Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj
do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Projekti-A Pjesa 2: Dragoi është transferuar dhe tashmë është bërë kreu i policisë në rrethin Sai Van dhe i duhet të luftojë kundër një gangsteri të rëndësishëm, kundër revolucionarëve anti-Mançu, kundër disa piratëve të arratisur, kundër besnikëve të Mançu-së dhe kundër një inspektori të korruptuar të policisë.
Izabela, një punonjëse e re në një agjenci ndërkombëtare reklamash dhe shefja e saj manipuluese, ambiciozja Kristinë, kalojnë nga të paturit një marrëdhënie erotike në të urryer njëra-tjetrën në masa të paimagjinueshme, siç është vjedhja e meritave, turpërimi në publik... e deri në vrasje.
Arjuni do të shkojë për të takuar të fejuarën e tij në Gjykatën e Lartë, por e fejuara e tij do të vritet atje. Ai do të marrë peng 7 persona dhe
do t'i japë një limit prej 7 orësh për të gjetur vrasësin një policeje nga një qytet tjetër.
Barni Thompson, i çuditshëm, i pasigurt në vetvete, berber në Glasgou, jeton një jetë mediokriteti të dëshpëruar, dhe jeta e ti aspak interesante do marrë një kthesë nga 0 në 60 për pesë sekonda, ndërsa ai hyn në botën groteske dhe absurde të një vrasësi serial.
Një roje sigurie i një qendre tregtare dhe ish agjent federal, ndeshet me një njeri të një trafikanti të rëndësishëm droge, pasi shpëton një grua nga rreziku.
Historia nis në Evropën Lindore në fundin dëshpërues të Luftës II Botërore. Për shumë veta s’ishte më një konflikt mes kombeve por një mbijetesë individuale me çdo kusht. Djaloshi Hannibal shikon nga shumë afër prindërit e tij duke vdekur dhe duke lënë motrën e vogël nën kujdesin e tij. Ky moment tmerrues shumë shpejt do të zbehet në krahasim me egërsitë në të cilat do të bëhet dëshmitar dhe që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Xhon Uik punon si vrasës për mafien, i cili për dashurinë e një femre e lë atë punë. 5 vjet më vonë, gruaja e tij i blen një qen që Xhoni mos ta ndjejë mungesën e saj kur ajo të ndërrojë jetë nga një sëmundje. Më vonë disa hajdutë të cilët donin t'i vidhnin makinën i vrasin qenin. Kur ai riaftësohet, u vihet pas atyre që i vranë qenin duke mësuar se kreu i grabitësve është i biri i ish punëdhënësit të tij...
Death Note pjesa 1: Një betejë midis dy mendjeve më të ndritura të botës fillon kur Light Yagami gjen "Bllokun e Vdekjes", një bllok me fuqinë për të vrarë dhe ai vendos të shpëtojë botën nga kriminelët.
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme...
Pasi një anije bombardohet në Nju Orlins, një agjent duhet ta gjejë fajtorin me anë të një teknologjie të re gjurmuese, por i hyn në zemër një prej viktimave...
Vendasit në Londër vs Zombit: Ky film Britanik flet për një grup kriminelësh të paaftë që vendosin të grabisin një bankë, në mënyrë që të shpëtojnë "shtëpinë e pensionistëve" të gjyshit të tyre, e cila po shembet nga sipërmarrësit e ndërtimeve urbane. Nga ana tjetër, në një kompani ndërtimi, disa punëtorë kafshohen nga disa "qenie të pavdekshme". Grabitësit e bankës zbulohen nga policia gjatë grabitjes, por kur tentojnë të largohen...
Një çift i martuar i mërzitur është befasuar për të mësuar se ata janë të dy vrasësit të punësuar nga agjencitë konkurrojnë për të vrarë njëri-tjetrin.
Teksa ish-polici Garza kërkon hakmarrje tek Santosi, lordi i krimeve që e mashtroi, ai formon një skuadër me një haker të ri që i kishte vjedhur 10 milionë dollar Santosit.