Gjatë luftës Gjermania pushton vendet e Evropës Qendrore dhe pilotët Çekosllovak detyrohen të shkojnë në Angli dhe të ndihmojnë forcat aleate. Ndërkohë ata duhet të kalojnë një sërë peripecish.
Ngjarjet ndodhin në luftën e vitit 1944, nga Blue Hills te gadishulli Sõrve, e parë përmes syve të një ushtari estonez i cili po lufton kundër ish-vëllezërve të tij. Zgjedhjet s'duhet të merren vetëm nga ushtarët, por edhe nga familjarët e tyre...
Gjatë dimrit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, në Holandën e pushtuar nga nazistët, një djalë adoleshent përfshihet në rezistencën holandeze pas ardhjes në ndihmë të një piloti të plagosur.
Pasi kthehet në shtëpi nga Afganistani, një mjeke e dekoruar e ushtrisë Amrikane dhe një nënë beqare përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me djalin e saj.
Gjatë luftës gjermanët janë zhvendosur në një fshat në vogël ku me sa duket lufta nuk kishte filluar akoma. Një vajzë e re lidhet me oficerin gjerman që po qëndronte në shtëpinë e tyre dhe dashuria e tyre do të lulëzonte në rrethana të tjera.
"Libri i Zi": Në Holandën e pushtuar nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një këngëtare çifute infiltrohet në zyrat Gjermane në ndihmë të Rezistencës, por gjërat nuk shkojnë siç duhet
Një dramë luftarake që merr jetë gjatë pushtimit Nazist të Bashkimit Sovjetik, në qershor 1941. Vit në të cilin trupat ruse ngelën në një fortesë kufitare për nëntë ditë.
Sam Cahill (Tobey Maguire) dhe Tomi Cahill (Jake Gyllenhaal) janë vëllezër. Sami, niset për misionin e tij të katërt në Afganistan, ai është i martuar me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Grace (Natalie Portman), me të cilën ka dy vajza. Por shpejt vjen lajmi se helikopteri i Sam është rrëzuar, duke vrarë të gjithë marinsat në bord. Tomi, që sapo ka dalë nga burgu, ka për detyrë të ngushëllojë gruan dhe fëmijët e vëllait të tij, pasi ai nuk po gjendet. Por gjërat ndryshojnë dhe krijohen lidhje të padëshiruara.
Një dramatizim i 20 korrikut të oficerëve Gjermanë një grusht shteti politik vrasje, dhunë tej të dëshpëruar për parandalimin e luftës së Dytë Botërore.
Në luftën civile të Afrikës, një grup djemsh të rinj të kthyer në ushtarë të lirisë luftojnë, plaçkisin dhe vrasin nëpër fshatrat e Afrikës. Kur lufta përfundon misionit të tyre i vjen fundi.
‘Aleatët’ është film i bazuar në ngjarje të vërteta. Një grup i ushtarëve britanikë të drejtuar nga një kapiten amerikanë janë dërguar pas radhëve të armikut në Francë, në një mision që mund të mbyll luftën më herët. Teksa asgjë nuk shkon sipas planit, komandanti Heri Mekbein dhe kapiteni Gabriel Xhekson e dinë që duhet ti lënë mënjanë armiqësitë personale në mënyrë që misioni të ketë sukses.
Filmi që do të ndiqni bazohet në librin e mirënjohur të Enthëni Suoford, të vitit 2005. Një ish marins, i cili flet për eksperiencën e tij në Arabinë Saudite, si dhe për luftën në Kuvajt.
Një burrë fillon të vërë në dyshim etikën e tij profesionale, si pilot droni, pasi atij i ndodhin një sërë peripecish.Ngjarja që do të shihni është e bazuar në një histori të vërtetë e njëkohësisht tepër drithëruese.
Pas 10-të vitesh nga ngjarjet me përbindëshat, zonat e infektuara tashmë janë përhapur në mbarë botën. Në Lindjen e Mesme ka filluar një kryengritje të re. Në të njëjtën kohë përbindëshat në atë rajon shtohen dhe ushtria vendos për të rritur më shumë numrin forcave për të ndihmuar këtë kryengritje.
Gjatë regjimin sovjetik një pilot i ri rus dhe shumë i zoti dërgohet me mision për të ndihmuar guerrilasit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por gjërat nuk do të shkojnë sipas planit, gjatë rrugës ai përballet me shumë vështirësi dhe kapet rob nga gjermanët. Ai përpiqet të arratiset dhe t'i tregoje guerrilasve për planet e Gjermanisë.
Filmi ndjek betejën e vitit 1597 në Mjeongriang gjatë pushtimit Japonez të Koresë. Admirali i jashtëzakonshëm Ji Sun shin me një flotë prej 12 anijesh duhet t'i bëjë ballë flotës së frikshme japoneze prej 133 anijesh luftarake. A do mund t'i mbijetojë kësaj beteje Admirali apo do ta fitojë atë kundër të gjitha gjasave?
“Filmi është i frymëzuar nga ngjarjet e vërteta të Betejës së Galipolit, në Turqi, gjatë Luftës së Parë Botërore”.
“Pas vdekjes të së shoqes, një fermer australian nis një udhëtim të gjatë për në Turqi, në kërkim të së vërtetës për fatin e tre djemve e tij që ishin raportuar si të humbur në luftë. Dhe atje njihet edhe me një grua të bukur turke. Frymëzuar nga shpresa e fortë dhe me ndihmën e një oficeri turk, Konori fillon të gjejë gjurmët e tyre”.
Irak. Të detyruar të luajnë një lojë të rrezikshme macja-me-miun në kaosin e luftës, një skuadër e njësisë së xhenios së ushtrisë duhet të qëndrojë e bashkuar në një qytet ku kushdo mund të jetë një armik i mundshëm dhe çdo objekt mund të jetë një bombë vdekjeprurëse.