Në ditët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një njësi aleate e udhëhequr nga një ushtar i tronditur është dërguar për të hetuar një strukturë misterioze të braktisur gjermane që ndodhet thellë nën tokë. Ajo që ata zbulojnë është më e keqe se vdekja.
Ndërkohë që Sofia dhe kolegët e saj më të vjetër Mambru dhe Bi garojnë kundër kohës për të shpëtuar një pus uji për një komunitet të braktisur, ata duhet të lënë mënjanë burokratët pedantë të Kombeve të Bashkuara, grupet ushtarake dhe kriminelët shfrytëzues vendas. Gjatë gjithë kësaj kohe ata duhet të shpërqendrojnë me zgjuarsi ish të dashurën e Mambrusë, Katjan, e cila ka ardhur nga zyrat qendrore për ta mbyllur misionin e tyre, duhet të mënjanojnë një lopë të ngordhur, një dyqanxhi jo-bashkëpunues dhe një qen të tërbuar i cili është lidhur në fund të një litari që u duhet aq shumë. Skuadra dhe udhërrëfyesi i tyre negociojnë për detyrën në dukje të thjeshtë të nxjerrjes së një trupi të vdekur nga një pus, por qëndrimi me mendje të shëndoshë del se është sfida më e madhe në këtë ditë jo dhe aq të përkryer.
Mali 2 tregon historinë e një grupi forcash speciale klandestinë te quajtur "Prurësi i Stuhisë'.
Bekiri dhe Oguzi, shokë të ngushtë, janë rregjistruar në trajnimin e famshëm të forcave speciale turke.
Misioni i tyre fillon pas gjashtë vjetësh dhe është një mision shpëtimi në zonën më të rrezikshme në Irak.
Një lojtar i shquar i bejsbollit, Mo Berg punësohet si spiun nga Zyra e Shërbimeve Strategjike për të zbuluar bombën atomike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dy ushtarë të rinj, Bartle dhe Murfi luftuan në mes të terrorreve të Irakut nën drejtimin e komandantit Sterling. Më vonë, Bartle torturohet nga premtimi që i ka bërë mamasë së Murfit para nisjes.
Prill 1945: Teksa aleatët bëjnë tentimet e fundit për ta fituar luftën kundër gjermanëve, një rreshter dhe pesë ushtarët e tij me një tenkë Sherman infiltrohen në një mision brenda në territorin e armiqëve. Pa armë, me një numër të paktë ushtarësh dhe me një ushtar kadet, Doni dhe ushtarët e tij duhet të gjejnë një mënyrë që të përballen kundër forcave të shumta naziste.
E vendosur në një llogore në Aisne të Francës në vitin 1918, është historia e një grupi oficerësh britanikë. Të udhëhequr nga komandanti i ri i lodhur mendërisht Stenhop, ata presin fatin e tyre.
Kur dy vëllezër detyrohen të marrin pjesë në Luftën Koreane, vëllai i madh vendos të ndërmarrë misionet më të rrezikshme për të mbrojtur më të voglin nga betejat e ashpra.
Qytetarët e Romës janë të uritur. Koriolanusi, heroi i Romës, një ushtar i madh dhe një njeri që ka besime të rrepta, e përçmon popullin. Roma është e përgjakur. I manipuluar dhe i mashtruar nga politikanët dhe nga vetë e ëma e tij Volumnia, Koriolanusi dëbohet nga Roma. Ai ia ofron jetën ose shërbimet e tij armikut të tij të betuar Tullus Aufidius.
1942 ushtria sovjetike ka planifikuar një sulm kundër forcave naziste që kanë pushtuar gjysmën e qytetit të Stalingradit në Vollga. Vetëm pak ushtarë arritën të kalonin lumin dhe gjetën strehim në një ndërtesë, ku banonte një vajzë që nuk ia mbathi me ardhjen e gjermanëve'...
Një grup ushtarësh amerikanë të kthyer nga Iraku në shtëpinë e tyre, përballen me përshtatjen e vështirë në jetën familjare dhe atë civile. Duke jetuar me kujtimet e luftës, rrezikojnë të shkatërrohen, edhe pse janë shumë larg prej fushave të betejës. Bazuar mbi ngjarje reale.
Tridhjete vite pasi kane sherbyer se bashku ne Vietnam, Leri Sheperd(Dok) bashkohet me miqte e tij te vjeter nga marina, Sal Nealon dhe Reverand Richard Mueller per te varrosur djalin e tij, nje marins i ri qe u vra ne luften ne Irak.
"ISHIM USHTARE" : Historia e betejës së parë masive ne fazën amerikane te Luftës së Vietnamit dhe e ushtarëve që e luftuan në të dy anët. Ndërkohë, gratë e tyre prisnin me ankth në shtëpi per lajmin e mire apo lajmin e keq.
Pas një zbarkimi të dështuar në Normandi, një grup ushtarësh amerikanë duhet të shkojnë pas linjave të armikut për të shpëtuar një paratrup që ka humbur të tre vëllezërit e tjerë në luftë.
Historia e një libri të humbur prej kohësh i cili rishfaqet në mënyrë të mistershme dhe lidh një burrë të moshuar në kërkim të djalit të tij me një vajzë e cila mundohet të gjejë një kurë për vetminë e nënës së saj.
Bazuar në historinë e vërtetë të një marinseje të re, disiplina e veçantë e së cilës dhe lidhja me qenin e saj luftëtar shpëtuan mijëra jetë gjatë misionit të tyre në Irak.