Në vitin 1863, Amsterdam Vallon kthehet në zonën e Pestë në qytetin e Nju Jorkut për t'u hakmarrë kundër Bill Kasapit, personi që i mori jetën babait të tij.
Historia e një çifti të zakonshëm që kalon fatkeqësitë, vështirësitë dhe lumturitë që ka jeta bashkë. Sfida të zakonshme që mund të jenë pjesë e jetës së kujtdo, por që bëhen më të lehta kur përballen bashkë dhe kur dashuria është pjesë e jetës.
Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Për Tesin dhe dy ortaket e saj Kara dhe Tara, puna u duk shumë e thjeshtë: të gjurmojnë një ngarkesë droge për shefin e tyre Mel në një restorant të izoluar. Por kur një zinxhir i pandalshëm ngjarjesh zbërthehet, të gjithë së shpejti kuptojnë se askush nuk është ai që thotë dhe puna mund të jetë diçka tjetër sesa thjesht të eliminojnë konkurrencën. Ajo çka filloi si udhëzime të thjeshta tani është kthyer në një lojë vdekjeprurëse me pistoleta të mëdha të drejtuara ndaj njëri-tjetrit.
Artur Bishop mendonte se mund ta linte pas të kaluarën e tij si vrasës, por një nga armiqtë e tij më të vjetër, Krein, nuk e lejoi. Duke i rrëmbyer të dashurën, Xhina, Arturit i duhet të ekzekutojë tre konkurrentë të Kreinit. I detyruar të udhëtojë përgjatë globit, do i duhet të bëj atë që ai di të bëj më mirë, të vrasë dhe ta bëj të duket si aksident. Do arrij ai ta shpëtoj Xhinën?
Familja Manxoni, nga një fis i mafies famëkeqe, shpërngulet në Normandi, Francë nën programin e mbrojtjes së dëshmitarit, ku përshtatja kthehet në sfidë duke mposhtur zakonet e tyre të vjetra.
Një burrë kthehet nga puna dhe gjen gruan e tij duke e tradhëtuar me një mashkull tjetër. Ai mban peng atë dhe dashnorin e saj të poshtëruar ndërkohë që mendohet nëse do t'i vrasë apo jo. Historia, e bazuar në ngjarje të vërteta ndodh në Nju Orlins, në një ditë shumë të nxehtë.
Kur vajza e një kongresmeni amerikan po kalonte në një qytet të vogël të Misisipit, ajo vritet në një vrasje të trefishtë. Një skuadër e FBI-së vjen për të hetuar. Lideri i skuadrës lufton me djajtë e së shkuarës dhe të tashmes së tij.
Pasi ka humbur kujtesën, një djalë i ri që përpiqet të zbulojë identitetin e tij, është rrëmbyer nga krimi i organizuar dhe është shndërruar në një vrasës të pamëshirshëm...
Jin Kazama dëshmon vdekjen e nënë së tij nga Tekeni në lagjen e varfër të njohur si Anvil. Pasi zbulon identitetin e Tekenit ai vendos të hakmerret për vdekjen e nënës...
Historia ndjek studenten e mjekësisë, Meri Meison, ndërsa ajo mbetet trokë dhe humbet çdo interesë ndaj botës së kirurgjisë që dikur e adhuronte. Joshja e parave të lehta e çon Merin drejt botës së kirurgjive sekrete të cilat i lënë më shumë shenja sesa klientët e saj "të çuditshëm".
Në vitin 1978, nga një bankë e Detroitit u vodhën 20 milion dollrë. Një nga hajdutët u kap, njëri u gjend i vdekur dhe i treti u zhduk. Paratë nuk u gjenën kurrë. Agjentët e FBI-së, Dag Benet dhe Stiv Forrest janë caktuar te investigojnë këtë rast si agjentë të fshehtë, duke punuar si policë të thjeshtë në Majami, aty ku fshihet edhe hajduti i tretë me 20 milion dollarët dhe një post drejtues në autoritetet vendase.
Marti, një shkrimtar që përpiqet të nxjerrë bukën e gojës, ëndërron që një ditë të mbarojë skenarin që po shkruan. E vetmja gjë që i nevojitet është përqendrim dhe frymëzim. Shoku i tij i ngushtë, Billi, një aktor i papunë dhe herë pas here hajdut qensh, dëshiron që ta ndihmojë me çdo mënyrë. Çarli është një gangster psikopat, qenin e të cilit e vodhën Billi dhe Hansi. Me karaktere të tillë duke e rrethuar, Marti do të marrë frymëzimin për të cilin ka nevojë, por që ta shkruajë skenarin, duhet më parë të arrijë të qëndrojë gjallë.
Nik Hum është një menaxher ekzekutiv i butë, i sjellshëm, me një jetë të përsosur, derisa një natë të tmerrshme i vrasin djalin përpara syve të tij dhe kjo gjë e ndryshon atë përgjithmonë duke u kthyer në vrasës...
Një toger marine merr vëllain e tij, një ish-kumarxhi, për ta ndihmuar të mbyllë një kazino të jashtëligjshme në një jaht pranë Majemit, pronari i së cilës manipulon lojërat në mënyrë që të mos fitohet asnjë bast.