Kreu i një helikopteri mjekësor rrezohet në një aksident gjatë misionit për të shpëtuar një forcë amerikane nën urdhrat spanjolle. Forca spanjolle ka kohë vetëm një natë për t'u organizuar dhe për të shpëtuar kreun dhe të dëmtuarit, ndërkohë që trupat talibanas kanë rrethuar forcën spanjolle...
Menjëherë pas sulmit të 9/11, më pak se 100 ushtarë amerikanë u dërguan në një mision të fshehtë për të rrëzuar talibanët. Ajo që ndodh më pas është një pjesë histori origjine lufte dhe tregim paralajmërues, duke hedhur dritë mbi ndikimin e 15 vjet beteje të vazhdueshme.
Gjenerali i suksesshëm, karizmatik Glen Mekmehon vendoset në krye të forcave të NATO-s në Afganistan, por shkëlqimi i tij rrëzohet nga vetëm një gazetar i thjeshtë që shkruan biografinë e tij...
Gjatë luftës së dytë botërore, një grup prej 28 ushtarësh, në Rusinë e vitit 1941 mundohen të ndalojnë të vetëm një mësymje gjermane drejt Moskës. Edhe pse me municione të pakëta do mundohen trimërisht deri në fund të mbrojnë atdheun.
Afganistan, Majk Stivens, pas dështimit të misionit të tij, në rrugën drejt vendit ku do t'i bashkohet trupave të tjera të ushtrisë, e gjen veten në një fushë me mina disa vjeçare dhe me njërën prej tyre poshtë këmbës së tij. Në pritje të autokolonës, nuk duhet t'i mbijetojë vetëm rreziqeve të shkretëtirës, por do të luftojë edhe me anën e tij psikologjike.
Ngjarjet zhvillohen në Afrikën e papushtuar gjatë ditëve të para të Luftës së Dytë Botërore: Një Amerikan i mërguar takon një ish të dashur, me komplikime të paparashikuara.
Në vitet 1900, tri vëllezër dhe babai i tyre jetojnë në një vend të largët në Montana. Ata preken nga tradhtia, historia, dashuria, natyra dhe lufta...
Në një qytet të vogël, të quajtur Port, një endacak zbulon një plan terrorist kundër Amerikës. Ai mundohet t'i tregojë sherifit të qytetit, por injorohet nga të gjithë. Ai dhe disa heronj të tjerë detyrohen ta marrin situatën nën kontroll.
Mjeku ushtarak amerikan i Luftës së Dytë Botërore Desmond T. Dos, i cili shërbeu gjatë betejës në Okinaua, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në njeriun e parë në historinë e Amerikës që merr Medalje Nderi pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.
19-vjeçari Billi Lin është sjellë në shtëpi për një turne fitoreje pas një beteje në Irak. Mes rikthimeve, filmi tregon se çfarë i ndodhi vërtetë skuadrës së tij, duke e krahasuar realitetin e luftës me perceptimin Amerikan.
Një ushtar veteran kthehet nga turneu i tij i detyrës të kryer në Irak, dhe mundohet që të filloje një jete të re por, urdhërohet në mënyrë arbitrare të kthehet në detyrë në terren nga ana e ushtrisë.
I bazuar në librin e dashur best-seller, Hajdutja e Librave tregon historinë e një vajze të re të jashtëzakonshme të dërguar për të jetuar me një familje adoptuese në Gjermaninë e Luftës II Botërore. E intriguar nga libri i vetëm që ka sjellë me vete, ajo fillon të koleksionojë libra ndërsa i gjen. Me ndihmën e prindërve të saj të rinj dhe një të ftuar sekret poshtë shkallëve, ajo mëson të lexojë dhe krijon një botë magjike që i frymëzon të gjithë.
Falsifikuesit është historia e vërtetë e operacionit më të madh në historinë e falsifikimit, krijuar prej nazistëve në 1936 për të falsifikuar para. Salomon “Sally” Sorouitsch është mbreti i falsifikimeve. Ai jeton një jetë të djallëzuar të kartave, pije alkoolike, dhe grave në Berlin gjatë epokës naziste. Papritur fati i tij ndryshon kur arrestohet dhe futet menjëherë në një kamp ku fillon të shfaq aftësitë e tija të jashtëzakonshme…
Historia e vërtetë e dhimbshme e ekuipazhit të ASHBA Indianapolis, të cilët ngecën në ujërat filipinë për pesë ditë pas dorëzimit të armëve atomike që do i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa prisnin të shpëtoheshin, përjetuan etje dhe uri ekstreme, gjithashtu edhe sulme të pamëshirshme peshkaqenësh.
Bazuar në historinë e jashtëzakonshme të vërtetë të operacionit Antropoid, misioni i luftës L.II.B për të vrarë drejtorin e SS, Reinhard Heidrik, arkitektin e Zgjidhjes Përfundimtare dhe njeriut të tretë në hierarkinë naziste, pas Hitlerit dhe Himlerit.
Fatet e Henrit - një reporteri amerikan e cinik, i cili ka humbur shpirtin e tij dhe Terezës, një nga censoret Republikane, me detyrë për të mbikëqyrur lajmet që gazetarët mund të dërgojnë jashtë shtetit, kryqëzohen në Gerrnikë.
"Ky film është i bazuar në përplasjen detare të vërtetë ndërmjet Koresë së Veriut dhe Jugut pranë kufirit të Veriut në Detin e Verdhë gjatë Kupës Botërore të 2002, Kore-Japoni"