Sherifi Ouens është një njeri që është tërhequr nga pozicioni i tij në Policinë e Los Anxhelos për të luftuar atë pak krim që ndodh në qytezën e përgjumur kufitare Somerton. Pas një arratisjeje spektakolare nga një autokolonë e FBI-së, bosi më famkeq dhe i kërkuar i drogës po ikën vetëtimthi drejt kufirit me 322 km/orë brenda një makine të modifikuar së bashku me një peng dhe një ushtri anëtarësh bande që po e ndihmon. Por me sa duket, ai po shkon drejt Somertonit, ku e gjithë forca policore e Shteteve të Bashkuara do të ketë mundësinë e fundit për të bërë qëndresë dhe për ta arrestuar përpara se ai të kalojë kufirin dhe të humbasë përgjithmonë.
Një ish oficer i CIA infiltrohet në rrethin e trafikimit të Meksikës Veriore. Pasi mbijeton nga rënia nga një avion, ai niset për tu hakmarrë ndaj personit që ia bëri këtë.
Konsideruar si një nga filmat më të mirë komedi. Xhefri "Djaloshi" Lebovski ngatërrohet për një Xhefri Lebovski tjetër, i cili është një milioner. Ai kërkon kompensim për tapetin e tij të prishur dhe duke bërë këtë gjë ai ngatërrohet në një gjë më të madhe së bashku me shokët e tij.
Agjenti me përvojë i DEA-s, Kole, futet në tokën e rrezikshme të Tijuanës në Meksikë në kërkim të ish gruas së tij gazetare, e cila është rrëmbyer nga një bosi Karteli me aspirata politike...
Viktor Karpa është një ish-mafioz rus, i cili është zhvendosur në Finlandë dhe ka krijuar familjen e tij. Gjithçka do të shkojë keq kur Presidentja
e re ruse do të bëjë një vizitë në Finlandë dhe atij i duhet që të ndalojë një komplot, i cili synon vrasjen e Presidentes.
Batman dhe Batgërl po punojnë së bashku, por midis tyre ka disa konflikte. Komisari Gordon do të rrëmbehet dhe Batmani duhet ta shpëtojë para se të jetë shumë vonë. Por kësaj radhe, Batmani dëshiron që t'i bëjë gjërat ndryshe.
Dy kriminelë, Kits dhe Moses, i japin fund miqësisë së tyre kur Kits zbulohet se është një polic i infiltruar. Më vonë, të dy detyrohen të punojnë bashkë kur Kits vendoset të mbrojë Mosesin si dëshmitar.
Një grup hajdutësh të drejtuar nga një njeri të quajtur Uruguajani studiojnë një bankë në Valencia për të vjedhur sa më shumë kuti sigurie dhe më vonë të largohen përmes një tuneli të hapur që lidhet me një stacion metroje të braktisur. Sidoqoftë, agjenti i kryeministres zbulon atë që po kërkojnë me të vërtetë hajdutët, duan të shtijnë në dorë kutinë 314, pronë e Gonzalo sorianos, ish-anëtar i qeverisë që ka rënë në koma pas një aksidenti, duke lënë dokumente kompromentuese. Planet e grupit fillojnë të shkojnë keq kur...
Me vetëm 6 muaj të mbetur për burgim, i burgosuri Frenk Leone transferohet nga një burg me siguri të ulët në një siguri maksimale nga një drejtor hakmarrës.
Pasi lirohet nga burgu për një krim që nuk e kishte bërë vetë, Henri do të kthehet që ta plotësojë kohën që kishte kryer në burg dhe do të bëjë objekt kryesor vjedhjen e bankës.
Një polic i padisiplinuar transferohet në një qytet tjetër. Shumë shpejt ai fillon një luftë kundër bandës së tmerrshme të qytetit, e cila ka arritur të marrë kontrollin e të gjithë qytetit.
Kur nuk ka më gjurmë për të ndjekur në vrasjen e një polici të fshehtë, një ish oficer i anti-drogës joshet për t'u kthyer përsëri në punë për ta zgjidhur këtë çështje...
Një gangster nga Bruklin, në vitin 1949 shpërngulet në Los Anxheles. Ai shumë shpejt merr kontrollonin e drogës, të armëve, femrat, bastet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të paligjshëm. Me pak fjalë ai kontrollon gjithçka në Los Anxheles duke patur edhe mbështetjen e policisë dhe të politikanëve. Dy policë të fshehtë, vendosin të godasin Mikin duke krijuar një skuadër të fshehtë, me oficerët më të mirë dhe më të ndershëm të policisë.
"Prioritet Absolut": Një korrier me biçikletë në Manhatan, ka si rregull kryesor çuarjen me çdo kusht të çdo porosie në destinacion. Por porosia më e fundit, do të jetë më e rrezikshmja, pasi një polic i korruptuar është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta shtënë në dorë.
Lufto me të gjithë dhe mos i beso askujt: ky është kodi i mbijetesës i praktikuar nga mjeshtri i arteve marciale Kejsi Bouman pasi jeta e tij familjare dhe tepër e lumtur shkatërrohet nga një akt i tmerrshëm dhune. Me ndihmën e mikut të tij Nakabara, amerikani i patrembur ri-stërvit reflekset e tij dhe përforcon aftësitë e tij të luftimit për të marrë hak ndaj vrasësve të gruas së tij.
Pasi prishin planin e vjedhjes se një banke të keq-konceptuar në një qytet të shkretë në Kaliforni, dy të ashtuquajtur hajdutë zhduken nga skena e krimit më një njeri të marrë peng dhe drejtojnë sherifin vendas
në një çështje të rrezikshme.
Xhordan Tërner është një operatore me eksperiencë e Urgjencës por pasi bën një gjykim të gabuar dhe një telefonatë përfundon keq, Xhordani tronditet dhe nuk është më e sigurt nëse mund të vazhdojë. Por më pas, adoleshentja Kejsi Uelson rrëmbehet në pjesën e pasme të makinës së një burri dhe i telefonon Urgjencës. Dhe Xhordani është ajo që duhet të përdorë gjithë eksperiencën, mendjempre- htësinë dhe mendimin e saj të shpejtë për ta ndihmuar Kejsin të arratiset dhe jo vetëm për të shpëtuar Kejsin, por për t'u siguruar që rrëmbyesi i saj të vihet përpara drejtësisë.