Gladiatori i tërhequr Juda Ben Hur ndihmon një grup të rinj vullnetarësh për drejtësi me qëllim që të largojnë një herë e mirë Romakët nga tokat e tyre...
Snajperat elitarë Brendon Beket dhe Riçard Miller kanë për detyrë të mbrojnë një gazsjellës nga terroristët. Kur beteja me armikun çon në vrasjen e snajperave nga një qitës fantazëm i cili di vendndodhjen e tyre të saktë, rritet tensioni teksa dyshohet për një të çarë në rrjetin e sigurisë. Mos punon dikush me armikun nga jashtë? Mos misioni është veçse një fasadë për një aktivitet tjetër? Mos po i organizon koloneli të gjitha këto?
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një djalosh adoleshent, të cilit sapo i kanë lindur ndjenjat seksuale, dashurohet nga Malènan, një grua sensuale me mendje të ngushtë, e cila jeton në një qytet të vogël italian.
Filmi është rreth luftës së Bosnjes... të bësh gjithçka për dashurinë, madje edhe ta lësh atë të shkojë. Është rreth një vajze që e do dhe e humb dashurinë e saj përgjithmonë dhe përpiqet të bëjë një fëmijë i cili nuk është i saji dhe nuk rritet kurrë pranë saj.
Kur një mision i mbuluar për të shpëtuar një operative të CIA-s të marrë peng zbulon një komplot rrëqethës, një skuadër SEAL tepër e stërvitur shpejton nëpër pika të ndryshme të globit, duke garuar kundër kohës për të ndalur një sulm vdekjeprurës terrorist.
Film për luftën e kryengritësve të cilët luftonin për lirinë e besimit, e cila ishte mohuar me ligj nga presidenti i Meksikës.
Kjo quhej lufta e të Krishterëve...
Diku në Afrikën e Jugut, Komona një vajze 14-vjeçare i tregon fëmijës qe ka në bark, historinë e jetës se saj qe kur filloi lufta. Gjithçka filloi kur ajo ishte rrëmbyer nga rebelet në moshën 12-vjeçare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një histori e parë nëpërmjet syve të pafajshëm të Brunos, djali tetë-vjeçar i një komandanti gjerman në një kamp përqendrimi, që krijon një miqësi të ndaluar me një djalë hebre nga ana tjetër e gardhit. Miqësi që ka ngjarje të papritura dhe pasoja befasuese.
Bazuar në autobiografinë e tij një pianist gjatë viteve të 1939 përpiqet t'i mbijetoje shkatërrimit, torturës, abuzimit dhe frikës nga lufta e dytë botërore.
Lufta e II-të Botërore: Direkt pas 'Ditës D', tre ushtarë amerikanë dhe dy infermiere të ushtrisë janë bllokuar në kufijtë e armiqve. Ata marrin një oficer gjermanë të gradës së lartë si të burgosurin e tyre dhe përpiqen të organizojnë një arratisje.
Ndërsa Xhoni është kthyer me leje në qytezën e tij të lindjes, gjen Savanën, një studente kolegji që po viziton qytetin. Edhe pse dashuria ishte e papritur, s’do të thotë që ata s’e gjetën. Duke ditur që Xhoni duhej të ikte për në ushtri, dashuria e tyre mbijetoi përsëri, derisa ai shtyn shërbimin e tij për shkak të sulmeve të 11 shtatorit. Telashet fillojnë dhe dashuria e tyre vihet në pritje. Njëri s’mund ta durojë më këtë gjë... po tjetri?
Në një kamp përqendrimi gjerman, një çifut kërkon të gjejë një mjeshtër për të kryer ritualet e varrimit për një djalë të vogël që ai e mendon si të birin. Ai del kundra të gjithëve vetëm që të përmbushë ritualin dhe djali të mos digjet
Bazuar në romanin e fundit të Frank Miler Herhes, filmi "300 Ngritja e Një Perandorie", na tregon betejën e gjeneralit Themistokli, që përpiqet të bashkojë grekët për një sulm që do të ndryshojë rrjedhën e luftës. Themistokliu do të përballet me ushtrinë e pafund të Kserksit dhe Artemisën e cila është komandantja e flotës persiane.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër afrikano-veriorë rekrutohen në ushtrinë Franceze për të çliruar vendin nga pushtuesit nazistë, si dhe të luftojnë diskriminimin francez.
Kur 13-vjeçari Kajl Vogel zbulon një valixhe të Luftës së Dytë Botërore që i përket gjyshit të tij, Bad, të gjithë i thonë Kajlit për ta çuar atë përsëri në vend. Për fat të mirë, ai i injoron urdhrat. Edhe pse Bad kurrë nuk ka folur për luftën, ai e gjen veten në arritjen e një marrëveshje me nipin e tij: Kajl mund të zgjedhë tre suvenire dhe Bad do i tregojë atij historinë prapa secilit suvenir. “Dita e Dëshmorëve” jo vetëm që na merr në një udhëtim në të kaluarën e komplikuar të Badit gjatë kohës së luftës, por edhe në të ardhmen e Kajlit. Ndërsa të dy ndajnë përvojat e tyre në luftë, ata kuptojnë se sa ajo ditë magjike në verandë ndikoi në jetën e tyre.
Një grup ushtarësh paqeruajtës danezë në Afganistan gjenden ne një përplasje armësh me talebanët e zonës. Gjatë dyluftimit mbeten të vdekur disa civilë dhe për vdekjen e tyre gjykohet si përgjegjës komandanti i ushtarëve, i cili rrezikon dënim të përjetshëm.
Viti 2004, vazhdon operacioni Liria e Irakut. Një batalion i përbërë nga ushtarë polakë dhe bullgarë gjenden të rrethuar nga kryengritësit irakianë, besnikë të udhëheqësit shiit Muqtada al-Sadr . Me furnizimet me ushqime dhe municion për luftën vetëm për 24 orë ata u luftuan për tri ditë...
Jeta e disa të rinjve, të cilët futen në Kolegjin e Ushtarëve dhe më vonë transferohen në Vietnam. Një vëzhgim i një prej ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tregon efektet çnjerëzore që lufta e Vietnamit kishte tek ushtarët e tjerë, që nga stërvitja e tmerrshme deri tek lufta e përgjakshme rrugëve të Vietnamit.
Makbethi, Baroni i Glamisit, merr një porfeci nga një treshe shtrigash, se një ditë ai do të bëhet mbreti i Skocisë. I etur nga ambicia dhe i nxitur të veprojë nga bashkëshortja e tij, Makbethi vret mbretin e tij dhe arrin të marrë fronin.