Bosi i një organizate të madhe të krimit urdhëron ndihmësin e tij për të sjellë në linjë një bandë mashtruesish të trafikut të drogës, një punë e cila ndez një luftë në mes të bandave rivale të Jakuzave.
Një grua e re vihet nën presionin e policisë për t’u infiltruar në një kartel lokal droge. E detyruar ta bëjë për të mos humbur të bijën, ajo përballet me njeriun që e ka lënduar më shumë në jetë...
Kur Andi zbulon që është në Listën e Arrakatëve të Santas, ai formon një skuadër me fëmijë arrakatë dhe shkojnë në Polin e Veriut për të marrë dhuratat që mendojnë se u takojnë.
Deni O'Brien është kthyer në aksion duke luftuar kundër famëkeqit Simon Moon, i njohur gjithashtu si Terrori. Tre vite më parë O'Brien kishte kapur i vetëm 'The Terror' dhe u quajt Hero nga njerëzit e L.A. Tani Simon është arratisur dhe ka filluar të vrasë përsëri gra, dhe O'Brien është i vetmi burrë që mund ta ndalojë atë.
Kur një mama beqare bëhet e dyshuara e vetme e një vrasje, fqinji i saj që është një gjeni në matematikë, ofron ndihmën e tij për ta shpëtuar nga polica atë dhe vajzën e saj.
Historia e Monk, një detektiv brilant me çrregullim obsesiv-kompulsiv. Ai kthehet për të zgjidhur një rast të fundit që përfshin vajzën e tij Molly, një gazetare e cila përgatitet për martesën e saj.
Vëlla dhe motër boksierë Fani dhe Klau janë të përfshirë me një grup mafiozësh
ndërkombëtar të përçarë nga tradhtia mes Xho dhe Kritit në një kampionat të Arteve Marciale të Përziera
që mbahet për të mbuluar operacionin e tyre të madh të trafikut të drogës. Ata janë bërë veglat
e mafias në një komplot të ndërlikuar vrasjeje.
Një femër ekzekutive dhe një rojtar nate, komplotojnë për të kryer një grabitje të guximshme diamanti nga punëdhënësit e tyre të përbashkët, në The London Diamond Corporation.
Çarli Swift është një zgjdhës problemesh i cili ka një të tillë: banditi që ai ka qëlluar i mungon koka dhe Charlie do paguhet vetëm nëse trupi mund të identifikohet. Në këtë moment në lojë hyn Marsi Kramer, ish-gruaja e viktimës dhe një femër me të gjitha aftësitë që i duhen Çarlit.
Një politikan vendas, të cilit i zhduken frutat e çmuara dhe një oficere e re policie, e cila është e vendosur të zgjidhë këtë rast të çuditshëm për të provuar veten.
I burgosur për një krim minor, 19 vjeçari JR mësohet shpejt me vështirësitë e burgut. Shumë shpejt ai i bie në sy kriminelit të rrezikshëm australian, Brendan Linç. Por mbrojtja nga Brendan brenda burgut ka një çmim dhe ai është ndihma për ta ndihmuar të arratiset që andej, kur JR të dali jashtë. Si shpërblim JR bëhet pjesë e bandës dhe merr pjesë në goditjen e një fabrike të nxjerrjes së arit. Por pasi gjërat nuk shkojnë sipas planit JR duhet të vendosë se kujt t'i besojë dhe kujt jo....
Pas goditjes së një operacioni droge, Sumeri, oficer policie e gjen veten në radarin e një tregtari të fuqishëm droge. Shumë shpejt, atij i duhet të nisë një rrugë të dëshpëruar për të shpëtuar djalin e tij të rrëmbyer...
Dy gra të vendosura luftojnë për t'i shpëtuar marrëdhënies së tyre abuzive me një detektiv të korruptuar, i vendosur për të lëvizur vajzat e trafikuara seksualisht përtej kufirit meksikan.
Në vitin 1963, tetëmbëdhjetë vjeçarja Patrisia Weiri
rrëmbehet dhe përdhunohet brutalisht. E përkushtuar
për të futur në burg abuzuesin e saj, Ernesto Mirandën, jeta e Trish-it
shkatërrohet nga sistemi ligjor i Amerikës ndërsa ajo
nxjerr një ligj që transformon shtetin.
Beni punon per një bos krimi të stilit të vjetër, Ejbin, i cili ka personalitete të shumëfishta dhe është në luftë bandash me Frenkin. Keini është personaliteti më vdekjeprurës i tij dhe 24 orët e fundit do të kthehet në vrasës. Sot është një ditë e mirë për të vdekur.
Kur zbulohet nafta në Oklahomen e viteve 1920, nën tokën e kombit Osage,
populli Osage vriten një nga një, derisa FBI-ja ndërhyn për të zbuluar misterin.
Kur një debat për biletën fituese të një lotarie shndërrohet në një situatë kritike, dëshmitarët duhet të vendosin se deri ku mund të shkojnë për të shpëtuar dhe për të pasur pjesën e tyre në milionat e fituara.
Në një fshat të largët irlandez, Finbar detyrohet të luftojë për të shlyer një jetë me mëkate. Por çfarë është i gatshëm të paguajë ai? Në vendin e shenjtorëve dhe mëkatarëve, disa mëkate nuk mund të varrosen.