Boksierja Ran Tachibana mëson se motra e saj e dashur është zhdukur. Policia thotë se motra e saj ka vdekur, por ajo nuk mund ta besojë, prandaj nis një hetim dhe futet në botën e krimit.
Ish agjenti i CIA-s, Frenk Moses ribashkon edhe një herë skuadrën e tij të agjentëve në pension, në përpjekje për të gjetur një bombë nukleare. Për të qënë të skusseshëm, ata duhet t’i mbijetojnë një ushtrie vrasësish, terroristëve të pashpirt dhe qeverive të korruptuara, të gjithë të etur për të shtënë në dorë armën e fuqishme...
Katër pensionistë, ish agjentët më të mirë të CIA-s, tani po mundohen të përshtaten me jetën e re. Por secretet që ata dinë, i kanë vënë nën shënjestrën e vetë CIA-s.
Punonjësi Lako humb gjithçka nga një grup mafiozësh. Pasi ka mbetur me karrige me rrota dhe me jetën e ngatërruar, është miku i tij i ri Gabo, një rom vendas që e ndihmon Lakon t'i shohë gjërat me një këndvështrim të ri. Hakmarrja është e ëmbël.
E gjendur mes një beteje të dëshpëruar për të shpëtuar lokalin e familjes, ndërsa babai i saj i është nënshtruar drogës, Su sheh si të vetmen mundësi shpëtimi, të ndjekë hapat e një hajduti të pashëm që vjen në qytet. Megjithatë, plani i saj në dukje i thjeshtë, shumë shpejt do të sjellë pasoja të rënda...
Nik është një ish i burgosur që i ka borxh 100 mijë dollarë kriminelit të madh Tajgo. Ai bashkohet me shokun e tij për të gjetur paratë pasi Tajgo i jep 24 orë kohë.
I gatshëm për të lënë pas profesionin e tij, Loreno, një vrasës elitar, i jep ndihmë një miku të vjetër dhe merr një punë të fundit në Tajlandë për të kërkuar një mafioz lokal. Por gabimi në gjykim e çon atë në rënie dhe ai përfshihet në një luftë të gjithanshme në rrugët e Tajlandës.
Një film i zhvilluar në Evropën Qendrore gjatë vitit 2041, një detektive femër heton rastin e një çifti të vrarë ku një ekip restaurimi është në gjendje të rikthejë në jetë njërin prej tyre.
Fatet e një vrasësi mafioz në moshë dhe një detektivi të larë, ndërthuren kur është për t'u kryer një punë e fundit për të zgjidhur një llogari të vjetër.
Fati i një mbretërie të kontestuar dhunshëm varet nga lidhja e tensionuar mes dy miqve të kthyer në armiq në këtë sagë pushteti, gjakderdhjeje dhe tradhtie.
I vendosur në burgun e errët dhe të vjetër të Parramatta-s, i ndërtuar nga të dënuarit origjinal, personazhi ynë kryesor Ray, një veteran lufte e gjen veten duke shërbyer 18 muaj për vrasje nga pakujdesia pasi mbrojti të fejuarën e tij. Ai shpejt e kupton se shefi i burgut e ka në dorë dhe bën gjithçka që është e mundur për të thyer Ray-n edhe duke shkuar pas të fejuarës së tij.
Nën urdhrat e një shefeje të pamëshirshme krimi,
një shofer i arratisur duhet të luftojë me ndërgjegjen e tij dhe të çojë
një anëtar të ekipit, që nuk dyshon për një pritë. Ka një udhëtim të gjatë përpara.
Një ish-polic kthehet në Los Angeles dhe merr përsipër një rast të një prerësi diamanti të humbur që e çon atë në një aventurë dashurie edhe në distriktin e bizhuterive të ditëve të sotme.
Gjatë takimit të thjeshtë të njohjes me një vajzë, një oficer i ndershëm i policisë zbulon aksidentalisht ekzistencën e një rrjeti lokal banditësh të përfshirë në pornografi dhe prostitucion.
Një çift që janë në prag divorci, bëhen dëshmitarë të një incidenti të sajuar nga dy kriminelë dhe që nga ai moment, jeta e tyre është në rrezik prej vrasësve të pamëshirshëm.
Pushimet e një polici të thjeshtë kthehen në një katrahurë të vërtetë kur ai përfshihet rastësisht në një çështje që ka të bëjë me bastet e jashtëligjshme të drejtuara nga tre vëllezër kriminelë.
Përleshja që ka tronditur botën kriminale të familjeve të mëdha Jakuzave, gjithashtu ka përfshirë edhe policinë, do të zgjidhet falë ndërhyrjes së papritur të një krimineli të vjetër i cili mendohej i vdekur nga të gjithë.