist, duke nxjerrë kështu një lojë të rrjeteve sociale, që i detyron studentët të zbulojnë sekretet e shkollës dhe kuptimin e tmerrshëm të pikëcuditjes.
Një kirurg fiksohet keq pas një gruaje shumë tërheqëse me të cilën kishte pasur një lidhje më parë. Duke mos pranuar faktin që ajo do të largohet, ai i pret gjymtyrët dhe e mban peng në shtëpinë e tij.
Një artiste shkon për të jetuar ne luginën Hudson me familjen e saj. Ajo fillon të dyshojë se martesa e saj ka diçka të fshehtë dhe të errët, gjë të cilën ajo e zbulon në shtëpinë e saj të re.
Një vajzë adoleshente me shumë pasion për shkencën dhe një burrë i cili më parë ka punuar si shpikës, bashkohen për të zgjidhur misterin e një bote në një kohë dhe një dimension tjetër dhe njëkohësisht për të shpëtuar planetin Tokë.